GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pelegrinazhi në malin e Tomorit, autoritetet zbardhin itinerarin

12:08 - 17/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pelegrinazhi në malin e Tomorit, autoritetet zbardhin itinerarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pelegrinazhi në malin e Tomorit, një nga festat më të mëdha të komunitetit bektashian në Shqipëri, fillon ditën e nesërme deri më 25 gusht, dhe mijëra personat që do t’i drejtohen asaj zone kërkojnë një menaxhim të mirë nga ana e autoriteteve lokale dhe forcave të rendit.

Rruga e re për në Malin e Tomorit, pak a shumë nga Poliçani në teqenë e Kulmakut, u inaugurua një vit më parë. Në pelegrinazhin e kaluar, besimtarët dhe vizitorët e teqesë shprehën pakënaqësinë e tyre për gjerësinë e segmentit si dhe menaxhimin e trafikut.

Për orë të tëra mijëra automjete mbetën të bllokuara, ndikuar edhe nga numri i lartë i pelegrinëve. Në total segmenti rrugor është 23 km, dhe me asfaltimin e kryer shkurtohet distance kohore me 30 minuta.

Autoritet policore të qarkut Berat kanë hartuar një plan masash, që përfshin 185 efektivë, të cilët do të sigurojnë rendin, dhe kanë bërë publik e itineraret për të mbërritur në zonën e pelegrinazhit.

Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të Malit Tomorr do të jetë:

Hyrje e qytetit të Beratit – Rrethrrotullimi i Kombinatit – Unaza e qytetit – Rrethrrotullimi Uznovë – Kryqëzimi Plirëz – Teqeja e Kulmakut.

Ndërkohë, itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga Mali Tomorr do të jenë:

Teqeja e Kulmakut – Bargullaz – Pronovik – Poliçan – Uznovë – Berat (rruga kryesore Antipatrea) –  Rrethrrotullimi i Kombinatit, ose itinerari alternativ Teqe e Kulmakut – Novaj – Bogovë – Poliçan – Uznovë – Berat (rruga kryesore Antipatrea) –  Rrethrrotullimi i Kombinatit.

Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës, këshillohet të përdorin aksin rrugor “Çorovodë – Gjerbës – Teqeja Kulmak” dhe kthim.

Autoritetet njoftojnë se do të ndalohet qëndrimi dhe pushimi i mjeteve në aksin e rrugës, si dhe nuk do të lejohet të qarkullojnë mjete të tonazhit të rëndë nga ora 06:00 – 24:00, për periudhën 18 – 25 gusht 2022, në disa akse rrugore si “Vlashuk Kuçovë – Berat”, ”Ura Kuçit – Dimal – Berat”, “Pobrat – Dimal – Berat”, ”Berat – Mali Tomorrit”, ”Berat – Çorovodë”,  ”Çorovodë – Gjerbës – Mali Tomorrit”.

Etiketa: mali tomorritpelegrinazh

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
“Do të merrni veten në qafë”, Meta thirrje administratës: Mos firmosni shkresa të paligjshme

Çmimet e larta të karburanteve, Meta: Bordi i rrjepjes po punon për kryeoligarkun Edi Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com