GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: “Tigrat” e Ballukut marrin çdo ditë 90 mijë € prej 2 vitesh. SPAK të hetojë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: “Tigrat” e Ballukut marrin çdo ditë 90 mijë € prej 2 vitesh. SPAK të hetojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike e Vlorës ka denoncuar ditën e sotme abuzimin sipas saj me dy anijet TEC në qytetin bregdetar, të cilët janë marrë prej dy vitesh me qira nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare për prodhimin e energjisë.

Kryedemokrati i Vlorës Atird Hoxha deklaroi nga ambientet e Triportit se për dy anijet TEC, të quajtura “Tigër 1” dhe “Tigër 2” se qytetarët shqiptarë paguajnë prej dy vitesh nga 90 mijë euro në total çdo ditë dhe kostoja deri më tani ka shkuar rreth 73 milion euro sipas tij.

Partia Demokratike i konsideron këto dy anije TEC si një abuzim i rëndë, një marrëveshje e mbështjellë me mungesë transparence dhe dyshime të forta për korrupsion.

PD i drejton dy pyetje ministres belinda Balluku se për çfarë paguhen miliona dollarë nga buxheti i shtetit, për pajisje që nuk prodhojnë asnjë kilovat energji dhe se kush përfiton nga këto marrëveshje të errëta që rëndojnë mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë.

Demokratët i bëjnë thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë që të nisin hetimet dhe të ndalojnë këtë skandal, duke vënë përgjegjësit para drejtësisë.

“Të nderuar qytetarë! Sot është dita botërore kundër korrupsionit dhe ne jemi këtu në ambientet e Triportit në Vlorë, për të denoncuar një abuzim flagrant me paratë publike, në një aferë të pastër korruptive. Korporata Elektro-Energjetike e Shqipërisë, vijon të jetë një shembull i qartë i shpërdorimit të taksapagueseve shqiptarë, për interesa korruptive dhe klienteliste. Çdo ditë kjo kompani i paguan 60 mijë dollarë kompanisë Excelerate Energy për këta dy TEC-e që ndodhen pas shpinës tonë, të cilat kanë mbërritur në qytetin e Vlorës, më shumë se dy vite më parë, por që nuk janë vënë ende në punë. Sikur kjo të mos mjaftonte, KESH paguan 30 mijë dollarë të tjera, kompanisë italiane Renco, po për këto dy TEC-e, pra janë në total 90 mijë dollarë çdo ditë, për një shumë totale të shpenzuar deri tani, rreth 73 mln euro. Ky është një abuzim i rëndë, një marrëveshje e mbështjellë me mungesë transparence dhe dyshime të forta për korrupsion. Për çfarë paguhen miliona dollarë nga buxheti i shtetit, për pajisje që nuk prodhojnë asnjë kilovat energji. Kush përfiton nga këto marrëveshje të errëta që rëndojnë mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë. Këto janë pyetje për të cilat Belinda Balluku, duhet të japë përgjigje menjëherë”, tha Hoxha.

“Jemi sot këtu për ti bërë thirrje prokurorisë dhe KLSH-së që të hetojnë menjëherë këtë aferë të qartë korruptive. Nuk mund të lejohet që buxheti i shtetit, të shërbejë për pasurimin e një grupi individësh në kurriz të interesit publike. Ky skandal duhet të ndalet, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe fondet publike duhet të përdoren për të mirën e qytetarëve. Ne nuk do të heshtim, do të ndjekim këtë çështje deri në fund, duke kërkuar transparencë, përgjegjësi dhe natyrisht drejtësi“, shtoi ai.

Etiketa: anijet gjeneratorBelinda BallukuPDVlore

Lajme të lidhura

Diaspora paralajmëron protestë më 4 korrik në Tiranë
KRYESORE

Diaspora paralajmëron protestë më 4 korrik në Tiranë

22:29 - 23/06/26
“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës
Breaking Views

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

21:07 - 23/06/26
‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum
Breaking Views

‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

20:44 - 23/06/26
Para
Pas rënies së Assadit, Austria ndal shqyrtimin e kërkesave të sirianëve për azil

Pas rënies së Assadit, Austria ndal shqyrtimin e kërkesave të sirianëve për azil

Discussion about this post

TË FUNDIT

Diaspora paralajmëron protestë më 4 korrik në Tiranë
KRYESORE

Diaspora paralajmëron protestë më 4 korrik në Tiranë

22:29 - 23/06/26

Në Tirane ka vijuar protesta për të 24-ën ditë radhazi para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit...

Lexo më shumë
Simon Zereci, tender “Sekret” bojatisjen e Gardës/ Gentian Horieti pa punëtorë merr 700 MLN lekë, 750 MLN lekë servisit të Thoma Profkës

Simon Zereci, tender “Sekret” bojatisjen e Gardës/ Gentian Horieti pa punëtorë merr 700 MLN lekë, 750 MLN lekë servisit të Thoma Profkës

22:00 - 23/06/26
“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

21:07 - 23/06/26
Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

20:55 - 23/06/26
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

20:48 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetbetparkUltrabetGrandpashabetgrandpashabetlunabetgrandpashabetUltrabetcasibom girişultrabetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet