Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian ka diskutuar sot për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Eurodeputeti Andrey Andreev Kovache ngriti shqetësimin për blerjen e votës sidomos në komunitete vulnerable në Shqipëri.
Ai shtoi se gjërat kryesore për ata duhet të jetë garancia që ndryshimet në Kodin Elektoral të minimizojnë problemet që janë evidentuar në raportin për zgjedhjet lokale të vitit 2023.
Pjesë nga fjala e Andrey Andreev Kovache:
Manipulimi i listës së votave dhe përdorimi i burimeve shtetërore në fushatë, do të doja të dija dhe të dëgjoja nëse në tani në këto zgjedhje të ardhshme, a do të ketë transparencë dhe ndershmëri në procesin elektoral të 11 majit. Të gjitha partitë, përfshirë opozitën dhe partitë të tjera duhet të jenë të barabarta gjatë fushatës. Këto janë principe bazike, që aplikohen për të gjitha vendet, si brenda Bashkimit Europian, por edhe jashtë tij, veçanërisht për vendet që janë kandidate.
Mendoj se gjërat kryesore për ne duhet të jenë garancia që ndryshimet në Kodin Elektoral të minimizojnë problemet që janë evidentuar në raportin për zgjedhjet lokale të vitit 2023. Është shumë e rëndësishme që të ketë transparencë, ndershmëri dhe barazi për të gjitha partitë në procesin elektoral.
Eurodeputeti social demokrat, Sebastião Bugalho ka shprehur shqetësimin gjatë sencës dëgjimore për Shqipërinë të mbajtur sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg se pse qeveria nuk lejon hetimet parlamentare, kur ka shumë deputetë që duan ti bëjnë këto hetime. Bugalho u shpreh se është e njohur se qeveria aktuale nuk është në fanse e hetimit parlamentar dhe ka refuzuar ngritjen e komisioneve hetimore.
“Doja të bëja një ndërhyrje të vogël dhe e kuptoj shqetësimin e disa kolegëve këtu, për mbajtjen e kësaj seance para zgjedhjeve, por ne në fakt nuk jemi dy javë para zgjedhjeve, por më shumë se 1 muaj.
Dua të them, dhe është ironike se, jemi kritikuar që po e mbajmë këtë takim para zgjedhjeve, por unë e di se disa anëtarë të këtij komisioni do të thonë se, nëse ne e mbajmë këtë takim pas zgjedhjeve, do të thonë se nuk e njohim rezultatin, dhe mbajtja e këtij takimi do të ishtë ndërhyrje.
Nëse ne nuk do ta mbajmë këtë takim, pas para por as pas zgjedhjeve, atëherë kur do të mund ta mbanim? Asnjëherë!
Zgjidhja për të mos kritikuar dhe po flas për deputetët jo anëtarë të këtij komisioni, është thjeshtë të mos flasin.
Dy çështje të vogla.
Është e njohur se qeveria aktuale nuk është në fanse e hetimit parlamentar dhe ka refuzuar ngritjen e komisioneve hetimore. Dua të di nëse kjo është çështje principi, është një zakon, apo është diçka për të cilën ata nuk duan të flasin.
Pse ata nuk duan hetime parlamentare, kur ka shumë deputetë që duan ti bëjnë këto hetime.
Dhe pyetja e dytë e imja është për të gjithë ju folës këtu që marrin pjesë në këtë takim është e thjeshtë; sipas mendimi tuaj, Kremlini apo Uashingtoni janë më të interesuar që Shqipëria të mos jetë pjesë e BE-së që sot” deklaroi eurodeputeti Sebastião Bugalho
Në fjalën e tij, Riho Terras tha se blerja e votës, manipulimi i listës së zgjedhësve dhe përdorimi i burimeve shtetëtore, nuk është asgjë e re për qeverinë socialiste që është në qeveri në Shqipëri. Ai shtoi se bazuar në raportet e Komisioni Europian të viteve 2023-2024, niveli i lartë i korrupsionit është shqetësues dhe problemi nuk është adresuar siç duhet nga politika dhe nuk është luftuar siç duhet nga mekanizmat ligjorë.
Pjesë nga fjala e Riho Terras:
Ne duhet të diskutojmë se si në javët e ardhshme të mbikëqyrim fushatën elektroale dhe zgjedhjet nga shumë afër, sepse ka një numër praktikash shqetësuese, nga zgjedhjet e kaluara. Dua të shpreh shqetësimin tim për situatën e demokracisë dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri, veçanërisht tani pranë zgjedhjeve. Përderisa ka shqetësime serioze, ne nuk duhet që ti neglizhojmë ato, por duhet që të ndihmojmë Shqipërinë që të zgjidhë këto shqetësime.
Ne duhet të diskutojmë se si në javët e ardhshme të mbikëqyrim fushatën elektroale dhe zgjedhjet nga shumë afër, sepse ka një numër praktikash shqetësuese, nga zgjedhjet e kaluara. Blerja e votës, manipulimi i listës së zgjedhësve dhe përdorimi i burimeve shtetëtore, nuk është asgjë e re për qeverinë socialiste që është në qeveri.
Për vendin kandidat për në BE, kjo nuk është rruga e duhur për të shkuar në zgjedhje, pasi ka dhe probleme me korrupsionin. Bazuar në raportet e Komisioni Europian të viteve 2023-2024, niveli i lartë i korrupsionit është shqetësues dhe problemi nuk është adresuar siç duhet nga politika dhe nuk është luftuar siç duhet nga mekanizmat ligjorë.
Si mundet që BE-ja dhe institucionet e saj të shtyjnë qeverinë që të respektojë termat bazikë të zbatimit të ligjit dhe si mundet që këto institucione të inkurajojnë vendin të luftojë korrupsionin. Dua të pyes se cilat janë gjërat që kemi ne në dorë tani para zgjedhjeve, dhe jo ti diskutojmë këto gjëra më pas.
“Ne po flasim për një situatë shumë të polarizuar dhe ne po sjellim këtu këtë polarizim. Kjo nuk ndihmon marrëdhëniet e Parlamentit dhe Bashkimit Evropian me vendin. Kur e diskutuam këtë seancë kolegët insistuan që ti japin një zë opozitës dhe e mbaj mend që thashë ne nuk jemi vendi për debatin e brendshëm politik, ne jemi Bashkimi Evropian. Dhe kolegu mori atë që donte ekzaktësisht, i dha zë opozitës. Ne ramë dakord të kishim këtu akademikë dhe pamë qëndrime shumë politike. Dhe unë do u bëja apel kolegëve, ju lutem frenohuni të mos përfshiheni në debate përpara zgjedhjeve”, u shpreh N.Sanchez Amor.
“Bazuar edhe mbi diskutimet sot, unë do doja të shprehja shqetësimin tim të thellë për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri, veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare. Nëse ka shqetësime serioze, ne nuk duhet t’i neglizhojmë ato, edhe pse social-demokratët duan të bëjnë kështu. A duhet të ndihmojmë Shqipërinë t’i shmangë disa gabime apo duhet të shqetësohemi pasi ato të ndodhin? Ne duhet të diskutojmë dhe të vëzhgojmë fushatën elektorale dhe zgjedhjet nga afër, pasi ka pasur probleme në zgjedhjet e kaluara. Blerja e votës, manipulimi i listës së votuesve dhe abuzimi me burimet shtetërore nuk janë gjëra të reja për Partinë Socialiste në pushtet. Për një vend kandidat për në BE, nuk është kjo mënyra si zhvillohen zgjedhjet”, tha Riho Terras.
Pyetjet dhe konstatimet nga të pranishmit:
Berta Lopez Domenek: Tirana ka bërë hapa drejt BE, por në të njëjtën kohë ajo që ka tërhequr vëmendjen nga brenda ka të bëjë me standardet demokratike, liria e medias, korrupsioni, ose krimi i organizuar, por edhe polarizimi i politikës është një nga shqetësimet.
Mr Gahrel: Pyetja ime ka të bëjë me nje aspekt të veçantë, nga një anë janë cështjet që lidhen me zgjedhjet, sepse ka pasur çështje të diskutueshme për sa i takon zgjedhjeve, si për shembull lista të manipuluara, abuzim me pushtet, pyetja ime është, këto çështje janë zgjidhur? Por mund të ketë edhe çështje të tjera gjatë ketyre ditëve zgjedhore, mund të ketë edhe gabime, por duhet të përqëndrohemi të çështjet negative në keto momente gjatë garës zgjedhore.
Një tjetër çështje thelbësore ka të bëjë me drejtësinë, dhe kur dëgjoj që sistemi nuk funksionon siç duhet, ku thuhet se ka rreth 150 mije çështje të pezulluara. Nëse drejtësia nuk funksionon, atëhetë kjo do të ketë një ndikim negativ të qytetarët, por gjithashtu do të ndikojë negativisht edhe te investimet e huaja. Por për sa i takon korrupsionit, krimit te organizuar, si e vlerësoni situatën, siç është ajo e trafikut të drogës, ka të bëjë me një situatë që ka lëshuar rrënjë dhe që ka prekur administratën dhe qeverinë. Gjithashtu edhe boom-in në sektorin e ndërtimi që është e lidhur me sektorin e pastrimit të parave, a ka mekanizma që funksionojnë në mënyrë efikase për këto çështje?
R.Kols: Në këto zgjedhje pati risi. Vota e diasporës, listat gjysmë te hapura, por mbetet problem liria e medias, intimidimet politike, por edhe për sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe standardet demokratike. Nga viti 2013 në Shqipëri dominon Partia Socialiste dhe përçarjen e opozitës, të cilat nënvizojnë nevojën për një reformë zgjedhore të mirëfilltë për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe përfaqësim.
Terresa: Dua të shpreh shqetësimin tim për demokracinë në Shqipëri, veçanërisht për zgjedhjet e ardhshme. Nëse ka shqetësime të forta, nuk duhet t’i injorojmë. Duhet të monitorojmë zgjedhjet, pasi në të kaluarën ka pasur lista të manipuluara dhe abuzim me pushtetin. Për një vend kandidat, kjo nuk është mënyra e duhur për të zhvilluar zgjedhje. Korrupsioni është i përhapur në nivelet më të larta, siç tregohet edhe në raportet e viteve 2023 dhe 2024. Nuk është luftuar siç duhet në nivel politik, për shkak të institucioneve të dobëta dhe mekanizmave të papërshtatshëm. BE-ja duhet të nxisë qeverinë që të respektojë parimet bazë të shtetit të së drejtës.
Andrey Andreev Kovache: Ne nuk jemi këtu për të bërë propagandë partish, por jemi këtu që ti përmbahemi principeve. Shqipëria është një vend i rëndësishëm kandidat për ne dhe do të donim që të kishte shumë sukses në rrugën europiane dhe vlen të theksohet se edhe opozita është në të njëjtën anë të integrimit në Europë. Duke parë raportin e zgjedhjeve lokale të vitit 2023, dua të them se ka disa problematik, siç është blerja e votave, veçanërisht në komunitete vulnerable në Shqipëri. Manipulimi i listës së votave dhe përdorimi i burimeve shtetërore në fushatë, do të doja të dija dhe të dëgjoja nëse në tani në këto zgjedhje të ardhshme, a do të ketë transparencë dhe ndershmëri në procesin elektoral të 11 maji.
Discussion about this post