GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pedagogët në ditën e 4 të protestës, Voa: Qeveria me ultimatum, s’ka më rritje page

18:54 - 20/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pedagogët në ditën e 4 të protestës, Voa: Qeveria me ultimatum, s’ka më rritje page
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Tiranë, sindikata e universiteteve protestoi sot për të katërtën ditë me bojkotim të procesit mësimor, duke kërkuar rritje të pagës si dhe të fondeve për kërkim shkencor. Pedagogët folën për gjendje të rëndë financiare të universiteteve, por qeveria nga ana e saj ka deklaruar se autonomia e universiteteve u krijon atyre hapësirat për të rritur vetë pagat dhe shpërblimet pasi të thithin projekte dhe financime. Sindikatat e universiteteve, pedagogë, administrata dhe stafet ndihmëse akademike vazhduan sot protestën e tyre me bojkotim të procesit mësimor, duke kërkuar rritje 50 për qind të pagave, shtim të fondeve për kërkim shkencor, transparencë të financave universitare, shpërblime për laborantët e rrezikuar gjatë punës, shpërblimet për vjetërsinë mbi 15 vjet punë në përputhje me titujt dhe gradat shkencore.

Kjo është dita e 4 që ata po protestojnë para fakulteteve dhe në sheshin para Universitetit të Tiranës, duke theksuar se kërkesat e përsëritura prej disa vitesh në peticionin e tyre me 9 pika janë minimale, se pagat e tyre janë më të ulëtat në rajon, se gjendja financiare e universiteteve për kërkim shkencor është aktualisht e vështirë, dhe se në këto kushte nuk mund të funksionojë si duhet procesi mësimor.

“Ne do të qëndrojmë dhe nuk do të lejojmë që punonjësit e universitetet dhe vet universitetet të nëpërkëmben. Ne nuk do të lejojmë që universitetet publike të quhen si ndërmarrje që të dalin në treg. Ne do të vazhdojmë qëndresën tonë dhe për t’i shpjeguar publikut, që duam universitete publike, ku përgjegjësia për mbajtjen e tyre të jetë e institucioneve qeveritare, sepse taksapaguesit paguajnë qeverinë që të përdorë paratë e tyre në mënyrë të drejtë”, thotë Aleksandër Kovaçi, drejtues i Sindikatës së Universiteteve.

Në tubimin e sotëm e morën fjalën shumë pedagogë, që folën për vështirësitë financiare gjatë vitit akademik, të cilave u janë shtuar edhe krizat e fundit, shtrenjtimi i jetesës në çdo aspket, ndërsa pagat kanë mbetur ato të para shumë vitesh, ndërsa u shtoi vetëm 7 për qind pagën, baras me një indeksim inflacioni. Organizatorët bënë thirrje të mblidhen asambletë e universiteteve dhe fakulteteve nga dekanët dhe të zgjedhur të tjerë për një analizë më të detajuar të gjithë shqetësimeve të tyre financiare dhe organizative gjatë punës shkencore. Pedagogët ftuan edhe studentët, që të sjellin kërkesat e tyre pranë sindikatës së universiteteve.

“Këshillat studentore ftohen të bëjnë mbledhjet e tyre përkatëse, jo vetëm për solidarizim ndaj çështjes tonë, por edhe që të sjellin opinionin e tyre, shqetësimet e tyre, si dhe listën e tyre të çështjeve, që kanë nevojë të trajtohen”, thotë profesor Ardian Isufi nga Universiteti i Arteve.

Por qeveria po qëndron fort në pikëpamjen se rritje uniforme pagash nuk mund të ketë dhe se universitetet kanë autonominë e mjaftueshme, që të sigurojnë vetë burime të ardhurash me projekte dhe financime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit për të shtuar pagat dhe shpërblimet e tyre. Kryeministri Edi Rama shkroi sot në Tuiter se kjo është “protestë e një pakice pedagogësh”, dhe se “një rritje e mëtejshme e pagave nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes nga dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria”.

Të dhëna jozyrtare për procesin mësimor në universitete flasin për një shtrirje të konsiderueshme të bojkotit nga ana e sindikatave dhe pedagogëve në protestë. Megjithatë në disa universitete dhe fakultete procesi mësimor po zhvillohet diku në mënyrë të rregullt dhe diku tjetër në mënyrë të pjesshme. Ministrja e arsimit vizitoi sot Universitetin e Mjekësisë dhe atë të Sporteve në kryeqytet si dhe universitetin e Elbasanit për të dëshmuar auditoret e mbushura me studentë në disa prej universiteteve, që nuk i janë bashkuar protestës së sindikatave. Këto të fundit bënë të ditur se protesta vazhdon, edhe pse nga qeveria, përveç rritjes së pagës në fillim të tetorit, nuk ka ndonjë shenjë për bisedime mbi peticionin e tyre.

Marrë nga VOA

Etiketa: dita e 4 e protestespedagogeVOA

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
“Kujt i drejtohet?”/ Salianji lexon mesazhin e Yuri Kim: I mbushët xhepat, koha juaj ka marrë fund

"Kujt i drejtohet?"/ Salianji lexon mesazhin e Yuri Kim: I mbushët xhepat, koha juaj ka marrë fund

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com