GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Për kë nuk do të votoj

18:30 - 09/05/25
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvendi shtyn afatet për investimet strategjike, rrëzohet komisioni hetimor për Portin e Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Mos votoni partitë politike, janë tërësisht gënjeshtër, votoni individët që doni pavarësisht se cilës parti i përkasin!

Në fakt, do të them kujt nuk ja jap votën. Jo se kam gjë me personat që refuzoj t’u jap votën, aspak, madje mund t’i kem edhe miq të mirë, por vota në politikë nuk është çështje miqësish, por një vendim politik.

Shikoni çfarë kanë bërë? Po votove për një kandidat, duhet të votosh edhe për partinë që e ka vendosur në listë. Pra, na kanë mohuar lirinë dhe të drejtën për të votuar një person konkret ndonëse mund të mos e honeps partinë që e ka vendosur në listë.

Ky është mashtrimi. Kjo është fyerja që na bëhet. Por, edhe fyerja për kandidatët: u thonë pa partinë ju jeni hiç, zero me xhufkë.

Atëhere çfarë duhet të bëjmë? Mos e nism zgjedhjen nga partitë sikurse na fut në kurth fleta e votës. Por, të zgjedhim fillimisht personin që duam të votojmë. Pastaj për rrjedhojë, nga që nuk kemi se çfarë të bëjmë zgjedhim edhe partinë e tij. Por, fillimisht zgjedhim personin, aspak partitë. Partitë janë kot! Nuk vlejnë fare.

Pra kujt personi i jap votën?

Kujtdo që më pëlqen, por po them se kujt nuk ja jap për qamet, veç me ndonjë përjashtim shumë, shumë, shumë të rrallë.

Nuk ja jap:

1. Askujt që është në listën e mbyllur, pra që grabit votat e kandidatëve të tjerë që janë në listë të hapur. Nuk jap vota për kandidatë parazitarë dhe që nuk pranojnë të votohen nga populli.

2. Nuk i jap votë asnjë deputeti që ka më shumë se dy mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Kurrë nuk votoj për dikë që do mandat të tretë deputeti. Deputetlliku nuk është profesion.

3. Nuk i jap votën askujt që për një arsye ose një tjetër i kanë nxjerrë fakte nga drejtësia, me vendim gjyqësor, se ka bërë korrupsion ose ka shkelur ligjin me një vepër penale ose edhe civile.

4. Nuk i jap votën askujt që ka ndruar qoftë edhe një parti politike.

5. Nuk i jap votën askujt që ka pasur dy herë herë post ministror në një qeveri.

6. Nuk i jap votën për deputet asnjë individi që ka pronësi private një biznes të nivelit mesatar e lart.

7. Nuk i jap votën asnjë personi që kandidon në një zonë elektorale në të cilën nuk banon, ose nuk ka një lidhje me traditat e veta familjare atje.

8. Nuk i jap votën asnjë kandidati që katapultohet si kandidat për deputet pa pasur punuar më parë jo më pak se dhjetë vjet punë në administratën publike ose në agjenci publike.

9. Nuk i jap votën asnjë kandidati që nuk vërteton se ka kontribut në politikë jo më pak se dhjetë vjet.

10. Nuk i jap votën askujt që di se ndonjë i afërmi i tij i shkallës së parë, është përfolur për lidhje me grupe kriminale.

11. Nuk i jap votën askujt që nuk vërteton se ka kontribuar si deputet apo pjestar i shoqërisë civile për nxjerrjen e një ligji që sot është në fuqi.

12. Nuk i jap votën askujt që nuk ka aktivitet publik të njohur në media.

13. Nuk i jap votën askujt që e di se ka përdorur një gjuhë fyese dhe bullizuese karshi rivalëve të tij politikë ose kujtdo tjetër.

14. Nuk i jap votën askujt që ka hyrë në politikë para vitit 2000, dmth është njeri i shekullit të kaluar

15. Nuk ja jap votën time që për shkak të njohjeve personale apo të informacioneve që më japin miq të besuar e di që është legen ose legene, sikur edhe të ketë shpikur rrotën!

16. Nuk i jap votën time asnjë kandidati që e di ose më thonë se është antar i më shumë se një bordi administrimi kudo që të jetë.

17. Nuk i jap votën time askujt që di ose më thonë se gjatë mandatit si deputet ka punësuar familjarë në shtet.

Etiketa: FugaKuvnedn deputetvotaZgjedhje

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Çiklisti përplaset gjatë “Giro d’Italia” në Tiranë, transportohet me urgjencë drejt spitalit

Çiklisti përplaset gjatë "Giro d’Italia" në Tiranë, transportohet me urgjencë drejt spitalit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com