GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Pensionistët, “Profesori i Ekonomisë” dhe 3 këshilla për këtë të fundit!

12:15 - 01/11/24
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Pensionistët, “Profesori i Ekonomisë” dhe 3 këshilla për këtë të fundit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Irena Beqiraj

Dje në Opinion, Kryeministri kishte marrë përsipër t’u shpjegonte disa grave pensioniste përse nuk ishin rritur pensionet edhe pasi ai edhe qeveritë e tij, e kanë rritur ekonominë shqiptare me shumë se rajoni.

Teksa e dëgjoja pyeta veten 1) i është mbushur mendja se di te shpjegojë ekonomi që kur Ogerta Manastriliu e vendosi në Krye te Këshillit Shkencor apo pensionistet i duken të paditura sa që me pasionin që reciton “faktet” mendon se mund ti bindë ?

Sokrati thotë: kur nuk përmirëson dot gjendjen, bëju “profesor”. Por meqe kesaj rradhe profesori eshtë edhe Kryeministri i kam disa këshilla për të.

Këshilla e parë për “profesorin”: Në ekonomi krahasojmë shifrat reale jo nominale!

Pra vertet pensioni mesatar ishte 101 euro në 2013 edhe 183 euro në 2023 por për të arritur tek shifra reale e rritjes duhet të marrim parasysh efekin e kursit të këmbimit (35 % ) edhe efektin e inflacionit rreth 34 %.

Shkurt rritja reale e pensioneve ka qenë 0. Ndaj gruaja që merrte kemp nuk jeton më mirë sot me 20,000 lekë pension nga çfarë kishte jetuar ne 2013 me 12,000 lekë.

Këshilla e dytë për “profesorin” jo cdo cështje shpjegohet me të njëjtat mjete propagande. Grafikët edhe argumentet që kishte zgjedhur nuk adresonin çështjen që shqetesonte  gratë në atë sallë, të cilat qartazi artikuluan  se cmimet e shportës së tyre ishin rritur disa fish me shumë se inflacioni.

Pensionistët konsumojnë një shportë me produkte inferiore , ose ndryshe  produktet më bazike me cmimet me të lira të mundëshme. Në periudha kur cmimet  përgjithesisht tentojnë të rriten cimimet e këtyre produkteve rriten me shumë sesa cmimet e produkteve normale.  Ndaj e gjora grua këmbëngulte të dinte pse cmimet e ushqimeve qe ajo konsumon cdo vit  rriten më shume sesa indeksi i inflacionit.

Kryeministri  “profesor” dje kuptoi që pamundësia për të jetuar ka bërë që pensionistet të binden se:

1) Indeksimi nuk është rritje pensionesh

2)konsumojnë produke inferiore që cmimet u rriten më shpejt e më shume sesa produkeve të tjera.

3) vlerësimi o lekut ka ulur vlerën e parave që u dërgojnë fëmijët, duke ulur kështu burimin e dyte të të ardhurave të pensionisteve.

4) bonusi i fund vitit ose pensioni i trembëdhjetë do të varet gjithmone nga çfarë do të mbeten pa shpenzuar në arkën e qeverisë edhe si e tille nuk ofron qëndrueshmëri, ndaj edhe nuk është zgjidhje.

Sikurse pensionistët pjesa me e rëndësishme e elektoratit socialist kanë  kuptuar që “Profesori” Kryeministër nuk ka përgjigje për ta!  Ekonomia “fluskë” që ka ndërtuar këto 12 vite nuk ja mundesojne përgjigje.

Pensionet nuk mund te rriten:

1)pa adresuar me mjetet e duhura ndryshimet strukturore demografike

2) pa diversifikuar një orë e më parë strukturën sektoriale ekonomike të vendit

3) pa ndryshuar strukturën e takave të cilat I kemi përdorur herë si morfinë e herë si karamele per ulur dhimbjet e një ekonomie që nuk prodhon rezultate për të gjithë

Këshilla e tretë edhe e fundit “për profesorin”: në ekonomi   madhësia e byrekut nuk ka lidhje fare me sa konsumon pensionisti.

Arritja e vetme në mbështetje të tyre në këto 12 vjet është vendosja e pensionit social. Flisni vetëm për të.

*Marrë nga “FB” i autorit

Etiketa: Irena Beqiraj

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

Detyronte djalin e saj të mitur të shiste drogë, arrestohet shqiptarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com