GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Për Astrit Gjikondajn, Sako fshin 20 kompani nga tenderi 475 MLN lekë i shkollës “Demokracia”

13:01 - 29/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Për Astrit Gjikondajn, Sako fshin 20 kompani nga tenderi 475 MLN lekë i shkollës “Demokracia”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më fund, pas pesë vjet ankesave dhe denoncimeve të prindërve për gjendjen e shkollës “Demokracia”, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, vendosi ta riparojë objektin. Por, joshja për përvetësuar e shtyn prokurimin drejt ujërave të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Rikonstruksion shkolla 9 vjeçare “Demokracia’, për të cilin është vënë në dispozicion fondi me vlerë 475 milionë lekë.

Gara është hapur në fund të dhjetorit 2023 dhe afati ka qenë deri më datë 8 janar 2024.

Pikërisht brenda asaj ditë është shpallur fituesi. Interesi i operatorëve ka qenë i lartë dhe si rrjedhojë kanë propozuar ofertat 21 kompani.

Tre prej tyre për çudi u tërhoqën në momentin e fundit, ndërkohë 6 kompani të tjera janë skualifikuar me argumentin se nuk kanë dorëzuar dokumentin e plotë për disa punonjës dhe 11 oferta të tjera gjithashtu janë skualifikuar që në fazën e parë, për të cilat nuk është dhënë një argument ligjor.

Kështu, duke eliminuar konkurrencën, Sako la në fazën e fundit vetëm zarfin e firmës ASI-2A CO me ofertë 350 milionë lekë. Kompania e drejtuar nga dyshja Andrea Gjikondajt dhe Astrit Gjikondajt nuk u përballë me asnjë konkurrent, sepse Sako i kishte paracaktuar me kohë, për ta marrë atë fond.

Sipas vlerësimit të bërë nga Open Data, ku prokurim është shënuar me “Flamur të kuq” si shenjë e riskut të korrupsionit.

Kështu, fondi prej 475 MLN lekë i bashkisë do të filtrohet në xhepat e korrupsionit dhe më pas do të shohim pasojat në cilësinë dhe afatin që do të kryhen punimet.

Për më tepër, vërejmë se nuk do të bëhet rikonstruksion total i shkollës, por do t’i ndërrohen dyert e dritaret, do të bëhet risuvatim dhe lyerje e mureve.

Në fakt, situata e godinës së shkollës përkeqësohet edhe nga ambienti përreth saj.

Kujtojmë se në verën e vitit 2019, prindër dhe nxënës të shkollës “Demokracia”, në lagjen 15 të Durrësit, dolën në një protestë dhe deklaruan në media se shkonin në mësim tepër të shqetësuar nga kjo gjendje, që vazhdon prej vitesh e cenon sigurinë e fëmijëve, si dhe procesin mësimor pas çdo rrebeshi shiu.

“Po nuk u pastrua kanali, çfarë do të bëhet këtu. Pastro kallama kot. Kam kaq vite këtu e nuk është pastruar asnjëherë. Është gjynah për fëmijët. Bien aty. Skandal”, shprehej asaj kohe një punëtor i bashkisë, që ishte urdhëruar të pastronte terrenin përreth shkollës.

“Kanali i ujërave të zeza është shumë gjë e keqe. Vetëm këtu ndodh kjo gjë, në Shqipëri. Kam qenë në shumë vende, por kështu… Këtu është skandaloze. Janë gjithë këta fëmijë në shkollë. Këtu derdhen të gjitha ujërat e Durrësit që derdhen më tej në Porto Romano. Ne jemi shqiptarë po na vjen keq kur e shohim vendin tonë kaq keq, kështu pa rrugë, pa kushte”, shprehej në vitin 2019 një qytetar.

Edhe mësuesit theksonin në media se gjendja vazhdon të jetë problematike dhe askush nuk ka vënë dorë, pavarësisht ankesave të vazhdueshme.

“Kallamat janë rritur shumë. Vjen dhe shumë erë e keqe. Problem do të jetë. Kur ka shira e gjithë rruga bllokohet. Prindërit ankohen. Kemi bërë dhe ankesa në bashki po nuk kemi marrë përgjigje. Shpresojmë”, ka thënë mësuesja.

Në pamje të parë Zërat e tyre nuk janë dëgjuar për 5 vite, edhe njëherë që Sako shkoi të vërë dorë në këtë shkollë, synimin kryesore ka përfitimin personal dhe mbushjen e xhepave të familjes Gjikondaj.

Duhet theksuar këtu se, Astrit dhe Andrea Gjikondaj kanë abuzuar edhe herë të tjera me fonde për rindërtim shkolle. Përmendim rastin e Shkollës 9-vjeçare Himarë, ku morën miliona lekë në vitin 2021 edhe pse nuk plotësonin kriteret. Fakt ky i publikuar nga KLSH vetëm disa javë më parë.

Sa për kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriano Sako, duhet të themi se është modeli i ri i zyrtarëve, që i çojnë paratë e shtetit me çdo kusht tek klientela e korrupsionit, pa pasur frikë se mund të akuzohen dhe të shkojnë në burg!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimEmiriana Sakoshkolla demokraciatender

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Gjendet e vdekur një foshnjë e porsalindur në tualetin e një lokali

Gjendet e vdekur një foshnjë e porsalindur në tualetin e një lokali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius
Aktualitet

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius

09:02 - 12/01/26

Qarku i Elbasanit është përfshirë nga kushte të motit të ftohtë, të shoqëruara me temperatura shumë të ulëta, veçanërisht në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 12/01/26
Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje

08:12 - 12/01/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026

07:51 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com