GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Për një president bashkëpunues, por edhe që ja “mbledh” Kryeministrit dhe Kuvendit

16:59 - 03/05/22
në OP-ED
Kohë leximi: 5 min
A A
Kosova, adoleshentja që nuk po rritet, ndërsa krushqit pinë e këndojnë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Artan Fuga 
Së shpejti, brenda disa muajsh do të zgjidhet presidenti i ri i Shqipërisë.
Gjithçka po bëhet që procesi i zgjedhjes të degjenerojë në një emërim, që të duket se nuk kishte rrugë tjetër. Disa tipa kujtojnë se zgjedhja e presidentit bëhet nga populli dhe shfaqen si kandidatura jashtë Kuvendit. Qesharake! Kurse zgjedhja bëhet nga Kuvendi me aq vota sa socialistët i kanë.
Opozita, e re, e vjetër, e vërtetë apo e pavërtetë, e bazës pa deputetë apo e deputetëve pa bazë, e ka braktisur çështjen sikurse braktisi mandatet, zgjedhjet lokale, dhe tani gjoja nuk do të përlyhet me presidentin.
Përsëri bojkot i proceseve. Në fakt opozita e depuetëve pa bazë e ka bërë edhe më dyst rrugën, sepse deklaron se dashka një president me profil politik!!! Tamam aq dhe si e do edhe qeveria.
Lëre po dëgjojmë që opozitarë po thonë, se presidenti nuk ka pushtet, kot është, vetëm ceremonial. Pra nuk ja vlen angazhimi!
E kanë shitur këtë çështje, ose nuk kanë këllqe ta përballojnë, ose të zhytur në poste dhe zgjedhje brenda partisë, kanë harruar se ekziston Shqipëria.
Duket sikur Presidenti është i dobët! Në fakt kështu është kryer realisht roli dhe statusi i presidentit prej dekadash. Por, kushtetuta sado e ka cunguar kompetencën e tij, përsëri nuk pengon që të dali dikush që ta trajtojë dhe interpretojë Kushtetutën ndryshe, si duhet, dhe jo në mënyrë të përulur duke ja lënë të gjitha pushtetet kryeministrit.
Si?
Po ja, presidenti si shtetari më i lartë dhe përfaqësuesi i unitetit të kombit, nuk ka përse rri prapa dere kur mbahen mbledhje ndërkombëtare ku vendosen fatet e vendit. Si është e mundur që e mbajnë në tokë, të zbritur nga avioni kur ai duhet të jetë atje në mbledhje ndërkombëtare për të marrë vendime dhe angazhiume ndërkombëtare! E ka braktisur kot politikën e jashtme! Përse të rrijë prapa derës???
Përderisa është përfaqësuesi më i lartë i interesave kombëtare është ai që duhet të jetë lojtar kryesor bashkë me kryeministrin si ndihmës të tij, pra që të ketë dorë në integrimet evropiane. Ministri i jashtëm duhet t’i raportojë fort edhe atij.
Palé është komandant i forcave të armatosura. Të gjitha operacionet ku Shqipëria integrohet në NATO nuk ka sesi mos i ketë nën kontroll! Është ai që kryeson palën shqiptare në negociata për të shlyer detyrimet tona ushtarake me Naton.
Ai emëron kryeministrin dhe qeverinë. Nëse zgjedhjet nuk janë të lira, të barabarta, të fshehta, ai nuk ka përse i çertifikon ato. Pra ka mundësi të ketë nën survejim edhe proceset elektorale. Kryeministri duhet të mendohet mirë kur shkon për ta mandatuar dhe emëruar qeverinë.
Ministrat pa u bindur se vlejnë presidenti i kthen pas po të dojë. Pra, kërkon të propozohen duke marrë pëlqimin e tij paraprak. Pse pak pushtet është për presidentin nëse dëshëron ta ushtrojë?
Pale edhe antarë të gjykatës së Lartë apo asaj Kushtetuese ka të drejtë të emërojë. Pra mund ta shëndrojë këtë pushtet që atje ku luhen fatet e drejtësisë shqiptare, të ndikojë, madje fort.
Mund të iniciojë indirekt referendume duke bërë aleanca për këtë me deputetë të ndryshëm dhe duke i nxitur ata ta çojnë vendimarrjen në popull.
E tjera pushtete që nuk do të duhej të ishin braktisur e lënë kështu pas dore !
Opozita në vend të kërkojë që kandidaturat për president të dalin në seancë të Kuvendit dhe të shpalosin idetë dhe projektet e tyre për kompetencat e ushtrimit të detyrës të Presidentit, fle, fle, fle!
Dëgjohen edhe edhe kandidatura për poste nëpunësish gjysmë të lartë ose të mesëm të administratës në komisione, kurse kandidatura për president nuk ftohen në Kuvend për dëgjim! Kandidaturat duhet të dëgjohen të gjitha, pastaj votimi! Opozita bën gabimin e radhës që nuk propozon kandidatët e vet, nuk hap rrugë për ata që të shpalosin platformën e tyre presidenciale dhe të dëgjohen nga deputetët !
Ne kemi një president që po të ketë vullnet, kurajo, vendosmëri, mund të jetë i fortë dhe të mos i anashkalojë kryeministri pushtetet e tij, por t’i kërkojë dhe t’i marrë sipas Kushtetutës!
Na duhet një president që të mos ketë negociuar postin e tij me kryeministrin dhe forcën politike që ka shumicën në Kuvend ! Negociatë e tipit : Unë të bëj president, por ti do jesh vetëm formalisht sepse president dhe kryeministër do të jem unë!
Ky do të ishte një president normal!
Nëse presidenti i ardhshëm nuk do të kërkojë t’i marrë këto kompetenca dhe të tjera që Kushtetuta nuk ja ndalon, por do t’i falë në tavolinë, sigurisht është kryeministri që do t’i rrëmbejë të gjitha pushtetet dhe as do të pyesë se kush fle në Pallatin e Brigadave, në kafazin apo burgun prej floriri!

Lajme të lidhura

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Presidenti Trump zgjodhi të mos ia shihte as ‘bojën’ Edi Ramës në Davos
OP-ED

Presidenti Trump zgjodhi të mos ia shihte as ‘bojën’ Edi Ramës në Davos

12:18 - 23/01/26
Para
Dikur: Edhe bukë edhe cirk!

Rënia e lirë e medias së “lirë”!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngacmonte nxënëset e mitura, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit (Emri)
Aktualitet

Vodhën 22 mln lekë të pensionistëve, Prokuroria nis hetimet mbi dy punonjëset e postës në Devoll

10:15 - 27/01/26

Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet ndaj dy punonjësve të degës së Postës Shqiptare në Bilisht, pasi akuzohen se zhvatën...

Lexo më shumë
Dhunë ndaj qytetarëve/ Prokuroria kërkon 6 vite burgim për zv.drejtorin e Vlorës, Klodian Kondi

Dhunë ndaj qytetarëve/ Prokuroria kërkon 6 vite burgim për zv.drejtorin e Vlorës, Klodian Kondi

10:00 - 27/01/26
I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari (Emri)

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari (Emri)

09:31 - 27/01/26
‘Po na nxjerrin në rrugë’, tregtarët futen me forcë brenda Bashkisë së Vlorës

‘Po na nxjerrin në rrugë’, tregtarët futen me forcë brenda Bashkisë së Vlorës

09:25 - 27/01/26
Erion Veliaj flet nga burgu: Ols Dado i ofroi kokën time Sali Berishës

Padia e Veliajt për Olsi Dadon/ Hidhet shorti në gjykatën administrative, ja kush do e shqyrtojë çështjen

09:15 - 27/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com