GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pedagogët dhe studentët kanë nisur marshimin në Tiranë, ndërsa gjatë protestës kanë hequr edhe karriget e vendosura para Kryeministrisë, mbi të cilat ishte shkruar “Dialog”.

Me thirrjet “Refuzojmë dialogun” dhe “Lironi studentët”, protestuesit kanë kundërshtuar ftesat e kryeministrit Edi Rama për bisedime, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre.

Veprimi vjen pasi Rama ka përsëritur se është i gatshëm të komunikojë me protestuesit, ndërsa ka theksuar se nuk do të negociojë nën presionin e dhunës dhe akteve të shkatërrimit.

Ndërkohë, rreth 1300 pedagogë, të shoqëruasr edhe nga mijëra studentë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës dhe kanë nisur marshimin, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës, ata janë shprehur se nuk kanë çfarë të dialogojnë me kreun e qeverisë, ndërsa kanë deklaruar se Parlamenti ka pushuar së funksionuari.

Profesor Enver Bytyçi ka deklaruar se lëvizja në mbështetje të studentëve do të vijojë me thirrjen për bojkot total të procesit mësimor, jo vetëm në universitete, por edhe në shkollat e mesme.

Sipas tij, një nga kushtet kryesore që i drejtohet qeverisë është ndalimi i dhunës ndaj protestuesve. Bytyçi paralajmëroi se, nëse situata nuk ndryshon, pedagogët do të vijojnë të jenë çdo ditë në shesh përkrah studentëve.

Ai paralajmeroi se pedagoget do te duhet ti mbeshtesin, madje edhe me greve urie.

“Lëvizja do të vijojë me një thirrje për bojkot total, jo vetëm në Universitet, por edhe në shkolla të mesme. Lëvizja do të vijojë duke mbështetur dhe duke vënë një kusht për qeverinë, duke ndalur dhunën. Nëse vazhdon dhuna, pedagogët do jenë në shesh cdo ditë dhe do ti mbështesim studentët ndoshta deri në një grevë urie. Ne e kemi obligim, të mbështesim fuqimisht studentët tanë. Ne jemi aty sepse studentët tanë janë aty. Ne duhet ti mbështesim fuqimisht. Ne ndihemi borxhli, sepse duhet ti kishim mbështetur që në 2018”, tha profesor Bytyci.

 

Etiketa: pedagogeRama

Lajme të lidhura

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale
Breaking Views

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja
Breaking Views

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26
Para
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26

Incidente të rënda janë regjistruar në Barcelonë, ku protestuesit janë përplasur me policinë, kanë djegur kazanë mbeturinash dhe kanë shkatërruar...

Lexo më shumë
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26
Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com