GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pensionistët protestojnë para kryeministrisë: Nuk i besojmë kryemashtruesit Rama

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Pensionistët protestojnë para kryeministrisë: Nuk i besojmë kryemashtruesit Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pensionistët janë ngritur sot në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar rritjen e pensioneve.

Një nga pensionistët u shpreh se “na ka mbetur vetëm të kapim armë, na bënë të mbysim veten”, duke theksuar “ne e ndërtuam Shqipërinë”.

“Këta hajdutë na kanë bërë për të mbytur veten. Gruan e kam sëmurë, vajzën e kam sëmurë. Marr vetëm 180 mijë lekë, 4 mijë lekë përfitova nga indeksimi. Më shkojnë 70 mijë lekë ilaçe, kërkoj pension 400 mijë leke, nën këtë pension s’duhet të ketë. Ne e ndërtuam Shqipërinë. Çfarë nuk kemi vuajtur, A ju vjen turp. Presidenti 4 mln, është vetëm 1 kukull, deputetët 3 mln rrogë, por janë në kurriz tonin. Na vjen keq, nëse nuk i mbushet mendja na ka mbetur vetëm të kapim armët. O të na rrisë pensionin, ose të ikin”, tha i moshuari.

“Nëse fëmijët tanë nuk do të na ndihmonin, këtu do të ishte derdhur gjaku në gju, aq keq është situata me pensionet”. Kështu u shpreh pensionisti Vladimir Dushniku, para protestës së pensionistëve para kryeministrisë të parashikuar për në orën 10:00. Sipas tij remitancat janë turp i qeverisë, ndërsa akuzon kryeministrin që nuk e njeh situatën e pensionistëve.

“Të ballafaqohet me mua (Rama) dhe jo të largohet kur nuk i pëlqen. Mbi 50% e pensionistëve nuk kanë vite pune se u shkatërruan fabrika e uzina dhe ngelën pa punë. Nuk është faji i këtyre pensionistëve që nuk kanë dokumente. Duhet t’i njohë se njerëzit kanë vite që punojnë. Siç tha për kooperativistët, ashtu duhet edhe për ndërmarrjet që u zhdukën. Ç’faj kam unë që punoj në këto ndërmarrje që nuk derdhin kontribute? Ku janë tatimet? Pres pjesëmarrje në protestë. Reagimi dhe nervozizmi i pensionistëve ka vajtur ku nuk mban më. Por ai nuk e njeh realitetin. Ka mbyllur zyrat, nuk ankohet dot njeri. Kur unë kam një ankesë ku ta adresoj? Gjithë këto probleme që kanë pensionistët ç’është kjo online? Edhe në SHBA ka online, po kanë zyra”, tha pensionisti.

Duke e identifikuar veten socialist, por të zhgënjyer nga Rama, Dushniku theksoi ky vend është bërë i pajetueshëm dhe të gjithë, sipas tij, po të mundeshin, do të largoheshin nga Shqipëria.

“Janë tharë rrënjët. Vjen nipi me mbesën, gjyshi nuk u jep dot një akullore. Këtu është bërë ku thërret qameti. Nuk ka as arsim, shëndetësi, as mjedis, të biesh në tokë s’ke një stol, jo këtu në qendër se këtu i ka zbukuruar ai, se vijnë turistët të vijë në Yzberisht e Astir, apo Bregu i lumit. Të ishte për mua të gjithë do të iknin. Këtu nuk është vend i jetueshëm”, u shpreh.

Ai i bëri thirrje përfaqësive diplomatike të mos i besojnë më Ramës.

“Unë i bëj thirrje përfaqësive diplomatike të mos i besojnë më këtij mashtruesi. Ky është kundër BE e popullit të vet”.

Etiketa: Kryesore1PensionisteRama

Lajme të lidhura

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26
Para
Sekuestrohet pallati me vlerë 1 milion euro në pronësi të Pëllumb Tudës

Sekuestrohet pallati me vlerë 1 milion euro në pronësi të Pëllumb Tudës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26

Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Tiranë, duke vijuar për të 83-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë dhe kastës...

Lexo më shumë
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

16:25 - 21/08/26
Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26
Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com