GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pejic krahu i djathtë i Skënder Gegës, edhe Oriand Abazaj në staf

17:36 - 01/07/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pejic krahu i djathtë i Skënder Gegës, edhe Oriand Abazaj në staf
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri Skënder Gega ka plotësuar stafin teknik që do të jenë pjesë e ekipit për sezonin 2022-2023. Asistent i trajnerit Gega, do të jetë Pero Pejiç, rol të cilin ish-sulmuesi e ka mbajtur edhe sezonin e fundit.

Florian Ristani rikthehet në ekip si trajner i portierëve, punë të cilën e ka kryer edhe 2 sezone më parë, ndërkohë që vitin e fundit ishte pjesë e Dinamos. Ristani ishte pjesë e stafit të Gegës edhe te Partizani, në periudhën që kryeqytetasit fituan titullin kampion.

Oriand Abazaj do të ketë rolin e përgatitësit atletik. Abazaj vjen te Kukësi pas aventurës me klubin e Dinamos, teksa sezonet e fundit, detyrën e ka nënshtruar Iris Selimi. Pas bisedimeve mes klubit dhe Selimit, u vendos ndërprerja e bashkëpunimit dhe Abazajt i besohet detyra e re.

Stafit teknik i shtohet edhe video-analisti i cili do të jetë Edon Beliu. Beliu është aktualisht pjesë e ekipit kombëtar dhe sezonin e fundit ishte pjesë e Dinamos.  Klubi i Kukësit i uron suksese stafit të ri teknik dhe punë të mbarë.

Në një prononcim, trajneri Gega ka komentuar edhe zgjedhjet e stafit të ri teknik si edhe largimin e ish-përgatitësit Iris Selimi.  “Ta nis nga Irisi. Unë e doja ta kisha në skuadër, e kam pasur që në vitin 2010 te Kombëtarja U-21, më pas vijoi me karrierën e tij si përgatitës atletik në skuadra të tjera.

E kam pasur edhe te Kukësi një vit më parë dhe është një nga më të mirët në vendin tonë. E doja në krah, por pas diskutimeve me klubin, ai nuk arriti marrëveshjen. Ndaj, përgatitës atletik mora Oriand Abazajn, ndërsa trajner portierësh Florian Ristanin, me të cilin kam punuar edhe më herët. Normalisht edhe Pero Pejiç, siç e dini do të jetë pjesë e klubit dhe stafit”.

Etiketa: Kukesioriand abazajpero pejic

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Reagon Hekuran Murati: U kërkoj falje luftëtarëve të UÇK-së

Reagon Hekuran Murati: U kërkoj falje luftëtarëve të UÇK-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com