GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pedagogu: Nëse s’merren parasysh kërkesat tona, do hyjmë në grevë urie

21:38 - 28/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pedagogu: Nëse s’merren parasysh kërkesat tona, do hyjmë në grevë urie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ka qenë i ftuar pedagogu i njohur i Universitetit Bujqësor të Tiranës Lush Susaj, i cili foli për protestën dhe bojkotin e Sindikatës së Universiteteve. Pedagogët kanë kërkuar rritje pagash dhe fuqizim të kërkimit shkencor, ndërsa rritjen prej 7% të bërë nga qeveria e cilësojnë si tallëse dhe ofenduese për statusin e tyre. Ai u shpreh se nëse qeveria nuk reagon, pedagogët janë gati të hyjnë në grevë urie. Sipas Susaj, pedagogët nuk dalin dot në protestë pasi janë të kërcënuar dhe shantazhuar nga pushteti.

Pjesë nga intervista:

“Fatkeqësisht ne jemi shoqëri e  mbyllur me traditë me shoqëri të mbyllur, jemi dhe njerëz hakmarrës. Kur u ngritën në protestë studentët jam lumturuar  shumë sepse mendova se mori fund  ky komunizëm. Janë hakmarrë që nga protesta e studentëve me të gjithë ata pedagogë që e mbështetën, dhe ka shantazhe pa fund duke qenë se në kafe shumë pedagog na thoshin ‘ju lumtë, por nuk dal dot sepse kam frikë’. Ka një nivel të lartë të shantazhit shtetëror edhe politik. Shantazhi mbi familjarët është i jashtëzakonshëm.

Ne protestojmë për universitetin dhe jo për rrogat, sepse në këtë mori problemesh që janë duhet filluar nga rrogat. Nuk ka kushte në universitete, në klasë kam pas 15 studentë dhe nuk kam gjetur një karrige dhe jam ulur në bankë me studentët aty nuk ka as shkumës, jo që projektor, video projektor, kompjuter s’bëhet fjalë. Pra, po protestojmë për një të mirë publike, por që të shpëtojmë këtë mirë publike duhet të fillojmë nga pagat që të kemi kohë të merremi me studentët. Për të nxjerr profesionistë na duhet të paktën një pagesë minimale.

Reagimi është shumë i vonë nga ana jonë, për shkak të zhvillimit të vonuar jemi këtu ku jemi. Sepse në ato kushte që janë universitet, janë skandaloze dhe po ne shkaktojmë shumë dëme duke mbajtur studentët 5 vjet dhe në fund ajo diplomë s’i duhet për asgjë.

Nëse nuk reagon qeveria dhe injoron sindikatën, qoftë edhe dy veta, ne do futemi në grevë urie, sepse e dimë për çfarë po reagojmë. Lutem që qeveria mos na çojë deri në atë gradë. Ne nuk kemi ndërmend më të heshtim nëse nuk reagojmë ne do shkojmë grevë urie, sepse e di për çfarë po shkoj. Unë po shkoj për universitetin dhe për atë pagë që është e një mijta e problemit, por për jetën dhe të ardhmen e çdo rinie universitare në këtë vend.”-u shpreh Susaj.

Etiketa: grevakerkesatpedagogu

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, ky është ndryshimi i madh i Festivalit të RTSH

Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, ky është ndryshimi i madh i Festivalit të RTSH

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com