GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Për interesat e veta djalli citon edhe Biblën”/ Rama me shprehi të profetit Muhamed përballë Erdogan

13:26 - 17/01/22
në Aktualitet, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
“Për interesat e veta djalli citon edhe Biblën”/ Rama me shprehi të profetit Muhamed përballë Erdogan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp


Ditën e sotme në Shqipëri ka ardhur në një vizitë presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku është bërë shpërndarja e çelësave të apartamentëve në Laç, banesa që janë ndërtuar nga Turqia për banorët që u prekët nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij ka përdorur shprehi të profetit Muhamed, ose siç njihen ndryshe Hadithe duke cituar: “asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllain e vet të njëjtën gjë që dëshiron për veten e vet”.
Shkrimtari i njohur Tolstoyi dikur do të thonte: “për interesat e veta djalli citon edhe Biblën”, dhe pikërishtë këtë gjë dëshmoi edhe Rama ditën e sotme pasi nuk njihet si ndonjë besimtar i madh.

Zëra të shumtë në kohën që Turqia njoftoi se do të ndërtonte shtëpitë në Laç ngritën dyshimet se çfarë do të jepte Shqipëria në këmbim dhe përgjigjen e morën disi më 1 janar 2020, ku shtetasi turk Harun Çelik u deportua në shkelje të plotë të ligjit.

Sipas avokatit Alban Bengasi, 42-vjeçari Çelik ne janar të vitit 2020, me profesion mësues, i kishte deklaruar përfaqësuesit të tij ligjor se ishte larguar nga Turqia si mbështetës i lëvizjes Gylen për shkak të kërcënimeve ndaj jetës së tij.

Sipas zotit Bengasi, ai u kap në aeroportin e Rinasit me dokumente falso duke udhëtuar drejt Kanadasë dhe se kreu disa muaj paraburgim në Shqipëri.

Avokati tha se “zoti Çelik u kërkoi zyrtarëve azil politik por kjo iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve.”
Zëdhënësi i policisë, Gent Mullaj, tha për “Zërin e Amerikës” se shtetasi turk “ishte i dënuar dhe të mërkurën doli nga burgu… Në bazë të ligjit për të huaj, janë bërë procedurat ligjore për largim nga Shqipëria”.
Pyetjes së “Zërit të Amerikës” nëse Harun Çelik kishte kërkuar mbrojtje nga Shqipëria si veprimtar politik i rrezikuar në vendin e tij, zëdhënësi iu përgjigj se “nuk kishte informacion tjetër”.

Avokati Bengasi tha se është e pazakontë që një person i ndaluar për falsifikim dokumentesh të mbahet kaq gjatë në paraburgim. Ai tha se fati i mëtejshëm i klientit të tij, pas deportimit, është i paqartë.
Pjesë nga fjala e Ramës:

Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten miku i Presidentit Edrogan, madje një gazetare gjermane para disa kohësh më pyeti në një konferencë tha, a është e vërtetë që ju jeni miku i presidentit Erdogan dhe e keni vërtetë mik?
I thashë jo nuk është e vërtetë e kam shumë mik, nuk e kam mik… Po thoja që kam takuar thuajse të gjithë këta burrat e mëdhenj të shteteve për shkak të detyrës, dhe është vërtetë që shpesh janë kuriozë të dinë ç’është kjo miqësi kaq e ngushtë e imja me Presidentin e Turqisë.

Dhe zakonisht priren ta shikojnë këtë si cështje konspiracioni, jo Turqia otomane, jo xhamitë, jo aspiratat e Presidentit etj, kurse përgjigja ime është shumë e thjeshtë. Presidenti Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Më besoni nuk është e lehtë në botën e sotme edhe në diplomacinë e sotme që të gjesh njerëz që po-në e kanë po dhe jo-në e kanë jo.

Kjo është arsyeja pse unë tani i solla këto episode se ja ku jemi sot. Këtu është materializimi i të gjithë fjalëve të bukura. Këtu mund të shikohet cfarë do te thotë Presidenti Erdogan kur thotë që Shqipërinë e kam në zemër dhe çfarë i dhemb Shqipërisë më dhemb edhe mua.

Mustafa Kemal Ataturku mboli frymën se njerëzimi është një trup i vetëm e cdo komb është pjesë e atij trupi. Ai tha se nuk mundet dot kurrë të themi cfarë rëndësie ka për ne që një pjesë e këtij trupi është e sëmurë sa kohë ne nuk jemi sëmurë. Këtë frymë Presidenti Erdogan e ka rrënjosur thellë tani në qasjen e Turqisë në mënyrën si e shikon botën dhe miqtë e saj.

Kuptimi që ai i jep me vepra jo vetëm me fjalë fjalës vëllazëri është mishërimi i asaj që thotë Profeti Muhamed, “asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllain e vet të njëjtën gjë që dëshiron për veten e vet”. /Ariglon Pali/

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
“Nuk ka femra seksi në shtëpi”, Arjola i kthehet ashpër Dj PM

Kriset miqësia mes Arjolës dhe Monikës: Faleminderit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe
Breaking Views

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje...

Lexo më shumë
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

20:48 - 26/12/25
Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

20:17 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com