GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Për hajër thotë Edi Rama

16:53 - 16/07/22
në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Për hajër thotë Edi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ilir Levonja 

Vetëm në Shqipëri të falin dhe të durojnë pafundësisht… Votoj Maqedonia e Veriut propozimin francez, për hajër thotë Edi Rama. Nga pas shqiptarët, bravo kryeministër. Të lumtë kryeministër etj. Po i thoni bravo njëriut, i cili nëse edhe arriti dhe e mundësoi çeljen e negociatave, e bëri për bythën e vet. Po ju nuk keni memorie. Keni vetëm inat dhe ndjesi turme. Shqipëria duhet të ishte anëtare e BE sot. Se kjo çelja e negociatave është vetëm çelje, ë? Nuk është se do ulesh në kolltuk atje menjëherë dhe do i flasësh Francës siç i flet lali Eri këshillit bashkiak të Tiranës. Ka punë, puna. Duhen edhe ca vite të tjera me detyra shtëpie. Dhe dhëntë Zoti ky proçes e bëhet bashkarisht. Ashtu si i ka hije një vendi me histori e kulturë të lashtë. Dhëntë Zoti e merr fund ajo kultura e diktaturës së proletariatit në bërjen e politikës tek ne. Njeriu që e pengoi ishte pikërisht Edi Rama. Bojkotoi sa deshi. Refuzoi sa deshi. Nuk nëshkroi asgjë. Megjithëse nuk mbeti kancelar nga dyert e Europës pa ardhur në Shqipëri. E kam përsëritur disa herë dhe nuk do pushoj. Darka tek restorant Krokodili në muajin maj 2010 ishte shanci i madh dhe i artë i Shqipërisë. Ky e refuzoi…., sot pas plot dymbëdhjetë vjetësh i thotë shqiptarëve me një turqishte zhargon, për hajër. Pikërisht penguesi dhe rekordmeni i bojkotit të institucioneve shqiptare sot u thotë shqiptarëve, për hajër. Çfarë hajri, ky duhet të ishte në burg se ka çështje të hapura dëmi ekonomik të pallogaritshmën aq sa çdo i lindur shqiptar, lind me borxh. Dhe ju që rrëmbëheni nga ekstaza se u përmbush misioni i madh historik. Jo, ore jo, u përmbushën tekat e Edi Ramës. Dymbëdhjetë vjet, jo dymbëdhjetë ditë. Dhe gjykojeni vet se sa keni humbur, gjykojeni vetë se çfarë humbje e tmerrshme, çfarë dëmi kolosal i sjell vendit një politikan nopran, fodull, i pa aftë, rrugaç, bastard etj. Dymbëdhjetë vjet bjerrje dhe braktisje vetëm prej këtij. Sot thotë jo në shqip, por turqisht, për hajër. Ngrihuni tani dhe doroviteni se ja hodhët. Digjeni shaminë. Bjerini daulleve, tundeni defin e xherrit. Madje bëjini një statujë Edi Ramës atje në majën e malit të Kaninës, mbi Vlorë. Bëjeni me krahë hapur si brazilianët Jezusin në Rio de Janeiro. Oj për hajër, thotë. Po e kemi shqip e nuk ka më bukur, për mirë. Ky, për hajër.

Etiketa: ILIR LEVONJAkryesore2

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Pas fotos nudo të Arta Nitajt, YouTube-ri britanik shpërthen dhe ndaj Arta Elezajt (FOTO)

Pas fotos nudo të Arta Nitajt, YouTube-ri britanik shpërthen dhe ndaj Arta Elezajt (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com