GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Për auditimin e Bankers po na ndihmojnë arabët”, kreu i KLSH konfirmon: Detyrimet ndaj Albpetrol 34.6 milionë euro

19:59 - 29/10/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Për auditimin e Bankers po na ndihmojnë arabët”, kreu i KLSH konfirmon: Detyrimet ndaj Albpetrol 34.6 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ne Komisionin e Ekonomise, deputeti i PS-së Erion Braçe kërkoi disa sqarime nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për një auditim që i është bërë kompanisë Bankers Petroleum, nga ku rezulton se përveç evazionit fiskal, çështje për të cilën është në hetim, kjo kompani ka edhe 34.6 milion euro detyrime ndaj Albpetrol.

“Kompania e Bankers Petroleum i ka detyrime kompanisë Albpetrol 16 milion euro për zërin energji elektrike e pashlyer. Qëndron ky konstatim që ju keni bërë në raportin e auditimit për kompaninë Albpetrol apo jo? Dhe përsëri në auditim ju vëreni që është përsëri një detyrim i pashlyer. Pra nga Bankersi në drejtim të Albpetrolit, 54.000 ton naftë bruto e patërhequr me një vlerë referuar çmimit të bursës që shkon 18.6 milion euro të tjera. Po t’i mbledhësh këto janë gati 34.6 milion euro detyrime. Në kushtet kur Bankers Petroleum është në një procedim penal, në kushtet kur marrëveshja hidrokarbure është në fund të saj, cili është opinioni juaj? Apo vendimi apo sugjerimi apo rekomandimi që keni bërë? Si mund të mblidhen këto para?”, pyeti deputeti socialist.

Të gjitha këto shqetësime dhe pikëpyetje u aprovuan nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, por pa u dhënë një zgjidhje se si mund të rikuperohet dëmi.

Braçe kërkoi shpjegime edhe për gjobën prej 120 milionë euro që i është vënë përpara disa viteve Bankers, për shkak të mos pagimit të detyrimeve tatimore dhe më pas është pezulluar, por për këtë nuk pati një përgjigje.

“Bankers Petroleum i detyrohet shtetit shqiptar 120 milionë euro, vlerë akcize dhe detyrime që llogariten mbi të. Kanë kaluar 6-vjet nga akti i pezullimit, ndërsa shkelja po shkon në kufi të 10 viteve. Ca ndodh se nuk janë pak para, por i janë mohuar qytetarëve nga e njëjta kompani. Mes viteve 2014-2017 nga kompania e Bankers Petroleum është gjetur në shkelje të ligjit sa i takon detyrimeve fiskale dhe normalisht i është vendosur një gjobë që shkon në vlerën e një 120 milionë euro. Zbatimi i kësaj gjobe është pezulluar. Jemi në limite të mbetjes në fuqi të kësaj gjobe. Do doja të dija ju e keni evidentuar këtë fakt gjatë kontrollit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave që merret me detyrimet fiskale pikërisht këtyre kompanive përshi akcizën e kështu me radhë”, tha Braçe.

Ndërkohë më herët në komision Shehu deklaroi se në bashkëpunim edhe me autoritete ndërkombëtare po bën një auditim të detajuar për kompaninë Bankers, për periudhën 2019-2024.

“Është planifikuar në vitin 2025 auditimi mbi përfitimet nga shfrytëzimi i burimeve kombëtare nga Bankers për vitin 2019-2024. Auditim proces i cili është në fazë auditimi dhe po ndiqet me kujdesin maksimal nga ana e institucionit. Gjithashtu KLSH është duke bashkëpunuar me institucionin homolog të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe institucioneve të tjera homologe në drejtim të auditimit në fushën e hidrokarbureve”, ka deklaruar Shehu.

gijotina.com/

Etiketa: Bankers Petroleum

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
Flamurtari i vendit të fundit arrin fitoren e parë, mund kryesuesen Vllazninë

Flamurtari i vendit të fundit arrin fitoren e parë, mund kryesuesen Vllazninë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com