GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

PDK: Kurti pa kredibilitet, duhen zgjedhje të parakohshme

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
PDK: Kurti pa kredibilitet, duhen zgjedhje të parakohshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur sot një takim të përbashkët në mes të Kryesisë së Partisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së.

Sipas njoftimit për media thuhet se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, respektivisht krizën politike e cila erdhi si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme dhe të fshehta të Qeverisë së Kosovës.

“Prishja e raporteve më miqtë ndërkombëtarë, vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës, bashkëpunimi me kriminelin Millan Radojçiq dhe Listën Serbe, takimet dhe vendimet e fshehta në dëm të interesit nacional – janë disa prej shkaktarëve të cilat kanë bërë që kjo Qeveri ta humbas tërësisht kredibilitetin e saj”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi, Krasniqi, Kryesia e Partisë, deputetët e Grupit Parlamentar, dënuan edhe një herë provokimin dhe dhunën e Qeverisë ndaj deputetëve të PDK-së, të shkaktuar në seancën e Kuvendit, të enjten më 13 korrik.

“Sipas Krasniqit, i gjithë ky orkestrim i Qeverisë ndodhi për të tërhequr vëmendjen nga skandali më i madh politik në vendin tonë në të cilin janë përfshirë ata vet – koordinimi, bashkëpunimi dhe planifikimi i veprimeve politike bashkë me kriminelin Milan Radojçiq, në dëm të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Me këtë rast, kryetari Krasniqi, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetët e Grupit Parlamentar, njëzëri kërkuan zbardhjen e të vërtetës e cila fshihet prapa përgjimeve të cilat dëshmojnë bashkëpunimin e fshehtë të Qeverisë Kurti me Radojçiqin dhe Listën Serbe”, thuhet në njoftimin për media.

PDK shton se nuk do të ndalet për asnjë moment, derisa e vërteta e plotë e koketimit të kësaj Qeverie me kriminelin Radojçiq të merret vesh plotësisht.

“PDK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të tregoj se çfarë po ndodhë edhe me situatën në pjesën veriore të Kosovës. Psë lëshoi pe Qeveria dhe pranoi të tërhiqet nga pjesa veriore, pas disa muajve të tensionit dhe detyrimit të aleatëve tanë që t’i vënë sanksione Kosovës? Pse u liruan kriminelët serbë të arrestuar për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it?

Për të gjitha këto veprime dhe takimet e fshehura dhe të paparalajmëruara të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës me ata të Serbisë dhe të Bashkimit Evropian – PDK kërkon transaprencë dhe llogaridhënie të plotë. Gjithsesi, duke parë se kjo Qeveri nuk ka më asnjë lloj kredibiliteti për të qeverisur me vendin – PDK konsideron se zgjidhja e vetme për ta larguar Kosovën nga kjo rrugë e shkatërrimit të çdo gjëje që është arritur në vitet e lirisë e të shtetësisë, është mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, sa më parë”, shtohet tutje në njoftim.

PDK shton se formimi i një qeverie të re që do të kthejë Kosovën në binarët e rrugës euro-atlantike është jetike për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve tanë.

“Vetëm duke rivendosur e forcuar aleancat ndërkombëtare e forcojmë edhe shtetin tonë. Në fund të këtij takimi, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, njoftoi anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e Grupit Parlamentar për vizitën zyrtare që kishte në Paris dhe Bruksel, ku takoi shumë miq dhe aleatë të vendit tonë.

Në të gjitha këto takime, Kryetari Krasniqi ka potencuar se veprimet e Qeverisë nuk janë vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin e tyre. Në këtë kontekst, Kryetari Krasniqi ka kërkuar që Kosova dhe qytetarët tanë, si vendi dhe populli më proevropian në rajon, të mos ndëshkohen me sanksione për shkak të kësaj kryeneqësie politike të një individi. Kosova, sikur historikisht, mbetet e palëkundur në bashkëpunimin e saj me aleatët ndërkombëtarë dhe në rrugëtimin e saj euro-atlantik”, thuhet në njoftim.

PDK thekson se do të përcjellë zhvillimet e ardhshme me vëmendje të plotë dhe, karshi këtyre zhvillimeve, do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike në dispozicion që të ndalojë shkatërrimin e së ardhmes së shtetit të Kosovës, të ruaj interesin e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës./Telegrafi

Etiketa: KosovaPDK

Lajme të lidhura

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!
Aktualitet

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26
Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra
Aktualitet

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

13:43 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës
Aktualitet

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
Para
Inceneratori i Elbasanit, shtyhet procesi gjyqësor

Afera e inceneratorëve, e përfshirë edhe drejtoresha e ekstradimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!
Aktualitet

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dënuar atë se çfarë ndodhi në protestën e zhvilluar në...

Lexo më shumë
Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

13:43 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelmatbet girişJojobet