GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Për herë të parë në 20 vite, ja çfarë pasojash sjell barazimi i euros me dollarin

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Për herë të parë në 20 vite, ja çfarë pasojash sjell barazimi i euros me dollarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vlera e euros u barazua të martën me atë të dollarit amerikan, për herë të parë në gati 20 vjet. Disa pasoja konkrete të kësaj rënieje të vlerës së euro janë: Në inflacion dhe në fuqinë blerëse. Sipas Agjencisë evropiane të Statistikave, Eurostat, gati gjysma e të gjitha mallrave të importuara në Eurozonë janë të faturuara në dollarë, ndërsa më pak se 40 për qind në euro.

Nafta dhe gazi, për shembull, tradicionalisht paguhen me dollarë dhe çmimi i këtyre dy produkteve është rritur në muajt e fundit, si rezultat i luftës së Rusisë në Ukrainë. Kjo do të thotë se do të nevojiten më shumë euro për të paguar një sasi ekuivalente të produkteve në dollarë.

“Mallrat e importuara bëhen më pak konkurruese, konkurrojnë kundër njëra-tjetrës dhe për këtë arsye bëhen më të shtrenjta”, gjë që rrit inflacionin dhe gërryen fuqinë blerëse të familjeve.

Një efekt specifik i rënies së euros kundër dollarit është se ai “do të zvogëlojë turizmin evropian në SHBA, sidomos”.  Kjo, për faktin se vizitorët evropianë do të duhet të shpenzojnë më shumë euro për të blerë shumën ekuivalente në dollarë. Një gjë e tillë rrit koston e përgjithshme të udhëtimit të tyre në SHBA, por edhe në vende të tjera, monedhat e të cilave janë të lidhura me dollarin, si për shembull: Katari apo Jordania.

Për dallim nga ta, vizitorët në Evropë nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Jordania do të përfitojnë nga kursi i këmbimit, pasi me dollarët e tyre mund të blejnë më shumë se më parë në Eurozonë. Efekti i rënies së vlerës së euros dallon, varësisht asaj se sa i varur është një biznes nga tregtia e jashtme dhe energjia.

“Kompanitë që eksportojnë jashtë zonës së euros, përfitojnë nga rënia e euros, sepse çmimet e tyre bëhen më konkurruese” kur konvertohen në dollarë. Për dallim prej tyre, bizneset e orientuara nga importi janë në disavantazh”.

Në rastin e zejtarëve lokalë, të cilët varen nga lëndët e para dhe energjia, por eksportojnë pak, euroja e dobët mund të çojë në një shpërthim të madh shpenzimesh. Fituesit më të mëdhenj nga rënia e kursit të këmbimit të euros janë sektorët e prodhimit të orientuar nga eksporti, si për shembull: industria e hapësirës ajrore, automobilave, mallrave luksoze dhe kimikateve. Dhe, lojtarët kryesorë janë “më mirë të përgatitur ndaj goditjeve”, pasi mund të mbrohen nga luhatjet e këmbimit.

“Ata blejnë valutë të huaj paraprakisht, me norma të favorshme, për t’u mbrojtur nga luhatjet e mprehta të kursit të këmbimit.”

Rënia e vlerës së euros i bën çmimet jashtë Eurozonës më konkurruese teorikisht i jep shtytje eksportit të mallrave dhe shërbimeve evropiane jashtë vendit.

Por, efekti pozitiv mund të zvogëlohet nga rritja e çmimeve të mallrave si rezultat i luftës në Ukrainë – sidomos në ekonomitë e orientuara nga eksporti, të tilla si Gjermania. Efekti në shlyerjen e borxheve është më pak i qartë.

Sa më i shpejtë të jetë ritmi i rritjes ekonomike, aq më shpejt një vend mund të shlyejë borxhin e tij, thotë Mejean nga Universiteti Sciences Po, në Paris. Por, vetëm me kushtin që tregjet financiare e konsiderojnë borxhin evropian mjaftueshëm të sigurt dhe normat e interesit mbeten të ulëta.

Për vendet që lëshojnë borxhe në dollarë, rënia e vlerës së euros kundër dollarit rrit koston e shlyerjes së borxheve. Duke rritur inflacionin, rënia e euros mund ta shtyjë Bankën Qendrore Evropiane (BQE) që t’i rrisë më shpejt normat e interesit. Ajo po përgatitet t’i shtrëngojë kostot e huamarrjes në korrik, për herë të parë në 11 vjet.

“Mund të thuash se BQE-ja nuk do të reagonte ndaj rritjes së çmimeve të mallrave, por sfida e rifitimit të kontrollit mbi inflacionin rritet, pasi kursi i këmbimit rrit çmimin e importeve”.

Banka e Francës ka thënë në fund të majit se dobësimi i euros mund t’i komplikojë përpjekjet e BQE-së për të zbutur inflacionin./REL

Etiketa: dollareuro

Lajme të lidhura

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë
Aktualitet

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:21 - 13/11/26
Para
Hiqej si grek në kufirin francez, dënohet me burg 60-vjeçari shqiptar i dënuar më parë për droge

Hiqej si grek në kufirin francez, dënohet me burg 60-vjeçari shqiptar i dënuar më parë për droge

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

Kampioni olimpik Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga posti i këshilltarit special në Ministrinë e Sportit në Greqi, pas shpërthimit...

Lexo më shumë
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com