GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Peleshi nuk blen asnjë avion kundër zjarreve, kërkon ndihmë nga…

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Peleshi nuk blen asnjë avion kundër zjarreve, kërkon ndihmë nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kërkon shuarjen e zjarreve me kova e lopata, ndërkohë që nuk blen asnjë mjet ajrorr për këtë qëllim. Ai u bën apel qytetarëve të kenë kujdes nga zjarret. Rritja e temperaturave, ka nxitur autoritetet të marrin masa të shtuara për parandalimin e zjarreve dhe të apelojnë për bashkëpunimin e qytetarëve,

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të njoftuar menjëherë autoritetet për raster e rënies së zjarrit.

“Situata emergjente e zjarreve është një sfidë e madhe për të gjithë ne dhe mënyra më e mirë për t’u përballur me të është të jemi të përgatitur për të shmangur rreziqet për të mbrojtur veten, të tjerët dhe natyrën e vendit tonë.

Bashkëpunimi dhe kujdesi i çdo individi janë thelbësore për të reduktuar rreziqet dhe për të siguruar jetën tonë dhe të komunitetit”, shkruan Peleshi.

“Kujdesi ndaj zjarreve duhet të jetë prioritet për të gjithë ne. Bashkë, për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve. Telefononi menjëherë 128 Shërbimin e Zjarrfikëses, në çdo kohë e për çdo rast emergjence”, përfundon apeli i Peleshit në rrjetet sociale.

Sa helikopterë ka Ministria e Mbrojtjes për zjarret?

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi në dhjetor 2022 se qeveria ka miratuar një kredi 30 milionë euro për mbrojtjen civile, ku parashikohet edhe blerja e dy mjeteve ajrore për shuarjen e zjarreve, por deri tani nuk ka asnjë shtesë të re në flotën ajrore.

Ndërkohë, Peleshi pranoi se flota e helikopterëve e Forcave të Armatosura vijon të jetë jofunksionale për shkak të problemeve me mirëmbajtjen dhe se nuk është gjetur ende zgjidhje për marrjen e helikopterit “Cougar” të parkuar në një magazinë zjarrfikësesh në Itali.

“Italia është angazhuar për të mbështetur sistemin e mbrojtjes civile me një financim 30 milionë euro në formë huaje,” tha ai pas mbledhjes së qeverisë, duke saktësuar se huaja do të përdoret për ndërtimin e sallave operacionale dhe trajnim për emergjencat civile.

Ministri bëri të ditur se parashikohet dhe blerja e 2 mjeteve ajrore për fatkeqësitë natyrore, por i pyetur për vlerën e tyre, ai tha se nuk e mund të thoshte vlerën, por do të gjendeshin mjete të lira që mund të përballoheshin brenda kësaj kredie.

Peleshi pranoi se problematika e mirëmbajtjes me flotën e helikopterëve vijon prej disa vitesh dhe se në gatishmëri ishin vetëm dy mjete nga 7 të tillë që kanë Forcat e Armatosura.

Qeveria Berisha nënshkroi para 14 vjetësh blerjen e pesë helikopterëve ushtarakë nga kompania me bazë të Francë Eurocopter, një kontratë që do t‘u kushtonte shqiptarëve 78.6 milionë euro, por këta rezultuan jo vetëm të shtrenjtë, por as cilësor.

Blihen dronë dhe satelitë, s’kemi zjarrfikëse!

Në Shqipëri do të vijnë 6 dronë Bayraktar, vlera e të cilëve shkon në 10 milionë euro. Është firmosur marrëveshja për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile.

Sipas kryeministrisë këto dronë do të jenë në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile dhe mbrojtjes së territorit.

Ndërsa në fillim të vitit, qeveria njoftoi se dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë lëshuar në orbitë, në fillim të këtij viti. Sipas kryeministrit Edi Rama është lëshuar nga ‘Cape Canaveral’, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6, që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë Albania 1 dhe Albania 2. Kreu i qeverisë ka publikuar edhe pamjet nga nisja e dy satelitëve.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes në bazë të kontratës dy satelitët do të përdoren për një periudhë 3 vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj. 2 satelitët do t’i kushtojnë shtetit shqiptar 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë.

A nuk do të ishte më mirë, që njëri satelit ose disa dronë të mos bliheshin dhe këto para të bëheshin zjarrfikëse?!

gijotina,com/

Etiketa: niko peleshizjarret

Lajme të lidhura

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë
Breaking Views

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

12:27 - 07/06/26
Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese
Breaking Views

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

11:53 - 07/06/26
‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara
Breaking Views

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

11:38 - 07/06/26
Para
I vodhi kuletën me para dhe bizhu floriri, arrestohet fieraku/ VIDEO

I vodhi kuletën me para dhe bizhu floriri, arrestohet fieraku/ VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë
Breaking Views

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

12:27 - 07/06/26

https://youtu.be/ey0vhdmu5hQ?si=pdvbkYE9ks1c7atm Për dy vitet në vazhdim, Spitali i Shkodrës parashikon të krijojë 74 904 kg mbetje të rrezikshme. Asgjesimi i...

Lexo më shumë
Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

11:53 - 07/06/26
‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

11:38 - 07/06/26
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

11:30 - 07/06/26
Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

10:42 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibomholiganbet