GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pemët e Erion Veliajt: 1 rrenë, 10 m2 betonim dhe 1.2 miliardë euro në xhep

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Pemët e Erion Veliajt: 1 rrenë, 10 m2 betonim dhe 1.2 miliardë euro në xhep
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur Rama i dha Boerit kontratën e planit të përgjithshëm vendor të Tiranës, shumëkush u hutua nga propozimi për një pyll orbital që do të rrethonte Tiranën me mbi 2 milion pemë. Por pakkujt i erdhi në mendje se arsyeja pse Boeri dhe Veliaj po propozonin një pyll orbital ishte se ata donin dorë të lirë për ndërtim brenda qytetit. Për të shpëtuar nga bezdia e ndjeshmërive ambjentaliste të aufiencave perëndimore, Rama dhe Veliaj kishin gjetur një zgjidhje ideale: një shpikje gjuhësore që do t’i impresiononte këta ojf-istë të çakërdisur për aq kohë sa Tirana të vazhdonte procesin e betonimit.

Në fund të fundit, Rama dhe Veliaj nuk do të nxirrnin asnjë lek nga xhepi i tyre (çfarë dallimi ka mes parave të taksave dhe pasurisë së tyre personale!) për të mbjellë pemë. Së pari, si pemë të këtij pylli do të numëroheshin pemët ekzistuese pjesë e oborreve të zonave rurale. Së dyti, mbjellja e pemëve të reja nga banorët do të futej në inventarin e sukseseve të gjelbërta të bashkisë. Së treti, si agjensia më e madhe e marketingut në vend, Bashkia e Tiranës do të joshte sektorin privat të financonin mbjelljen e pemëve (çmimin e cakton bashkia, siç di vetë) në shkëmbim të reklamës që vetë Veliaj do t’u garantonte në të gjitha televizionet.

Kështu, Veliaj nisi të inflacionojë shifrat që vitin e parë të zbatimit të projektit. 135 mijë pemë pretendonte të kishte mbjellë, statistikë që ishte përgënjeshtruar nga mediat investigative shumë kohë përpara se të arrinte deri në këtë pikë (https://exit.al/propaganda-erion-veliaj-dhe-25-mije-pemet-e-tij/).

Këto ditë, në vijim të statistikave të paverifikueshme, Veliaj pretendoi se ka mbjellë në Tiranë rreth 500 mijë pemë. Ajo që dihet me siguri është se Veliaj ka dhënë rreth 6 milion m2 leje ndërtimit në kryeqytet https://www.monitor.al/ndertimi-nuk-ndalet-ne-tirane-siperfaqja-e-lejeve-arrin-tjeter-rekord-ne-vitin-2021-rreth-470-mln-euro/) dhe nëse i besojmë statistikat e tij për pemët, i bie që ai ka mbjellë 1 pemë për çdo 10 m2 leje ndërtimi që ka dhënë që nga dita që ka hyrë në zyrë. Me rregull treshi, kur Veliaj të shpallë përmbushjen e objektivit të 2.2 milion pemëve, duhet të marrim me mend se Tiranës i janë shtuar 22 milion m2 beton.

Megjithatë, është interesante të vërejmë edhe se Veliaj përmend vetëm numrin e pemëve që pretendon se ka mbjellë. Ai nuk zë në gojë asnjëherë sipërfaqen e lejeve të ndërtimit që ka dhënë. Ka pak të ngjarë që ai të jetë i pakënaqur me këtë performancë të industrisë së ndërtimit në kryeqytet.

Nëse u referohemi përgjimeve të prokurorisë italiane të anti-mafias, Ndragheta paguan cash për drejtuesit e Bashkisë së Tiranës 20% të vlerës së tregut të ndërtimit final që në momentin e marrjes së lejes. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Veliaj dhe drejtuesit e tjerë të bashkisë del që kanë mbledhur gjatë këtyre viteve vlerën tregut të  rreth 1.2 milion m2 ndërtime. Me një mesatare prej 1000 euro/m2, kjo vlerë arrin rreth 1.2 miliard euro.

Siç kanë vënë re shumë qytetarë të vëmendshëm, sa herë që Veliaj del me një lopatë në dorë dhe një fidan të ri propagandistik, ai me siguri sapo ka firmosur lejen e ndërtimit të një kulle tjetër në qendër të Tiranës. Dhe nuk zhgënjeu as kësaj here. Një kullë e re do të ngrihet përbri teqesë së Dervish Hatixhesë tek ish-gropa e Hajdin Sejdisë. Kulla do të jetë 47 kate, ose 185m e lartë. Nëse doni të dini rekordin e ri të pemëve të mbjella nga Veliaj, duhet të prisni derisa t’i vijë radha një kulle tjetër. Deri atëherë, mbillni sa më shumë pemë sepse kryetari i numëron vetë.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Erion VeliajHajdin Sediakryesore2Pallati i Kultures

Lajme të lidhura

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Para
Shoqata e Invalidëve lë afat deri në nëntor: Do kërkojmë dorëheqjen e këtyre dy ministrave

Shoqata e Invalidëve lë afat deri në nëntor: Do kërkojmë dorëheqjen e këtyre dy ministrave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokatët reagojnë ashpër: Rama po rikthen ‘fletërrufetë’ e komunizmit, duke denigruar qytetarët
Aktualitet

Avokatët reagojnë ashpër: Rama po rikthen ‘fletërrufetë’ e komunizmit, duke denigruar qytetarët

09:22 - 24/10/26

Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar ashpër ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave, përfshirë studentë, të...

Lexo më shumë
Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

09:15 - 24/10/26
Sot protestë kombëtare për dorëheqjen e tij, Rama vazhdon provokimet me ftesat për dialog

Sot protestë kombëtare për dorëheqjen e tij, Rama vazhdon provokimet me ftesat për dialog

08:52 - 24/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

“Shkojmë në Durrës vetëm për fitore kundër Teutës”, Glen Daja e nis me sulm te Elbasani

08:29 - 24/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com