GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Pemët dekorative” të Rakip Sulit 18 cm të larta! Tenderin 83 MLN lekë ia fal ish-drejtorit të AZHBR-së 

14:23 - 08/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pemët dekorative” të Rakip Sulit 18 cm të larta! Tenderin 83 MLN lekë ia fal ish-drejtorit të AZHBR-së 
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në datë 2 prill 2024, Ndërmarrja e Pastrim Gjelbërimit e Treg Kamëz hapi tenderin me objekt  “Blerje peme dekorative”, i cili ka disa shkelje të ligjit mbi prokurimet. Fondi 83 milionë lekë i vënë në dispozicion, sipas dokumenteve, do të përdoret për të sjellë 618 rrape dhe blirë.

Ashtu siç ka vepruar në shumë raste bashkia Kamëz, tenderi është dhënë pa garë. Në fazën e parë kanë paraqitur oferta tri kompani: “Gjelbërimi 2000”, “Alb Garden” dhe Andi Gjoka që është person fizik. Dy prej tyre janë skualifikuar nga gara, kështu që në fazën e fundit mbi tryezën e kryetarit Suli u vendos vetëm oferta e kompanisë “Gjelbërimi 2000”. Dy firmat e tjera janë skualifikuar për shkak se kanë oferta “anomalisht të ulta”.

 

Edhe nëse do t’i marrim si të mirëqena këto argumente, Suli duhej t’i kërkonte llogari komisionit të tij pse e vazhduan procedurën me një konkurrent?

Për të kursyer fondin limit, duhet të anulohej procedura dhe të priteshin oferta më të përshtatshme në kushtet e një konkurrencë normale. Theksojmë se ky tender ka marrë “Flamurin e kuq” për riskun e korrupsionit që mbart procedura e ndjekur.

Ndërkohë kujtojmë se pronari i firmës është Fadil Shahini, i cili  deri në vitin 2017 ka qenë drejtues i Agjencisë se Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Ai ishte emëruar pas marrëveshjes Rama-Basha të 18 qershorit. Më pas ish-zyrtari është marrë biznes dhe tashmë duket se lidhjet me pushtetin po e ndihmojnë të fitojë tendera.

Prej vitesh, kompania e tij ka qenë e preferuar në bashkinë Kamëz, qoftë nga ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu dhe nga kryetari aktual Rakip Suli.

Në dokumentet e tenderit nuk ka një argumentim se si është përllogaritur fondi 83 milionë lekë. Nëse kjo shifër do të analizohej para zhvillimit të tenderit, do të konstatohej se shpenzimet janë afro 80 euro për një mbjelljen e një fidani. Ndërkohë që është procesi i mbjelljes nuk përcaktohet nëse do të bëhet nga bashkia apo nga kompania private që bën furnizimin.

Duke parë të dhënat mbi fidanët e prokuruara konstatojmë se bëhet fjalë për bimë në vazo që janë 18 cm të larta për rrapet dhe blirët. Këto nuk mund të jenë pemë dekorative sepse do të duhen minimumi 30 vjet që të rriten dhe të dekorojnë Kamzën. Për më tepër pretendohet se këto bimë do të mbillen në bulevard.

Është e qartë se ky është një tender fiktiv i Rakip Sulit me të vetmin qëllim që të xhirohet fondi tek miku i tij biznesmen. Kryetarit nuk i intereson aspak gjelbërimi i Kamzës, por vazhdon shpërdorojë fondet në prokurime me “Flamur të kuq”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzm\impeme dekorativrakip suloTEDNER

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
11 mijë raste për dhunë në familje 2 vitet e fundit, Tirana mban numrin më të lartë

11 mijë raste për dhunë në familje 2 vitet e fundit, Tirana mban numrin më të lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com