GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pensionet e minatorëve, PD propozon ligjin e ri për një “rritje të drejtë”

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pensionet e minatorëve, PD propozon ligjin e ri për një “rritje të drejtë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me një grup deputetësh të opozitës, kanë propozuar një ligj të ri që synon përmirësimin e skemës së pensioneve për minatorët.

Ky propozim ligjor vjen pas dekadash premtimesh të pambajtura nga qeveria, e cila ka dështuar në përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie të rëndësishme të punëtorëve, duke i marrë votat me premtime të rreme për përmirësimin e pensioneve.

“Për vite me radhë, minatorët janë mashtruar nga qeveria, që ka premtuar rritje reale të pensioneve, por në fakt, asgjë nuk ka ndryshuar për ta. Qeveria nuk ka bërë asgjë më shumë sesa një indeksim formal të pensioneve, i cili nuk e përmirëson realisht jetesën e tyre”, tha Tabaku në një deklaratë për mediat.

Sipas opozitës, janë mbi 1 mijë minatorë përfitues të pensioneve, ndërsa mbi 13 mijë të tjerë përfitojnë nga statusi i minatorit.

Pavarësisht kësaj, pensionet fillojnë nga 40 mijë lekë, një shumë e pamjaftueshme për të përballuar jetesën në kushtet e inflacionit të lartë dhe kostove gjithnjë e më të rritura të jetesës.

Tabaku dhe deputetët e opozitës kanë theksuar se ky ligj synon një rritje të drejtë dhe të merituar për pensionet e minatorëve, duke vendosur një standard të ri që i përgjigjet realisht nevojave të kësaj kategorie punonjësish.

Ata kritikojnë ashpër qeverinë për përdorimin e skemave të koncesioneve dhe PPP-ve, që sipas tyre kanë shpërdoruar miliarda nga buxheti i shtetit, ndërkohë që për minatorët janë ofruar vetëm premtime boshe dhe simbolike.

“Minatorët meritojnë më shumë se 20 lekë shtesë në ditë ose premtime të rreme elektorale. Ky ligj është një hap drejt përmbushjes së kërkesave të tyre dhe rivendosjes së dinjitetit të humbur”, tha Tabaku.

gijotina.com/

Etiketa: MinatoretPensionet

Lajme të lidhura

Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe
Kosovë & Rajon

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Para
Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Vlorë, iu gjetën 35 doza

Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Vlorë, iu gjetën 35 doza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe
Kosovë & Rajon

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Podujevë, ku një 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Sipas...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

21:19 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com