GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pensionistët në Kavajë “me shpatulla pas murit”, ku shkuan lekët që u vodhi punonjësja e Postës?

21:04 - 02/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pensionistët në Kavajë “me shpatulla pas murit”, ku shkuan lekët që u vodhi punonjësja e Postës?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Fiks fare u ankuan disa pensionistë nga Luzi i Kavajës, se s’kanë marrë pensionet për disa muaj, pasi një ish-punonjëse ia ka përvetësuar.

Punonjësja ka ndërruar jetë dhe qindra pensionistë kanë ngelur në mes të katër rrugëve, pa asnjë informacion nëse do i marrin apo jo lekët e tyre.

Selman Didja njëri prej pensionistëve u shpreh për Fiksin se ai kishte rreth 70 mijë lekë pension të tijën dhe të bashkëshortes të cilat në sistem figurojnë se i ka marrë , ndërkohë që në realitet çifti Didja nuk kanë marrë asnjë kokërr leku.

“Bëhet fjalë për pensionin e muajit dhjetor 2021 dhe janar 2022 si dhe të shpërblimeve që s’i kemi marrë. Kam shkuar te Posta Shqiptare, në Luz të Kavajës për të tërhequr pensionin në dhjetor. Një punonjëse, e quajtur Lejla Lusha, më ka thënë se pa merak do t’i marrësh. Kam ikur në Itali dhe jam kthyer në muajin shkurt 2022. Kam shkuar te posta dhe ajo punonjëse nuk ishte. Pyes punonjësit e tjerë dhe më thonë se në sistem del që i ke marrë. U them që s’i kam marrë dhe kush i ka bërë shënimet. Pensionin tim dhe të bashkëshortes sime, për këto muaj, që shkojnë diku te 700 mijë lekëshi, i ka marrë kjo punonjëse. Në atë kohë kam mësuar se punonjësja Lejla Lusha ka ndërruar jetë. Më kanë thënë se ka vrarë veten. Po s’di gjë më shumë. Unë kërkoj lekët e mia, ashtu si unë janë edhe qindra të tjerë në Luz dhe në fshatin Vorrozen. Kemi bërë denoncime në polici po deri tani asnjë gjë. Ne kërkojmë vetëm të drejtën tonë, asgjë më tepër”, shprehet Selmani.

Fiksi, së bashku me pensionistin interesohen tek filiali i postës në Luz të Kavajës,  ku ky i fundit tërheq pensionin.  Punonjësi i postës shprehet se në sistem si Selmani por edhe shumë të tjerë figurojnë që e kanë marrë pensionin, madje  edhe mandati që del nga kompjuteri  është i firmosur.  Ai thotë se ky problem ka shkuar te Posta në Kavajë dhe se do e zgjidhin ata, po deri më tani s’ka marrë asnjë përgjigje.  Kur gazetari i Fiksit  i kërkon se sa pensionista janë si Selmani , punonjësi   shprehet se nuk ka një listë sesa persona mund të jenë apo një shumë të caktuar se sa u është përvetësuar në mënyrë të padrejtë këtyre pensionistëve.  Pyetjes se kush mund t’i ketë përvetësuar këto para, punonjësi u shpreh për paraardhësen  e tij e cila në sistem i ka hedhur si të marra nga pensionistët këto para.

“Madje, thotë se secili pensionist ka firmën në atë regjistër. “Ajo punonjësja, Lejla Lusha, ka vrarë veten për këto probleme. Tani po merret drejtoria në Kavajë dhe në Tiranë. Besoj se mund të dalë ndonjë listë me fondin e emergjencave, po ne s’kemi listë dhe s’dimë ku t’i drejtojmë”, thotë punonjësi.

Fiks Fare u interesua në Drejtorinë e Postës në Kavajë. Drejtoresha Sonila Peza nuk ishte në punë, pasi kishte mbledhje në drejtorinë qendrore në Tiranë. Por në një telefonatë të zhvilluar me të ajo i kërkon Fiksit një kërkesë zyrtare, pasi çështja është referuar në polici e në prokurori dhe po merren me këtë gjë. Pas kërkesës që Fiksi bëri ende nuk është kthyer përgjigje nga Pasta Kavajë.

 

Etiketa: KavajëPensioniste

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
Kokalari sfidon sërish Këlliçin: Pse ka kaq shumë anëtarë të FRPD në Këshill Kombëtar?

Kokalari sfidon sërish Këlliçin: Pse ka kaq shumë anëtarë të FRPD në Këshill Kombëtar?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar te pandehuren Belinda Balluku, e cila është e pezulluar si zëvendëskryeministre dhe...

Lexo më shumë
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com