GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

PE kërkon reformimin e procesit të vendimmarrjes për anëtarësimin

08:34 - 25/11/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
PE kërkon reformimin e procesit të vendimmarrjes për anëtarësimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në deklaratën për shtyp pas përfundimit të punimeve të sesionit plenar më 23.11. kushtuar strategjisë së re të zgjerimit, theksohet që Parlamenti Evropian i rekomandoi BE, “reformimin e procesit të vendimmarrjes për anëtarësim dhe avancimin e negociatave të anëtarësimit me shumicë të cilësuar në vend të unanimitetit që BE të jetë një lojtar global më i besueshëm dhe efikas.”

Eurodeputetët rekomanduan gjithashtu që “negociatat e anëtarësimit duhet të përfundojnë deri në vitin 2030” dhe theksuan që “asnjë alternativë nuk duhet të zëvendësojë zgjerimin e BE.”

Ata i bënë thirrje BE “të kapërcejë situatën e status quo dhe të ringjallë procesin e zgjerimit si midis vendeve anëtare ashtu edhe në vendet aplikuese”.

Përballë kërcënimit rus në rritje

Në dritën e këtij kërcënimi për paqen dhe stabilitetin evropian, eurodeputetët argumentuan që “një politikë e gjallëruar e zgjerimit mbetet mjeti më i fortë gjeopolitik në dispozicion të BE-së”.

Ata gjithashtu u bënë thirrje shteteve anëtare të “përmbushin angazhimet e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Partneritetit Lindor dhe të sigurojnë që të në vend të anëtarësimit të plotë në BE të mos ofrohen alternativa për vendet kandidate.”

Tërheqja e sanksioneve, BE të shpërblejë progresin e qëndrueshëm

Eurodeputetët „kërkojnë që reforma demokratike dhe sundimi i ligjit të vihen në krye të procesit të zgjerimit, krahas përmirësimit të monitorimit, raportimit, vlerësimit dhe kushtëzimit” theksohet në deklaratën për shtyp.

Rekomandimi për Strategjinë e re të zgjeërimit të BE, i miratuar nga eurodeputetët i kërkon BE-së “të bëjë më të dukshme financimin e BE-së dhe rezultatet e tij të prekshme në vendet në zgjerim. “BE të punojë në parandalimin e ndërhyrjes së palëve të treta në proceset politike, zgjedhore dhe të tjera demokratike të këtyre vendeve” cito deklarata për shtyp eurodeputetët.

Ata citohen të kenë rekomanduar që ”në të njëjtën kohë me sigurimin që “çdo mungesë progresi apo kthim prapa në procesin e reformave të lidhura me integrimin europian të ketë sanksione në kohë reale”pore dhe t’i shpërblejë vendet kandidate kur ato bëjnë përparim të qëndrueshëm, duke përfshirë edhe futjen e tyre në tregun e përbashkët të BE”.

Eurodeputetët i kërkuan BE “afate të qarta për përfundimin e negociatave me vendet që kanë hyrë në prcesin e anëtarësimit dhe këmbëngulën që negociatat duhet të përfundojnë më së voni deri në fund të kësaj dekade.”

Politika e jashtme e vendeve në proces anëtarësimi të përafrohet me BE-në

Deklarata e shtypit vë në dukje që eurodeputetët theksuan “rëndësinë e prioritetit për BE të përafrimit të politikave të jashtme dhe të sigurisë së vendeve në process anëtarësimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së”

Ata rekomanduan që “negociatat e pranimit me Serbinë duhet të avancojnë vetëm nëse vendi mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reformat në lidhje me BE-në”.

Eurodeputetët mirëpritën vendimin “jashtëzakonisht të shpejtë të Këshillit Evropian për aplikimet për anëtarësim në BE të Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Gjeorgjisë dhe u bëjnë thirrje këtyre tre vendeve të përparojnë me reforma thelbësore”. Ata mirëpritën gjithashtu rekomandimin e kushtëzuar të Komisionit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat Bosnjë – Herzegovinës dhe i bënë thirrje Këshillit Evropian të ndjekë rekomandimin sa më shpejt të jetë e mundurm thekson deklarata për shtyp. Rekomandimet e Parlamentit Evropian u miratuan me 502 vota pro, 75 kundër dhe 61 abstenime./DW

Etiketa: anetaresimPEreformim

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Shpërthen zjarri në një pallat, vdesin 10 persona

Shpërthen zjarri në një pallat, vdesin 10 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com