GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Për kry të fëmijëve, i thash ta thej kokën”/ Kë kërcënoi Gërmizi? Ja bisedat sekrete

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Për kry të fëmijëve, i thash ta thej kokën”/ Kë kërcënoi Gërmizi? Ja bisedat sekrete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dosjen hetimore të SPAK për grupin e kokainës jepen edhe disa të dhëna për mënyrën se si transportoheshin telefonat e posaçëm të koduar në mënyrë që të zhvilloheshin bisedat sekrete midis tyre.

Në këtë përgjim të zbardhur nga Sky ECC, jepen bisedat mes Ismail Zenelit dhe Bashkim Sadrisë, ku Zeneli i shpreh shqetësimet për bllokimin e tyre në doganë.

Në të njëjtat biseda, tregohet edhe mënyra se si i Bujar Gërmizi (Ajeti) nga Kukësi ndaj të cilit janë ngritur disa akuza, kërcënon një punonjës të Shërbimit Informativ.

Me datë 09.09.2020, në orën 14:34:31, Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me CC4RE2 dhe i kërkon adresën e “Mulit” për ti dërguar telefonat që ka diskutuar me datë 06.09.2020. Konkretisht, shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet me këtë përmbajtje: “…A je mire…Am jep adresen e Mulit…Ti nis telat…Ose pja nis Bashkimit ne tiran… Po…Le se ja marre vet pra… Harrova…Ja nise bakes…Do tnis tre tel…Ore bakes Urimit…Do ja nis…Ok..”. Muli dyshohet të jetë shtetasi Flamur Hasan Sadria, i datëlindjes 18.01.1968, që është bashkëshorti i Lumnije Veli Sadria, motrës së Bujar Ajetit. Por, ndërkohë shtetasi Ismail Zeneli i nis telefonat tek vëllai i tij Bashkim Sadria, të cilit në mesazhe dyshohet që i referohet me emrin “Bakja”, pasi me datë 13.09.2020 në orën 11:39:32, shtetasi Ismail Zeneli i dërgon mesazhe Bujar Ajetit: “….Kta dy dit i merr bakja telat dhe ti sjell…Po…”.

Me datë 19.09.2020 në orën 12:09:51, Ismail Zeneli kontakton CC4RE2 dhe e njofton që aparatet telefonik të kriptuar me CHIPHR kanë mbërritur në Tiranë dhe janë në regjim doganor, bashkëlidhur i dërgon edhe fotografi të mandatit të dërgesës me postë ku marrës është Bashkim Sadria. Shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet: “…O mik si tkam nuk te kam than gjo se te prit ha sot ha neser per tel…I ka bllokue dogana mik…E per at pune…Smund te kam than gjo…Jan tel ne shipni o mik po i ka majt dogana…” Në orën 16:31:56, CC4RE2 komunikon me përdoruesin V40G80 duke i dërguar mesazh zanor dhe i tregon rreth një ngjarje që ka ndodhur këtë ditë, ku shtetasi Bujar Ajeti ka ndaluar funksionar të agjencive ligjzbatuese dhe i ka kërcënuar. Ai në mesazhe shkruan: “…Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti qi fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robqir, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për Amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash……. .qe kon ai Luan E. i Shikut me to, atëherë gjasme kishte hap kofanon
sikur po ishte tu i shit makinën me i hotel ai Luani mtrrtrr, me të i thash hë më ça bone u lodhe a mirë, aaa ça je tu bo i tash, hiç vlla ja kena kohë, po ti prej ka je më i them ktyne, mos prej Tirane, thash o Luan po çdeshe kshu motërq* ti, se kam për të ja u q* gratë thuj i ash, o ai u çu, o ti qi motrën tash mos e hap gojën hiç thash, s’lash gjo pa i thon robq* thash….”. V40G80 i kthen përgjigje me mesazh zanor në orën 16:34:11: “me kë ke, ke me Lulin, pate Lulin me vete ëë…?” Lidhur me këtë episod, veprimet e shtetasit Bujar Ajeti përshkruhen edhe nga shtetasi Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023.

Etiketa: grupi i kokainesKryesore1zbardhen bisedat

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
“Lekë sa të doni, ju jep Boli”/ Si vinte kokaina nga Amerika Latine..

“Lekë sa të doni, ju jep Boli”/ Si vinte kokaina nga Amerika Latine..

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com