GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Klodian Tomorri

Tre muaj më parë një institucion publik shpalli një tender gjigand me shumë shifra. Lloji i procedurës ishte ajo e negocimit me shpallje paraprake, pra një garë e mbyllur me dy faza. Sipas dokumentave të tenderit një nga kriteret parakualifikuese ishte se kompanitë duhet ta kishin xhiron sa 30 për qind e fondit limit. Problemi ishte se institucioni nuk e tregonte fondin limit.

Një kompani e interesuar për të marrë pjesë në garë i dërgon shkresë zyrtare institucionit ku i thotë; “Ju lutem na thoni sa është fondi limit, që të dimë sa është 30 për qindëshi për t’u kualifikuar.” Por institucioni nuk përgjigjet. Nuk e tregon fondin limit dhe zhvillon tenderin.

Një javë më vonë institucioni shpall fituesit e fazës së parë. Kompanisë që kërkoi informacion për fondin limit i dërgoi vlerësimin duke i thënë se ju skualifikoheni pasi nuk përmbushni kriterin e xhiros sa 30 për qind e fondit limit. Kjo nuk është sajesë. Nuk është as ndonjë ngjarje e ndodhur në ndonjë vend të largët të botës së tretë. Është ngjarje reale e ndodhur në Shqipëri, vetëm tre muaj më parë.

Institucioni publik është AKSHI. Tenderi në fjalë është “Upgrade i sistemit të transmetimit –DATACOM për komunikimet e policisë,” dhe vlera e tij është 10 milionë euro. Kompanitë që u kualifikuan në fazën e parë janë ato të përhershmet; Infosoft, Advanced Business Solution dhe T B S 96. Të tre këto kompani kanë marrë së bashku tendera sekretë nga AKSHI sa gjysma e pakos së madhe, për të cilën qeveria ka një muaj që bërtet. Por bizneset këtë qëllim kanë, të fitojnë para. Problemi i qytetarëve janë institucionet.

I shndërruar në gropën më problematike të prokurimit të parasë publike në Shqipëri, AKSHI nuk i trembet më as ligjit dhe nuk ka frikë ta shkelë atë haptazi. Prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në Shqipëri rregullohen përmes një vendimi të posaçëm të Këshillit të Ministrave. Vendimi në fjalë është miratuar në dhjetor të vitit 2020 dhe në nenin 4 të tij thotë shprehimisht:

“Njoftimi i kontratës përmban të gjithë informacionin e nevojshëm që i jep mundësi operatorëve ekonomikë të vendosin, nëse do të marrin pjesë ose jo në procedurat e prokurimit. Ky informacion përfshin: emrin dhe adresën e autoritetit kontraktor; adresën elektronike të autoritetit kontraktor; objektin; procedurën e prokurimit; vlerën limit të përllogaritur të kontratës etj etj…..” 

Por AKSHI-t nuk i bëhet vonë për ligjin dhe vendos të prokurojë 10 milionë euro në shkeljë të hapur të VKM-së. Dhe ka vetëm një arsye se pse një institucion e shkel ligjin kaq hapur. Ajo është korrupsioni.

Një ditë më parë, përmes një reagimi zyrtar, AKSHI i cilësoi akuzat ndaj saj për rrjedhjen e të dhënave personale dhe skandalet tjera si sulme politike. Le ta marrim të mirëqenë se AKSHI-t po i bie në qafë opozita që përbalt çdo gjë dhe gjithçka. Le ta marrim të mirëqenë po ashtu se AKSHI nuk ka asnjë përgjegjësi për patronazhistët, për rrjedhjen e të dhënave dhe skandalet e tjera. Por prapë ka një problem. Këtij tenderit dhe shumë të tjerëve si ky, çfarë t’u bëjmë?

Në botën normale hajdutët sulmohen. Sulmohen politikisht, sulmohen ligjërisht dhe kur kapen në flagrancë duke prokuruar 10 milionë euro në shkelje të ligjit futen në burg. Por meqë ligji këtu vepron sipas dëshirës së Maliqit, AKSHI ka gjithë të drejtën të thotë që po i bien në qafë politikisht.

Etiketa: AKSHIbienne qafe

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

08:10 - 24/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Opinion

Shqipëria nuk vuan nga protestat, por nga korrupsioni dhe pushteti i pakontrolluar

12:37 - 23/10/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Para
Djegiet e makinave në Vlorë, policia arreston 1 person

Djegiet e makinave në Vlorë, policia arreston 1 person

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh
Aktualitet

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

18:41 - 26/10/26

Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas një qëndrimi prej rreth shtatë orësh. Pasi ka...

Lexo më shumë
Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme

Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme

18:33 - 26/10/26
Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

18:23 - 26/10/26
Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26
Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com