GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pentagoni hedh poshtë zyrtarisht idenë e transferimit të avionëve të Polonisë në Ukrainë

23:28 - 09/03/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Pentagoni hedh poshtë zyrtarisht idenë e transferimit të avionëve të Polonisë në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pentagoni hodhi poshtë zyrtarisht idenë e transferimit të avionëve MIG-26 të Polonisë në Ukrainë, duke thënë se një lëvizje e tillë do të përbënte një “rrezik të lartë”.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby e bëri të ditur qëndrimin në një konferencë për shtyp duke shtuar se edhe zbulimi amerikane ka paralajmëruar kundër transferimit, duke thënë se “mund të shihet si shkallëzues” nga Rusia.

Më herët, një zyrtar i lartë amerikan e mbrojtjes tha se nuk është e qartë se si do të realizohej nga ana logjistike futja e avionëve shtesë në “një hapësirë ajrore shumë të kontestuar”, duke iu referuar ofertës së Polonisë që avionët e saj MIG-29 të dërgoheshin në një bazë ajrore amerikane me qëllim që t’i jepeshin më pas Kievit.

Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha të mërkurën në konferencën e përditshme për shtyp se ka pikëpyetje logjistike lidhur me një mundësi të tillë.

“Si mund të futësh avionë në Ukrainë në një mënyrë që nuk është shkallëzuese?” tha ajo.

Zyrtari i mbrojtjes tha se ukrainasit po përdorin kapacitete të tjera me efektet shumë më të madh dhe se nuk ka ndonjë vendim përfundimtar për këtë çështje.

Të martën Polonia tha se ishte gati të dërgonte të gjithë avionët e saj MIG-29 në bazën ajrore Ramstein në Gjermani dhe t’i vendoste në dispozicion të Shteteve të Bashkuara, duke u kërkuar anëtarëve të tjerë të NATO-s të bënin të njëjtën gjë.

Sipas propozimit polak, SHBA do të furnizonte Poloninë me avionë amerikanë me “kapacitet të ngjashëm”.

Por Polonia nuk ia kishte parashtruar këtë ide administratës së presidentit Bidenit përpara se të dilte publikisht me të.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha të mërkurën se furnizimi me avionë luftarakë i Ukrainës duhet të bëhet bashkërisht nga vendet e NATO-s.

“Një vendim i tillë serioz si furnizimi me avionë duhet të ndërmerret unanimisht nga e gjithë aleanca e Atlantikut të Veriut,” tha kryeministri polak sot gjatë një konference për shtyp në Vjenë.

“Ne nuk ramë dakord të dërgonim avionë në mënyrë të njëanshme, sepse duhet të jetë vendimi i të gjithë NATO-s,” shtoi ai.

Zonja Psaki tha se për këtë çështje po zhvillohen bisedime në nivelin ushtarak me Poloninë, duke shtuar se nuk besonte se kjo do të ishte ndër temat kryesore gjatë vizitës së nënpresidentes Kamala Harris në Poloni dhe Rumani këtë javë.

Por fakti që çështja e avionëve luftarakë për Ukraninën paraqet një rast të rrallë mospërputhjesh në përpjekjen kryesisht të bashkuar nga aleatët e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën pa u përfshirë në një luftë më të gjerë me Rusinë, nënkupton që zonja Harris gjen një mjedis disi të ndarë.

“Ka shumë diskutime që duhen zhvilluar me polakët dhe më së miri bisedat duhen zhvilluar ballë për ballë”, thotë Daniel Fried, i cili ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Poloni nën administratën e Presidentit Bill Clinton dhe ka qënë këshilltar i lartë gjatë administatave të Presidentit George W. Bush dhe Presidentit Barack Obama.

Megjithatë pavarësisht nga qëndrimet e ndryshme për këtë çështje, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se lidhjet e Shteteve të Bashkuara me aleatin e NATO-s, Poloninë, mbeten të forta.

“Ne kemi një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme me Poloninë,” u tha gazetarëve zonja Psaki.

Ndërkohë kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau, zoti Scholz tha se Gjermania kishte ofruar lloje të ndryshme pajisjesh mbrojtëse dhe kishte dërguar armë për Ukrainën.

“Ne duhet të shqyrtojmë me shumë kujdes atë që bëjmë konkretisht dhe sigurisht avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj”, tha Kancelari Scholz.

Dërgimi i avionëve luftarakë nga një bazë e SHBA-së dhe NATO-s në hapësirën ajrore të kontestuar nga Rusia, do të rriste rrezikun e zgjerimit të luftës përtej Ukrainës.

Kremlini e cilësoi ofertën e Polonisë si një skenar potencialisht të rrezikshëm dhe të padëshirueshëm.

Ukraina u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që t’i ofrojnë avionë luftarakë për t’i bërë ballë agresionit rus. Ligjvënësit amerikanë e kanë nxitur administratën e Presidentit Biden të mundësojë transferimin e avionëve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjithashtu i ka kërkuar vazhdimisht Perëndimit të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, por Shtetet e Bahkuara dhe aleatët e saj në NATO i kanë hedhur poshtë këto thirrje, pasi kjo do të nënkuptonte fillimin e një konfrontimi të drejtpërdrejtë me Moskën.

Ministria ruse e mbrojtjes ka paralajmëruar se vendet që ofrojnë aeroporte për sulme ndaj Rusisë mund të konsiderohen se kanë hyrë në konflikt.

MIG-29 është një avion luftarak sovjetik, që pilotët ukrainas dinë ta përdorin. Trajnimi për avionët amerikanë mund të kërkojë vite dhe një sistem plotësisht ndryshe mirëmbajtjeje.

Ndërkohë Pentagoni ka vendosur të dislokojë në Poloni dy sisteme mbrojtjeje ajrore “Patriot”.

Njoftimin e bën të ditur kapiteni i marinës Adam Miller, zyrtar i çështjeve publike të Komandës Evropiane.

Ai tha se vendimi ishte marrë me udhëzimin e Sekretarit të Mbrojtjes dhe me ftesë të aleatëve polakë.

“Dislokimi po kryhet në mënyrë proaktive për t’i bërë ballë çdo kërcënimi të mundshëm ndaj forcave të SHBA-së dhe forcave aleate dhe territorit të NATO-s”, shtoi ai.

Kapiteni Miller tha se ky veprim bëhet në mbështetje të angazhimit për mbrojtjen e aleatëve dhe “në asnjë mënyrë nuk do të mbështesë asnjë operacion sulmues”.

“Çdo hap që ndërmarrim ka për qëllim të frenojë agresionin dhe të sigurojë aleatët tanë.”/VOA/

 

Etiketa: AvionetPentagoniPoloniTransferimiUkraine

Lajme të lidhura

Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament
Botë

Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament

09:43 - 27/04/26
Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit, gjendet i vdekur ish anëtari i Forcave ajrore të SHBA
Botë

Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit, gjendet i vdekur ish anëtari i Forcave ajrore të SHBA

07:58 - 27/04/26
“Lufta do të përfundojë shumë shpejt”, Trump: Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin
Botë

“Lufta do të përfundojë shumë shpejt”, Trump: Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin

19:25 - 26/04/26
Para
Nuk kanë të ndalur ofertat për klubin e Chelsea, në garë është dhe miliarderi ganez

Nuk kanë të ndalur ofertat për klubin e Chelsea, në garë është dhe miliarderi ganez

Discussion about this post

TË FUNDIT

FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë
Aktualitet

FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë

13:50 - 27/04/26

Renato Mhillaj, i cili ishte vetëm 13 vjeç në vitin 2016 kur babai i tij Genc Mhillaj u vra me...

Lexo më shumë
“Jam i pamposhtur!” Meta reagon pas shtyrjes së seancës: Asnjë çudi nga drejtësia sorosiane

“Jam i pamposhtur!” Meta reagon pas shtyrjes së seancës: Asnjë çudi nga drejtësia sorosiane

13:29 - 27/04/26
Kushtetuesja publikon vendimin e plotë, Veliaj rikthehet kryetar bashkie

Mbahet gjyqi në themel për Veliajn, kryebashkiaku nuk shkon në seancë: Duk dua të vij!

13:15 - 27/04/26
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Zhupa: Paketa e Maleve është paketa e tjetërsimit të pronës private nga Rama për hajdutët e tij

13:00 - 27/04/26
Lufta për kreun! Vetëm pak orë para supersfidës Elbasani – Vllaznia, policia merr masa ekstreme

Lufta për kreun! Vetëm pak orë para supersfidës Elbasani – Vllaznia, policia merr masa ekstreme

12:47 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com