GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pence kundër ish-presidentit Trump, përpiqet të forcojë shanset në fushatën republikane

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Pence kundër ish-presidentit Trump, përpiqet të forcojë shanset në fushatën republikane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërkohë që ish Presidenti amerikan, Donald Trump përballet me një sërë akuzash të reja penale, ish-nënpresidenti i tij tashmë i kthyer në rival për kandidaturën republikane për president, Mike Pence po përpiqet të përfitojë nga rrethanat e krijuara.

Stafi i fushatës së zotit Pence shpërndau bluza dhe kapela të reja me mbishkrimin , “tepër i sinqertë”, duke iu referuar një pjese të aktakuzës ku përshkruhet momenti kur ish Presidenti Trump e kishte marrë në telefon zotin Pence për ta kritikuar, pasi ai refuzoi të miratonte planin e tij për të ndryshuar në mënyrë të paligjshme zgjedhjet e vitit 2020.

“Je tepër i sinqertë,” njoftohet t’i ketë thënë me ironi zoti Trump zëvendësit të tij në atë kohë në ditën e Vitit të Ri.

Vendimi i zotit Pence për t’i përdorur këto fjalë si mesazh politik shënon një ndryshim të rëndësishëm në tonin e një kandidati, që zakonisht është i kujdesshëm dhe që po has vështirësi mes kandidatëve republikanë, ku mbizotëron ish-shefi i tij.

Zoti Pence po kritikon zotin Trump më shumë që kur u botua aktpadia, në të cilën ai ka një vend qendror. Ai po e paraqet veten si njeri që e kundërshtoi zotin Trump, duke shmangur katastrofën.

“Amerikanët meritojnë të dinë se Presidenti Trump dhe këshilltarët e tij nuk kërkuan nga unë thjesht të ndalem për një moment. Ata kërkuan nga unë të mos pranoj rezultatin e zgjedhjeve dhe ta ndryshoj në mënyrë paligjshme rezultatin e tyre” deklaroi zoti Pence në Fox News të mërkurën. Zoti Pence tha se po të kishte bërë atë që kërkonte zoti Trump dhe avokatët e tij, “do të ishte shkaktuar kaos.”

Këto deklarata të zotit Pence bien në sy pasi ai refuzoi të kritikonte publikisht zotin Trump gjatë katër viteve kur shërbeu si nënpresident dhe e mbronte atë me përkushtim. Ky qëndrim i ashpërsuar e dallon edhe nga kundërshtarët e tjerë të zotit Trump, që nuk po sulmojnë ish-presidentin rreth problemeve të tij me ligjin dhe përpjekjeve për të qëndruar në pushtet.

Në fjalimin me të cilin e nisi fushatën, zoti Pence e sulmoi zotin Trump, duke thënë se “cilido që e vendos veten mbi Kushtetutën, kurrë nuk duhet të bëhet President i Shteteve të Bashkuara” dhe “cilido që kërkon nga dikush tjetër që t’i vendosë ata mbi Kushtetutën, kurrë nuk duhet sërish të bëhet President i Shteteve të Bashkuara.”

Ndërkohë, zoti Pence po përpiqet të tregohet si kandidati më konservator republikan në çështjet ekonomike dhe shoqërore, në veçanti rreth abortit.

Vëmendja që ai fitoi nga aktpadia e ngritur ndaj zotit Trump, i solli donacione fushatës së zotit Pence. Fushata e tij mori 7,000 donacione në 24-orëshin e parë të shpalljes së aktapadisë dhe zoti Pence tani ka gjasa të kualifikohet për të qenë pjesë e debatit të parë republikan në ditët në vijim.

Kjo vëmendje e shtuar për zotin Pence, i ka rënë në sy zotit Trump.

“Më vjen keq që ai (Mike Pence), nuk po tërheq turma, entusiazëm, e as besimin e njerëzve, që si pjesë e administratës Trump, duhej ta adhuronin,” shkroi zoti Trump në rrjetet sociale, duke përsëritur sërish pohimet e rreme për rolin e zotit Pence.

Mark Short, ish shefi i stafit të zotit Pence në kohën e trazirave të 6 janarit, thotë se zoti Pence ka filluar të lodhet nga komentet e zotit Trump.

“Presidenti i ka keqinterpretuar ngjarjet rreth autoritetit të nënpresidentit për dy vite e gjysmë dhe ua ka prezentuar ato në formë të rreme amerikanëve. Dhe mendoj se indinjata ndaj këtij qëndrimi është i kuptueshëm,” tha ai. “Sa mund të tolerohet një gjë e tillë?”

Ndonëse zoti Short beson se shumica e votuesve republikanë janë të interesuar të dëgjojnë debate për çështje të tjera dhe për zotin Joe Biden, ai beson që veprimet e zotit Pence atë ditë do të shërbejnë si argument i fuqishëm.

“Mendoj se njerëzit,” tha ai, “e respektojnë që ai kreu detyrën e tij nën një presion të jashtëzakonshëm.”/VOA

Etiketa: Donald TrumpMike PenceSHBA

Lajme të lidhura

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri
Aktualitet

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën
Aktualitet

Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

14:01 - 10/09/26
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

Kërkuan takim me Veliajn në paraburgim, SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj

13:41 - 10/09/26
Para
DM: Trafikantët shqiptarë përfitojnë dyfish nga klandestinët

DM: Trafikantët shqiptarë përfitojnë dyfish nga klandestinët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri
Aktualitet

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26

Kryebashkiaku socialist i Patosit, Fation Duro këmbëngul se institucioni që ai drejton të mos shkrihet me Bashkinë Fier. Gjatë konsultimit...

Lexo më shumë
Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

14:01 - 10/09/26
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

Kërkuan takim me Veliajn në paraburgim, SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj

13:41 - 10/09/26
“Ka një feeling të ngrohtë si jaht”/ Vilat luksoze në Palasë! E-maili i Alban Eftimit që ‘fundosi’ Ballukun

“Ka një feeling të ngrohtë si jaht”/ Vilat luksoze në Palasë! E-maili i Alban Eftimit që ‘fundosi’ Ballukun

13:38 - 10/09/26
Korreshi përplaset me Manjën te ‘Ligjet’: Plaka ime nuk di të përdori pultin, jo më e-Albania

Korreshi përplaset me Manjën te ‘Ligjet’: Plaka ime nuk di të përdori pultin, jo më e-Albania

13:21 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com