GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Peleshi: Shmangëm rrezikun nga zjarret, por të ruhemi nga reshjet

10:21 - 29/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Peleshi: Shmangëm rrezikun nga zjarret, por të ruhemi nga reshjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një konferencë për mediat, ka folur rreth situatës së zjarreve dhe të reshjeve në vendin tonë. Ai tha se zjarret këtë verë kanë qenë  të shumtë, por me pak dëme gjë që dëshmon sipas tij, efikasitetin e ndërhyrjes.

Peleshi tha se janë shmangur zjarret në pemëtari, ndërsa shtoi se në 24 orët e fundit ka pasur disa vatra aktive, por jo kritike.

“Në ditët e fundit të verës së nxehtë e cila akoma nuk ka mbaruar, ku futemi në një tjetër sezon të emergjencave publike siç është ai i reshjeve. Këtë vit mbrojtja civile ka funksionuar më së miri dhe kemi menaxhuar me sukses 465 vatra zjarri dhe kemi ruajtur objektivin primar nuk kemi asnjë jetë të humbur, kemi ruajtur pronat e shqiptarëve kemi ruajtur një pjesë të madhe të sipërfaqeve të pyjeve. Në Vlorë, Dibër dhe Fier vijojnë vatra aktive të zjarrit. Nga Frakulli ku filloi dhe sezoni i zjarreve situate ka qenë e vështirë po me shumë angazhim arritëm që ta shmangim, zjarri në Qeparo në një zonë të banuar dhe turistike, një tjetër zjarr delikat ishte ai pranë kishës së Laçit ku pati një përqendrim të madh të forcave përkatëse dhe në Shpirag ku fatmirësisht kemi arritur që ta shmangim. Zjarr kemi aktualisht në pyjet e Lurës”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se prania e reshjeve këtë sezon është një tjetër sfidë, ndaj ka bërë thirrje qytetarëve dh autoriteteve përkatëse që të jenë sa më të vëmendshëm për të shmangur çdo fatkeqësi.

“Kemi pasur reshje në veri mund të kemi situate lokale të daljes nga shtrati të lumenjve apo përrenjve për të shmangur humbjet e jetëve në fillim u bëj thirrje të gjithëve që të jenë të kujdesshëm. Pavarësisht se nga ulja e temperaturave këto dit do të ketë edhe rritje të tyre ose mund të kemi një prani të madhe reshjesh ndaj edhe dola në këtë komunikim publik. Forcat e armatosura janë faktori kyç dhe ushtarakët tanë të palodhur janë në çdo situatë duke sakrifikuar për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe të emergjencave që lindin”, ka thënë ministri.

Ministri ka bërë me dije se ekipi i zjarrëfikëseve shqiptar që ka shkuar në Greqi, vijon punën për shuarjen e vatrave të zjarrit në vendin fqinj.

“Gjithashtu kemi ekipin tonë që vijon punën prej shumë ditësh në vendin tonë në Greqi ku duket se prej ditësh janë në betejë në flakët. 48 zjarrëfikës vijojnë punën në vendin fqinj për të ndihmuar autoritetet atje për të neutralizuar flakët. Në Greqi efektivë tanë kanë mundur që të bëjnë të mundur shpëtimin e 9 emigrantëve nga Iraku. Duhet që të bashkëpunojmë të gjithë së bashku pasi Shqipëria është një vend i bukur gjithnjë e më turistik dhe i ekspozuar për shkak të ngrohjes globale dhe pozicionit gjeografik dhe jemi të rrezikuar në 12muajt e vitit”, ka thënë Peleshi.

 

Etiketa: Kryesore1pELESHIreshjezjarre

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
“Metamorfoza”/ Ankimuan në Apel, dalin në gjyq 6 të arrestuarit

“Metamorfoza”/ Ankimuan në Apel, dalin në gjyq 6 të arrestuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com