GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Pensionet, Kosova akordon 100 euro shtesë, Shqipëria shuan urinë me lëmoshë

12:27 - 27/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pensionet, Kosova akordon 100 euro shtesë, Shqipëria shuan urinë me lëmoshë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës ka vendosur t’iu ndajë 100 euro shtesë të gjithë pensionisteve për muajin e ardhshëm, ndërsa për muajin nëntor e dhjetor do dyfishohen pagesat e përfituesve të skemave sociale.  

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se nga ky vendim do të përfitojnë 300 mijë familje.

“Duke konsideruar rrethanat të cilat kanë ndikuar në ekonominë e Kosovës, Ministria e Financave në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike ndaj pandemisë COVID-19, mbështetja 3.2 për pensionistët propozon ndarjen e 30 milionë eurove në ndihmë të skemave pensionale”, tha Murati. 

“Me këtë vendim, synohet mbështetja e kategorive më të cenueshme, pra do të ndajmë 100 euro shtesë për nga skema pensionale që paguan shteti, për deri sa pensioni nuk kalon 500 euro, përkatësisht 300 mijë familje do të përfitojnë nga kjo masë. Do të përfitojnë 200 mijë familje dhe 20 mijë familje nga pensionet e luftës dhe 30 mijë pensionistë të kategorive të tjera”, ka shtuar ai.

Murati ka treguar gjithashtu se për dy muajt e fundit të vitit do të dyfishohen edhe skemat sociale.

“Në kuadër të masës 3.2 për mbështetjen e pensionistëve dhe familjeve me asistencë sociale, ky vendim synon dyfishimin e pagesës për dy muajt e mbetur të vitit. Pra, rritja do të jetë dyfish prej 260 euro. Duke marr parasysh rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës që t’iu dalim në ndihmë 20 mijë familjeve që përfitojnë nga kjo masë, me masën paraprake që preken direkt nga masat”, ka përfunduar Murari.

Një lajm i tillë duket se nuk i vjen për shtat politikave të kryeministrit Rama, i cili mburret për rritje pagash e pensionesh, me çmime banale të cilat nuk krahasohen as me Kosovën. Vetëm dje, qeveria dorëzoi në Kuvend projektligjin për “Buxhetin e Shtetit” të vitit 2022 duke parashikuar të shpenzojë rreth 637 miliardë lekë kundrejt 536 miliardë lekë të ardhura. 

Në projektdraft vihet re një shtesë mesatare prej 6 për qind për mësuesit dhe personelin shëndetësor, ndërsa shpenzimet për administratën publike janë planifikuar të shkojnë 90.6 miliardë lekë.

Sa i përket kategorisë së pensionistëve, do të ketë një rritje minimale duke marrë në konsideratë vetëm indeksimin e tyre në treguesit e inflacionit. Të ardhurat e pensionistëve u kufizuan nga reforma e vitit 2014 nëpërmjet dy ndërhyrjeve kryesore. E para, ndryshoi formula e llogaritjes, duke e modernizuar skemën sipas parimit se ai që kontribuon më shumë, fiton më shumë.

E dyta, ligji i ri i vitit 2014 e ndalon rritjen e pensioneve, duke marrë në konsideratë vetëm indeksimin e tyre të përvitshëm, me nivelin e inflacionit. Reforma për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015 pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2025 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032. Masa e pensionit mesatar urban arriti në 15,732 lekë gjatë vitit të kaluar nga 16,2543 lekë që ishte në vitin 2019, ndërsa në fshat arriti 9295 lekë, sipas të dhënave zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Kështu, qeveria për vitin 2022 ka parashikuar në buxhet një fond prej 2.6 miliardë lekësh për indeksimin e pensioneve, ndërsa ka akorduar gjithashtu një fond tjetër prej 3.5 miliardë lekësh me qëllim dhënien e një bonusi ndaj pensionistëve për festat e fund vitit.

Nëse pensionistët tanë shpërblehen vetëm për Vit të Ri, mosha e tretë në Kosovë ndihmohet vazhdimisht nga qeveria. Ndërsa ministrja Delina Ibrahimaj mburret me shpërblimin, harron se pensionistët gjatë gjithë vitit jetojnë me lëmosha dhe nuk mbulojnë dot as nevojat bazë. Ndryshe nga i madhi, “vëllai i vogël” duket se ka në qendër të punës së tij interesin e qytetarëve, dhe jo propagandën mediatike.

Etiketa: pensione

Lajme të lidhura

Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Para
VIDEO, “kisha frikë ta tregoja”, futbollisti zbulon të vërtetën: Jam homoseksual

VIDEO, “kisha frikë ta tregoja”, futbollisti zbulon të vërtetën: Jam homoseksual

TË FUNDIT

Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25

GJKKO ka shtyrë për në datën 22 dhjetor çështjen për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Po ashtu mësohet...

Lexo më shumë
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com