GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Vota e diasporës masakër elektorale, kërkojmë audit të pavarur para shpalljes së rezultatit

14:29 - 19/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Vota e diasporës masakër elektorale, kërkojmë audit të pavarur para shpalljes së rezultatit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me procesin e numërimit të votave të diasporës, duke e cilësuar atë si “të kompromentuar rëndë” dhe “jo legjitim”. Kaso lëshoi akuza të forta dhe bëri kërkesa specifike drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas Kasos, procesi i numërimit të votave të shqiptarëve jashtë vendit, teksa po shkon drejt fundit, po bëhet “gjithnjë e më shumë qesharak” dhe “qartazi u ka dalë nga duart atyre që projektuan këtë masakër elektorale”. Ai e cilësoi këtë proces si një “dështim katastrofik”, veçanërisht në Greqi, duke deklaruar se ky dështim “shpaloset përditë, me prova, para syve të qytetarëve”.

Për të mbështetur këto akuza, Kaso renditi disa nga parregullsitë në procesin e votimit të diasporës: raste të “panumërta… të zarfeve të mbërritur bosh pa fletë votimi”; zarfe “të shpërndarë nga patronazhistë”; numërimi, në mënyrë paradoksale, i “shumë më shume fletë votimi se sa zarfe të ardhura” në disa raste; zarfe “të mbërritur për në qarkun Durrës që përmbanin vota për Gjirokastrën”; dhe fakti që, sipas tij, KQZ “ende sot nuk di të na thotë së sa fletë votimi ka vulosur për diasporën”. Të gjitha këto raste u cilësuan prej tij si “çudira”.

Bazuar te këto konstatime, Kaso theksoi se ky proces i votës së diasporës është “tashmë i kompromentuar rëndë dhe jo legjitim”. Ai shtoi se ky proces “reflekton edhe atë që ka ndodhur brenda vendit, nëpërmjet të njëjtit mekanizëm”.

Përballë kësaj situate, Partia Demokratike, përmes Kasos, i bëri dy kërkesa zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Së pari, kërkohet “kryerja e një auditi të plotë, me ekspertë të pavarur, për të gjitha hapat e këtij procesi të korruptuar në palcë”, duke filluar nga regjistrimi i zgjedhësve jashtë vendit, prodhimi i fletës së votimit, administrimi i fletëve të mbërritura, deri në daljen e rezultatit për çdo qark. Së dyti, i kërkohet KQZ-së “mosnxjerrjen e asnjë rezultati dhe mosmiratimin përfundimtar të asnjë tabele për diasporën derisa auditi i pavarur të dorëzojë konkluzionet e tij mbi procesin dhe të bëjë transparencë të plotë mbi votën e shqiptarëve”.

Në mbyllje të deklaratës, Kaso theksoi se procesi i votës së diasporës “tashmë ka rënë totalisht”. Ai shprehu keqardhjen që një iniciativë e Partisë Demokratike për t’u dhënë të drejtën e votës shqiptarëve jashtë Shqipërisë, e cila, sipas tij, u korruptua “në palcë dhe u disintegruar përpara syve të gjithë shqiptarëve, në saj të vullnetit të mbrapshtë të kësaj mazhorance”.

Etiketa: Ivi KasoKryesore1PDvota e diasporeszgjedhje 2025

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Përplasja Meloni–Macron për telefonatën me Trump, prapaskenat e samitit të Tiranës

Përplasja Meloni–Macron për telefonatën me Trump, prapaskenat e samitit të Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com