GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Veliaj mashtroi me tenderin e rrugës “Xhon Belushi”

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kallëzimi ndaj Veliajt, PD: Gënjeu për anulimin e tenderit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka vijuar denoncimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me abuzimin financiar 470 milionësh për rrugën John Belushi, për të cilin është bërë kallëzimi në SPAK.

 

Në deklaratën nga selia blu, Balliu ka publikuar edhe një provë tjetër për SPAK, ku vetëm pasi kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, denoncoi publikisht vjedhjen e hapur me fondin e rrugës John Belushi, Bashkia Tiranë e kapur në flagrancë, zgjodhi të minimizojë pasojën ligjore që do të ketë, duke anuluar këtë tender fiktiv.

Deklarata:

Në vijim të denoncimeve të mëparshme lidhur me abuzimin financiar 470 milionësh për rrugën John Belushi, për të cilin është bërë kallëzimi në SPAK, sot duam të bëjmë publike edhe një provë tjetër. Në Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 4, datë 16 Janar 2023, dokument zyrtar që publikohet nga Agjencia e Prokurimit Publik, në faqet 314-315, është publikuar Njoftimi i Anulimit nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë, i procedurës së prokurimit me numër reference: REF-35961-12-16-2022, për procedurën e prokurimit me objekt: “Ndërtim i rrugës “Xhon Belushi” dhe degëzimi i saj rruga “Thoma Filipeu””, me fond limit 47,112,785 lekë pa TVSH.

Në pikën 6 të këtij njoftimi publik, Bashkia Tiranë ka sqaruar se arsyeja e anulimit të këtij tenderi është për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive… Vetëm pasi kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, denoncoi publikisht vjedhjen e hapur me fondin e rrugës John Belushi, Bashkia Tiranë e kapur në flagrancë, zgjodhi të minimizojë pasojën ligjore që do të ketë, duke anuluar këtë tender fiktiv.

Bashkia Tiranë e pranon që arsyeja e anulimit është “rrethanë e paparashikuar”, pra “Lali lavatriçja” nuk e kishte parashikuar që Partia Demokratike e Shqipërisë do e kapte në zhvillimin e një procedure fiktive prokurimi.

Për shkak të këtij ”paparashikimi”, autoriteti kontraktor vendosi të anulonte këtë tender fiktiv.

Tek pika 7 e publikimit të Njoftimit të Anulimit, Bashkia Tiranë “ka harruar” të bëjë publik datën e anulimit të tenderit, fakt që provon se anulimi i tenderit fiktiv është bërë menjëherë pasi Belind Këlliçi denoncoi publikisht pamjet në këtë rrugën “Xhon Belushi”, ku mjetet e Bashkisë Tiranë kishin hedhur jo vetëm materialin mbushës të rrugës, por po hidhnin edhe shtresat e asfaltit elektoral.

Në mënyrë të ripërsëritur, kërkojmë nga SPAK që t’i drejtohet Agjencisë së Prokurimit Publik, si institucioni përgjegjës:

  1. Në cilën datë është bërë publikimi i shpalljes së procedurës së mësipërme të prokurimit, pra ku do të provoni se tenderi do të hapej në datë 09.01.2023?
  2. Në cilën datë është bërë publikimi i shpalljes së mbikëqyrjes së procedurës së mësipërme të prokurimit?
  3. Në cilën datë është bërë anulimi i tenderit të zbatimit dhe ai i mbikëqyrjes së punimeve nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë?
  4. Përse ka bërë publik një dokument si ky i anulimit të tenderit të zbatimit të procedurës fiktive të prokurimit, në kushtet kur nuk është plotësuar pika 7, informacioni shtesë, në të cilin duhej të ishte publikuar data e anulimit të tenderit? Mos vallë po përfshihet edhe APP-ja në këtë aferë fiktiviteti?

Nga SPAK kërkojmë gjithashtu të lëvizë vendit dhe të merret me vjedhjet publike të punëve dhe parave publike të cilat nuk kanë nevojë për hetime sepse janë akte flagrance që kuptohen edhe nga fëmijët e klasës së parë.

Përse nuk bëhet arrestimi në flagrancë i Kryetarit të Bashkisë, i cili referuar Ligjit të Prokurimit Publik dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij është edhe titullari i Autoritetit Kontraktor, të cilin ligji e ngarkon me përgjegjësi ligjore?

Përse SPAK nuk merr deklaratën që “lavatriçja” e Bashkisë bëri publike ku pretendonte se kishte mbi një javë që kishte anuluar tenderin, ndërkohë që rezulton e kundërta, referuar kjo të gjitha provave dhe fakteve të bëra publike?

 

Etiketa: rrugetenderVeliaj

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
Vrasja e Marigona Osmanit, ekspertizë psikiatrike për të akuzuarin

Vrasja e Marigona Osmanit, ekspertizë psikiatrike për të akuzuarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com