GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Për festat, 526 MLN lekë drita dhe fishekzjarrë, rekordin e mban Lali Eri dhe Sako, ja kujt ia dhanë paratë

12:02 - 07/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiakët shpenzojnë këtë fundviti qindra milionë lekë vetëm për zbukurimet, drita dhe fishekzjarrë. Sot do të tregojmë se si 9 bashki kanë shpenzuar

Kryebashkiakët shpenzojnë këtë fundviti qindra milionë lekë vetëm për zbukurimet, drita dhe fishekzjarrë. Sot do të tregojmë se si 9 bashki kanë shpenzuar

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiakët shpenzojnë këtë fundviti qindra milionë lekë vetëm për zbukurimet, drita dhe fishekzjarrë. Sot do të tregojmë se si 9 bashki kanë shpenzuar 526 milionë lekë vetëm për dekore.

Po ja nisim nga Bashkia Tiranë duke qenë se deri më tani ka raportuar 4 tendera të ndryshëm për dekore me vlerë 290 milionë lekë. Vetëm për  fishekzjarrë kryebashkiaku Erion Veliaj do të shpenzojë 30 milionë lekë. Jo vetëm që këto shifra i tejkalojnë vlerat e vërteta që harxhohen për këtë qëllim, por është e qartë se shumica e parave mbushin llogaritë e miqve të kryetarit Veliaj.

Më tutje vërejmë se 96 milionë lekë kryetari Veliaj i ka dhënë vetëm për të blerë vargje dritash, me siguri ato drita që po vendosen në godinën e bashkisë.

Nuk dimë sa do t’i shijojë kryebashkiaku këto zbukurime, pasi SPAK po i vjen rrotull për pasurinë e vënë me korrupsion, por ai ka guxuar që edhe këtë tender ta bëjë pa garë.

Në dokument shihet që  u dorëzuan dy oferta për  këtë tender, por njëra u skualifikua në fazën e parë, pasi nuk ka dorëzuar mostrat e fishekzjarrëve në afat. Me këtë argument shkoi në fazën e fundit vetëm firma  “ARTEO 2018”, e cila është shpallur menjëherë fituese pa garë. Kjo kompani ka pronar Artan Topin dhe nuk është rastësish përfituese e këtij fondi. Kompania ka fituar mbi 150 tendera duke u favozizuar në këtë formë nga zyrtarët.

Edhe vitin e kaluar, me të njëjtën shumë, tenderi iu dha kësaj kompanie.

Më tutje Bashkia Tiranë kë blerë 100 milionë lekë  dekore të tjera tek firma “Iceberg Communication” SHPK, në pronësi të biznesmenes Rafaela Rica, e njohur se çdo fundvit mbulohet me para nga bashkitë. Ndërkohë 65 milionë lekë të tjerë janë shpenzuar për të blerë zbukurime për Parkun e Liqenit Artificial. Shohim që çdo drejtori ka bërë shpenzime për hesap të vetë dhe kjo i ka leverdisur Lali Erit, prandaj i ka konfirmuar njëri pas tjetrit.

Shpenzimet e Vitit të Ri të kryetares Sako

Vendin e dytë për shpenzime për festat e mban Bashkia Durrës. Me kryetare Emiriana Sakon, që ka zhvilluar tenderin me objekt  “Blerje Dekori, viti 2024” dhe fond limit 58 milionë lekë. Siç mësojmë jenë planifikuar shpenzime të tjera për fishekzjarrë, por do të publikohen më vonë. Ndërsa kontratën e këtij tenderi Sako e mban ende larg syve të publikut, pra nuk e ka publikuar akoma në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

E lëshon dorën edhe Filo

Dhe vendin e tretë për shpenzime pa kriter për llamburitjen  e fundvitit zë Bashkia Korçë, e cila  ka shpenzuar 64 milionë lekë. Kjo bashki ka zhvilluar dy tendera. Një prokurim ka si objekt  “Shpenzime dekori (ndriçues dekorative)”, me vlerë 30 milionë lekë  dhe një tjetër kontratë me objekt  “Blerje elemente dekorative te ndriçuar” me vlerë 34 milionë lekë. Në fakt, referuar çmimeve të tregut, me vetëm njërin prej fondeve mund të ishin blerë të gjitha zbukurimet.

Pas Filos për harxhime të tilla vjen Fisnik Qosja i bashkisë Kavajë. Megjithëse është demokrat nga prejardhja politike, ky i fundit është si dy pika uji me paraardhësin socialist. Ai ka zhvilluar tenderin me objekt “Shërbimi i dekorit të festave të fundvitit”. Do të blihen vetëm drita të llojeve të ndryshme si dhe disa kabllo ndriçuese gjithashtu që kthehen në forma të ndryshme.

Vetëm për kaq do të shpenzohen 41 milionë lekë. Pra e qartë që do të bëhen edhe shpenzime të tjera!

Blerjet e zbukurimeve për këtë fundviti i ka bërë edhe Bashkia Sarandë, drejtuar nga Oltion Çaçi. Më 13 nëntor 2024, kryetari ka  zhvilluar tenderin me objekt “Blerje materiale dekori”, me vlerë  25 milionë lekë. Pas saj vjen Bashkia Kurbin, e cila ka shpenzuar 19 milionë lekë.

Edhe bashkia Shijak që ka vetëm një shesh për të zbukuruar ka shpenzuar 16 milionë lekë. Dhe më pak shpenzime ka bërë bashkia Përrenjas e cila ka paguar vetëm 8 milionë lekë për shpenzime zbukurimi!

Fondet janë të njëjta si vitin e kaluar, prandaj një pyetje na lind: Çfarë bëhet me  zbukurimet që blihen çdo vit? Vetëm me një përdorim janë dritat dhe dekoret?

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimEmiriana SakoErion Veliajfestafundvitsotiraq Filotendertenderazbukurime

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Dosja “Sky ECC” në Greqi/ Oficeri i policisë i kërkon trafikantit shqiptar 100 kg marijuanë dhe 10 kg kokainë

Dosja “Sky ECC” në Greqi/ Oficeri i policisë i kërkon trafikantit shqiptar 100 kg marijuanë dhe 10 kg kokainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë
Breaking Views

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26

Bayerni i Mynihut e nis vitin 2026 në Bundesligën Gjermane ashtu siç mbylli 2025 me një goleadë. Skuadra bavareze u...

Lexo më shumë
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26
Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com