GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Pensionet dhe shteti që nuk jep llogari për dështimet!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pensioni mesatar neto në Shqipëri kishte vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian në vitin 2025, niveli më i ulët në Ballkanin Perëndimor. Sipas të dhënave nga Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtarë (wiiw), në vitin 2025, me pensionin mesatar neto në Shqipëri mund të blije afërsisht po aq mallra e shërbime sa me 260 euro në BE, me çmimet mesatare atje (Krahasimi bëhet në standardin e fuqisë blerëse (PPS), një njësi që Eurostat përdor për të marrë parasysh dallimet në çmime mes vendeve).

Edhe pasi merren parasysh dallimet në çmime, pensioni mesatar në Shqipëri kishte vetëm gati një të pestën e fuqisë blerëse të pensionit mesatar në BE. Shqipëria e ngushtoi hendekun me BE-në me 1,3 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2024, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u afruan përkatësisht me 11,6 dhe 7,8 pikë.

Vetëm Kosova ishte pranë Shqipërisë, me 272 euro, ose 20% të mesatares së BE-së,  matur po me PPS. Bosnja dhe Hercegovina arriti në 42% të nivelit europian, Serbia në 44% dhe Maqedonia e Veriut në 52%. Mali i Zi kryesonte me 803 PPS, ose 58% të mesatares së BE-së. Me pensionin mesatar në Mal të Zi mund të blihej afërsisht trefishi i mallrave dhe shërbimeve që mbulonte pensioni mesatar në Shqipëri.

Sipas Institutit të Vjenës Shqipërisë, së bashku me Kosovën dhe Serbinë do t’i duheshin mbi 100 vjet për të arritur nivelin mesatar të pensioneve në BE, sipas skenarit 2025. Në të njëjtin skenar, Mali i Zi do ta arrinte mesataren europiane në 14 vjet, Maqedonia e Veriut në 23 dhe Bosnja e Hercegovina në 40. Në Shqipëri, pesha në rritje e pensioneve të pjesshme ndihmon për të shpjeguar nivelin e ulët të përfitimeve.

Vitin kaluar 55,2% e pensioneve të pleqërisë ishin të pjesshme, nga 52,1% një vit më parë. Rreth 354 mijë përfitues të kësaj kategorie merrnin mesatarisht 13.500 lekë në muaj. Për personat që përfituan një pension të ri të, periudha mesatare e sigurimit ishte 24,5 vjet, rreth 14 vjet më pak se periudha e plotë prej 38 vjetësh e 8 muajsh.

Puna e padeklaruar dhe nën-deklarimi i pagave ndikojnë në pension në mënyra të ndryshme. Periudhat pa sigurim shkurtojnë vjetërsinë që njihet për llogaritjen e pensionit, ndërsa një pagë e deklaruar më e ulët zvogëlon bazën mbi të cilën llogaritet shtesa për çdo vit sigurimi. Sipas INSTAT-it, 21,8% e punësimit në biznese ishte informal në vitin 2025. Banka Botërore e identifikon nën-deklarimin e pagave si problem të përhapur në skemën shqiptare.

Brenda vendit, diferenca mes dy skemave mbetet e ndjeshme, pasi pensioni mesatar mujor i pleqërisë ishte 20.123 lekë në skemën urbane dhe 12.313 lekë në skemën rurale, sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Pensionet e reja të zakonshme të pleqërisë u lidhën me një mesatare prej rreth 16.500 lekësh në muaj. Në tetor 2025, pensionet u indeksuan me 2,5%, çka i shtoi 500 lekë në muaj një pensioni prej 20 mijë lekësh.

Në vitin 2025, për çdo pension kishte mesatarisht 1,18 kontribuues, ndërsa subvencioni buxhetor për skemën e detyrueshme arriti në 10,2 miliardë lekë. Sipas Bankës Botërore, vetëm 46% e popullsisë në moshë pune kontribuon në skemën e pensioneve. Plakja e popullsisë shton presionin mbi një skemë që mbështetet te kontributet e të punësuarve për të financuar pensionet e sotme./Monitor

 

Etiketa: EuropeKryesore1pensioneShqiperi

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

22:30 - 16/11/26
Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje
Aktualitet

Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

22:08 - 16/11/26
Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij
Aktualitet

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 17 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:50 - 17/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Pensionet dhe shteti që nuk jep llogari për dështimet!

Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

07:48 - 17/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Nëntor 2026

07:34 - 17/11/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 Nëntor 2026

07:32 - 17/11/26
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

22:30 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com