GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Pengesa në shërbimet publike”, edhe Kosova përballet me sulme kibernetike

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
“Pengesa në shërbimet publike”, edhe Kosova përballet me sulme kibernetike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet në Kosovë thanë të mërkuren se ditëve të fundit janë përballur me sulme kibernetike që kanë pasur në shënjestër institucionet e vendit duke shkaktuar pengesa në qasje të shërbimeve. Për t’u përballur me këto sulme, qeveria e Kosovës miratoi sot projektligjin për themelimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike që synon të luajë rolin kryesor në bashkërendimin e agjencive të ndryshme në këtë fushë. Ekspertët thonë se Kosova duhet të rrisin bashkërendimin në këtë fushë përtej institucioneve publike, në mënyrë që të parandalohen sulmet e mëdha kibernetike.

Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën projektligjin që i hap rrugë themelimit të Agjencisë për Siguri Kibernetike në një kohë kur Kosova dhe vendet e rajonit po përballen me sulme kibernetike.

Sipas qeverisë, kjo agjenci ka për qëllim të përcaktojë parimet për sigurinë kibernetike, përgjegjësitë, detyrat, bashkëpunimin dhe masat për parandalimin e sulmeve kibernetike në Kosovë.

“Ditëve të fundit jemi përballur me sulm kibernetik që ka shkaktuar herë pas here pengesa në shërbimin e internetit brenda institucioneve që ka ndikuar edhe në pamundësinë në qasje në shërbime, tendenca këto që rrezikojnë sikurse përdoruesit e sistemit por edhe funksionalitetin e shërbimeve që ofrojmë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Qeveria e Kosovës tha se javëve të fundit është përballur në periudha të caktuara kohore, me sulme kibernetike por që sipas tyre nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se siguria kibernetike ishte një nga temat e diskutuara në takimin me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, gjatë takimit të së martës në Tiranë.

“Kjo ka qenë tema e parë e diskutimit tonë dhe isha shumë i interesuar të marr vesh sa më shumë për përvojën e tyre me sulmet e fundit që kanë qenë me të vërtetë shumë të dëmshme dhe kriminale dhe ju keni parë që ne sot kemi themelu Agjencinë për Sigurinë Kibernetike me vendim të qeverisë”, tha ai.

Ekspertë të fushës së sigurisë kibernetike thonë se sulmet kibernetike sikurse në Kosovë ku janë ndalur shërbimet nuk kërkojnë ndonjë aftësi të lartë teknike për të realizuar nga hakerët.

“Në Kosovë deri më tani nuk kemi ndonjë shitje të informacionit apo ndonjë sulm të targetuar në sistem duke tentuar që të gjejnë dobësi siç ka qenë rasti i Shqipërisë me TEMS dhe E-Albania ku ka qenë një plan i detajuar, kanë qenë dobësitë e identifikuara dhe ka qenë një rrugëtim se si kanë mbërritë deri te informacioni apo siç i themi ne baza e shënimeve”, tha Tanzer Abazi, njohës i fushës së kibernetikës.

Tanzer Abazi që është edhe pjesë e Shoqatës shqiptare kibernetike thotë se sulmet kibernetike ndaj Kosovës kryesisht vijnë nga Irani, Kina dhe Bjellorusia. Ai thotë se çështja e sigurisë përbëhet nga tri shtylla kryesore.

“Ajo që neve na është cenuar prej trekëndëshit të sigurisë dje është kjo disponueshmëria. Neve nuk është që kemi humb informacionet, nuk është që kanë rënë informacionet në palët e kriminelëve kibernetikë por ne kemi humbur dje shërbimet, një shërbim që ka edhe ajo kosto, ku ka ra interneti por nuk ka qenë diçka e targetuar sikur në Shqipëri ku kanë dal publike lista e TIMS-it sistemit të pikave kufitare edhe E-Albania ku është platforma online. Në momentin e parë që bien ato informacione publike nuk ka më kthim mbrapshtë pra hakerët apo kushdo në botë mund t’i blejë ato, gjitha shtetet mund të blejnë ato dhe cenohet edhe siguria edhe privatësia”, tha ai.

Ekspertët thonë se institucionet e vendit me gjithë investimet në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në fushën e teknologjisë duhet të bashkërendojnë institucionet publike dhe private në rritjen e sigurisë kibernetike, për të parandaluar siç thonë ndonjë sulm kibernetikë që do të mund të kishte pasoja të mëdha për sigurinë dhe privatësinë e vendit./VOA

Etiketa: Kosovapengesa ne sherbimeSulme kibernetike

Lajme të lidhura

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Para
“Edi Drama”, Meta: Rama e vuan shumë faktin se dola me shqiponjë nga Presidenca

“Edi Drama”, Meta: Rama e vuan shumë faktin se dola me shqiponjë nga Presidenca

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com