GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pentagoni heq fotot e afganëve të rrezikuar

08:08 - 02/11/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pentagoni heq fotot e afganëve të rrezikuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pentagoni njoftoi të hënën se ka hequr përkohësisht nga faqja e tij e internetit dhjetëra mijëra fotografi dhe video të afganëve që mbështetën përpjekjet amerikane gjatë luftës, pasi mendohet se janë të ekspozuar ndaj një hakmarrjeje të talebanëve.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby tha se duke filluar nga gushti gjatë evakuimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, të gjitha imazhet që shfaqnin fytyrat ose tipare të tjera të identifikueshme të afganëve të rrezikuar u hoqën. Ai tha se imazhet do të rikthehen në dispozicion të publikut kur situata të konsiderohet e sigurtë.

Zoti Kirby tha se 124 mijë foto dhe 17 mijë video u hoqën dhe u arkivuan në Shërbimin e Shpërndarjes së Informacionit Vizual të Mbrojtjes.

“Ishte një sipërmarrje e madhe dhe na mori shumë kohë – gati dy muaj,” tha zoti Kirby, duke shtuar se ende nuk është përfunduar. “Ne e bëmë këtë për të treguar kujdes, nga respekti për detyrimin që kemi ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, dhe në kohën e duhur kur të jetë e përshtatshme, ne absolutisht do t’i publikojmë sërish imazhet”.

Kirby tha se vendimi i tij ishte në përputhje me një shqetësim në të gjithë qeverinë amerikane se talebanët, të cilët mposhtën me shpejtësi forcat afgane të sigurisë verën e kaluar dhe morën kontrollin e Kabulit më 15 gusht, do të kërkonin të hakmerreshin kundër afganëve që kishin ndihmuar Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës 20-vjeçare.

“Shqetësimet janë të vlefshme dhe ne nuk kërkojmë asnjë ndjesë për marrjen e këtij vendimi. Unë ende besoj se ishte gjëja e duhur për të bërë”, shtoi ai. “Asgjë nuk është fshirë. Thjesht po arkivohet derisa të besojmë se është koha e duhur për t’i rikthyer ato”./VOA

Etiketa: AfganePentagoni

Lajme të lidhura

Sot bisedimet e paqes/ Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!
Botë

Sot bisedimet e paqes/ Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

11:51 - 11/04/26
Vance dhe Ghalibaf – Kush janë dy drejtuesit e delegacioneve për bisedimet mes SHBA dhe Iranit
Botë

Vance dhe Ghalibaf – Kush janë dy drejtuesit e delegacioneve për bisedimet mes SHBA dhe Iranit

11:38 - 11/04/26
Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht
Botë

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

11:23 - 11/04/26
Para
Njerëzit me “energji vampiri”, 6 mënyra për t’i shmangur

Njerëzit me “energji vampiri”, 6 mënyra për t’i shmangur

TË FUNDIT

FSHF Sunday League/ Dajti dhe Primo MFC sigurojnë finalen e Kupës së Kampionit
Sport

FSHF Sunday League/ Dajti dhe Primo MFC sigurojnë finalen e Kupës së Kampionit

15:29 - 11/04/26

Janë zhvilluar gjysmëfinalet e Kupës së Kampionit në FSHF Sunday League, duke përcaktuar dy skuadrat finaliste që do të luftojnë...

Lexo më shumë
Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim

15:00 - 11/04/26
Punonjësi humbi jetën në punë, ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër

Punonjësi humbi jetën në punë, ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër

14:30 - 11/04/26
Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen pesë persona dhe mes tyre një 12 vjeçar

Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen pesë persona dhe mes tyre një 12 vjeçar

14:19 - 11/04/26
Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant

Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant

13:55 - 11/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com