GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pemët e Lali Erit, pezullohet tenderi 6 mln euro, pranohet denoncimi në KPP

13:58 - 18/08/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Pemët e Lali Erit, pezullohet tenderi 6 mln euro, pranohet denoncimi në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur Erion Veliaj dhe Drejtori i Kooperacionit Italian, Nino Merolla, firmosën bashkëpunimin për financimin e projektit “Pylli orbital”, askujt nuk ia merrte mendja se po niste një nga aferat më të mëdha në Bashkinë e Tiranës. Qysh nga viti 2018, Lali Eri refuzon të përgjigjet se sa është numri i pemëve ka mbjellë. Ai përsërit shifrën “2 milionë pemë” deri në vitin 2030! E vërteta është se pas fasadës së gjelbër lëvizin miliarda lekë tenderë për blerje pemësh, ndërsa pylli mungon. Tenderi i fundit i Lali Erit për “pyllin” sapo ka përfunduar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Denoncimi i një kompanie

Ashtu si tenderët e tjerë për këtë projekt, objekti është “Blerje pemë dekorative për Pyllin Orbital dhe zona të ndryshme të Tiranës”. Këtë radhë fondi limit është 59,500,000.00 Lekë pa TVSH, parashikuar për t’u zhvilluar me datë 7 gusht 2023, nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe

Gjelbërimit Tiranë. Pra janë në lojë rreth 6 milionë euro. Ndërkohë, njëra kompani pjesëmarrëse denoncon Veliajn për manipulimin e kritereve të tenderit në mënyrë që të favorizohet një firmë e paracaktuar.

Kompania nga Lezha “Alb Garden” SHPK ka prezantuar shkeljet e tenderit të pemëve dhe KPP është detyruar të përgjigjet. Ankesa e operatorit ekonomik “Alb Garden” SHPK është protokolluar më 14 korrik 2023, duke kërkuar modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit.

I shqetësuar nga denoncimi që fut hundët në aferën e tij, Lali Eri ka reaguar një javë më pas, më datë 21 korrik 2023. Bashkia ka depozituar në Komisionin e Prokurimit Publik informacionin lidhur me ankesën e operatorit ekonomik ankimues “Alb Garden” SHPK për procedurën e mësipërme të prokurimit.

Lali Eri pranon se ka vendosur kritere diskriminuese

Me qëllim për ta mbyllur sa më shpejt tenderin, tani që edhe vëmendja e publikut është e ulët për shkak të pushimeve. Bashka ka bërë një “tërheqje”. “Autoriteti kontraktor ka trajtuar ankesën e “Alb Garden” SHPK dhe e ka njoftuar atë, se ka vendosur pranimin pjesërisht të ankesës”, thuhet në korrespondencën e Bashkisë me KPP.  Kështu, Lali Eri kërkon ta hedhë lumin pa u lagur duke pranuar pretendimin lidhur me pikën e parë të ankesës, “Saktësimi i artikujve të cilët nuk figurojnë në dokumentet e tenderit”. Ndërkaq është pranuar edhe pretendimi lidhur me ankesën mbi kapacitetin teknik që duhet të ketë kompania. Po ashtu është pranuar ulja e numrit të punëtorëve nga 49 punonjës në 25 punonjës. Gjithashtu Lali ka hequr kriterin absurd “për punonjës në lartësi”.

Lojërat e KPP-së me Lali Erin

KPP e cila vazhdimisht ka ndihmuar Bashkinë e Tiranës të fitojë ndaj palëve që ankohen për tenderët e “Pyllit orbital”, ka vendosur ta vazhdojë shqyrtimin e kërkesës së “Alb Garden” për anulimin procedurës. Pra, nuk ka dalë me vendim përfundimtar.

Megjithatë, nisur nga precedentët, është e sigurt se tenderi do të përfundojë ashtu siç e ka paracaktuar Lali Eri.     Në dhjetor të vitit të kaluar, pas denoncimeve disamujore të Gijotina.com, KPP u detyrua që të shqyrtonte ankesën e një kompani për tenderin e blerjes së pemëve për “Pyllin orbital”, ndërsa Lali Eri e anuloi përkohësisht, gjoja se nuk kishte fonde për shkak të një situate emergjente.

Në fakt Komisioni i Prokurimit Publik kërkoi modifikimin e kritereve të tenderit të shpallur nga Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit, në Bashkinë e Tiranës për Pyllin Orbital, me fond limit prej 3 miliardë lekësh.

“Komisioni vlerëson se autoriteti kontraktor ka tejkaluar natyrën dhe përmasat e kontratës pasi një numër i tillë punonjësish është tërësisht joproporcional me objektin e prokurimit”, – thuhet ndër të tjera në vendim e Komisionit të Prokurimit Publik. Sipas procedurës së shpallur parashikohej blerja e 24 623 pemëve dekorative, që zinte rreth 98% të vlerës së përgjithshme të kontratës, ndërsa punimet mbështetëse të ndërtimit për sistemim dhe vendosje të 1 058 pemëve dekorative, ishte zëri tjetër me 2% të saj.

Megjithatë, në janar 2023, pa mbyllur ky skandal, Veliaj vazhdoi me dy tenderë të tjerë me vlerë 5 miliardë lekë për pemë.

Edhe më parë, në vitin 2020 janë zhvilluar tenderë të dyshimtë me vlera të mëdha për blerjen e pemëve. Kështu, dy institucionet janë “Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit” (APR) dhe “ Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe e Gjelbërimit” shpallën tenderët me objekt “Blerje drurë dhe shkurre dekorative” me një shifër totale prej 620 milionë lekësh

Njëri tender i hapur nga APR-ja më 3 mars 2020 me një fond limit prej 265 milionë lekësh nuk kishte përcaktuar llojin e pemëve.

Megjithëse organet e kontrollit nuk e prekin Veliajn, është e qartë se “Pylli orbital është projekt vjedhjeje. “Projekti i Pyllit Orbital për mbjelljen e pemëve për shkak të pamundësive financiare për mbështetje me buxhet si dhe problematikave që lidhen me mungesën e hapësirave të nevojshme për mbjellje dhe çështjeve të pronësisë rezulton me një nivel të ulët realizimi, megjithëse ka kaluar një pjesë e konsiderueshme e periudhës së zbatimit të këtij objektivi,” thuhet në raportin e auditit të KLSH për vitin 2022. Pra, ku i çon lekët e tenderëve Veliaj? Këtë pyetje presim që t’ia bëjë SPAK-u kryebashkiakut që shpërdoron taksat e kryeqytetasve!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: lali eripeme

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Marina Vjollca vesh këmishën e burrit dhe ka një pyetje për vajzat…

Marina Vjollca vesh këmishën e burrit dhe ka një pyetje për vajzat...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com