GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pelegrinazhi në Tomor dhe Festa e Birrës në Korçë, Policia e Shtetit njofton masa shtesë

16:39 - 22/08/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Vijon kontrollet intensive, Policia Rrugore: 9 shoferë të arrestuar në 24 orë, qindra gjoba
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia Rrugore ka marrë masa shtesë për shkak të fluksit të madh në akset kryesore kryesisht drejt Korçës ku zhvillohet dhe nata e fundit e Festës së Birrës si dhe pelegrinazhi në malin e Tomorit në Berat.

Sipas Policisë, ka prezencë të shtuar të uniformave blu me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik, si dhe patrulla të përgjithshme dhe të forcës së posaçme Shqiponja e FNSH, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ka pasur raste ku drejtuesit e mjeteve kanë shkelur rregullat e qarkullimit teksa janë vendosur masa ndaj tyre.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Policia e Shtetit/ Masa shtesë për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes në të gjitha akset rrugore, zonat bregdetare dhe ato turistike, në drejtim të Korçës dhe malit të Tomorrit në Berat e në kthim.

Nisur nga fluksi shumë i madh i automjeteve në të gjitha akset rrugore, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash shtesë, duke rritur akoma më shumë prezencën e shërbimeve të policisë në akset kryesore nacionale, zonat urbane dhe në akset kryesore rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Edhe përgjatë ditës së sotme në të gjitha akset rrugore nga Rruga e Kombit deri në Sarandë apo në drejtim të Korçës e malit të Tomorit në Berat janë konstatuar nga shërbimet e policisë që monitorojnë qarkullimin nëpërmjet radarëve shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi  tej normave të lejuara, shpejtësi që janë rrezik potencial për tu përfshirë në ngjarje rrugore aq më tepër në fluksin mjaft të lartë të automjeteve në rrugë.

Vetëm 24 orët e fundit janë pezulluar 44 leje drejtimi për shpejtësi nga 128 km/h në rrugën Interurbane Tiranë -Tuneli i Krrabës e deri në 202 km/h në Bypass-in e Fierit.

Shtetasi E.L,  nga Tirana qarkullonte me mjetin e tij nga Fieri në Vlorë me shpejtësi 202 km/h i konstatuar nga radari i Policisë Rrugore Fier në Bypass-in e Fierit. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe ka vijuar me shpejtësi në drejtim të Vlorës ku dhe është ndaluar në hyrje të Vlorës nga shërbimet e Policisë të DVP Vlorë. Drejtuesi i mjetit është ndëshkuar me masë administrative 24.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit për 12 muaj si dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit.

Gjithashtu janë pezulluar dhe 33 leje drejtimi  për drejtim mjeti nën efektin e  alkoolit apo në gjendje te dehur. Janë arrestuar 13 drejtues mjetesh nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Shtetasi H.B., 30 vjeç, nga Saranda , duke zbritur nga Mali i Tomorrit me automjetin tip “Nissan” dhe me katër pasagjerë, rreth orës 15:00 të ditës së sotme është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore Berat duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë dhe gjatë kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën testi i parë 0.85mg/l dhe testi i dytë 0.91 mg/l, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës.

Po gjatë 24 orëve të fundit  janë ndëshkuar me gjobë 1553 drejtues mjetesh për shkelje që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia e Shtetit, nisur dhe nga fakti se tashmë ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës,  apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë por të qëndrojnë në radhë kur ka qarkullim  të ngadalshëm për shkak të fluksit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore  me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik, si dhe patrulla të përgjithshme dhe të forcës së posaçme Shqiponja e FNSH, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në rrugët dytësore apo në akset rrugore rurale të tregojnë kujdes duke respektuar në maksimum rregullat e qarkullimit rrugor, pasi në masat shtesë që ka marë Policia e Shtetit në të gjitha këto akse rurale dhe rrugë dytësore, kryesore,  do ketë patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara të pajisura me kamera, aparatë fotografikë dhe dronë.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistikë?

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj?

Lajme të lidhura

EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)
Aktualitet

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri)

10:37 - 08/12/25
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë
Aktualitet

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Para
Rrezikuan të mbyteshin, roja i plazhit shpëton një 25 vjeçare dhe të fejuarin e saj

Rrezikuan të mbyteshin, roja i plazhit shpëton një 25 vjeçare dhe të fejuarin e saj

TË FUNDIT

EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)
Aktualitet

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri)

10:37 - 08/12/25

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut, i dënuar në Francë për trafik të lëndëve narkotike....

Lexo më shumë
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

09:06 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com