GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Për një shtresë asfalti, Evis Berberi iu fal 15 MLD lekë dy oligarkëve nga Elbasani

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Për një shtresë asfalti, Evis Berberi iu fal 15 MLD lekë dy oligarkëve nga Elbasani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, e ka mbyllur vitin 2023 duke xhiruar 15 miliardë lekë në arkën e dy oligarkëve të njohur për afera. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Sistemim asfaltim rruga Qafa e Buallit – Martanesh”, i cili financohet nga buxheti i shteti. Në dokument thuhet se paratë janë akorduar nga buxheti i vitit 2023, ndërsa Berberi është kujdesur t’i shpërndajë tek miqtë e tij.

Kontrata për këtë tender është firmosur pak ditë para mbylljes së vitit 2023. Shohim në dokument se gara është hapur më datë  13 tetor 2023, ndërsa më 15 nëntor ka qenë  afati i fundit i dorëzimit të ofertave. Dhe deri ditën e fundit kanë paraqitur ofertat e tyre, 6 kompani, ndërsa Berberi ka marrë një muaj kohë për të shqyrtuar ofertat dhe për të shpallur fituesin më datë 15 dhjetor 2023.

Por në të vërtetë verifikimi ka qenë formal sepse Berberi ua kishte caktuar fondin operatorëve BE – IS SH.P.K – VELLEZERIT HYSA – ERGI”, të cilët e kanë marrë fitoren pa garë fare. Kështu, në fazën e parë Berberi ka larguar nga procesi 5 firmat e tjera me argumente të ndryshme. Duke qenë se në garë mbeti vetëm një ofertë, ligji kërkon që tenderi të anulohet. Por plani i Berberit ishte të eliminonte konkurrencën për fituesit e paracaktuar.

Kështu, në mungesë të garës, operatorët fituan projektin me ofertën 1.5 milionë euro më shumë sesa oferta më e ulët. Dhe për çudi, oferta më e ulët ishte dhënë nga Salillari.

Përfituesit

Pra, sërish tenderi ka përfunduar në duart e oligarkëve po aq të mëdhenj sa edhe Salillari.

Po ja nisim nga firma  “Vëllezërit Hysa” nga Elbasani, e cila  rezulton një prej sipërmarrjeve private që ka fituar më shumë tenderë publikë gjatë periudhës së qeverisjes së “Rilindjes”.

Administratorët e saj, Agron dhe Kujtim Hysa, u arrestuan në fillim të vitit 2018. Pasi Prokuroria e Elbasanit zbuloi se kompania nuk kishin kryer punime në aksin rrugor “Elbasan-Gjinar”, për të cilën ishte angazhuar si nënkontraktor.

Madje në shumë raste ata janë denoncuar nga qytetarët se rrugët që ka ndërtuar kjo firmë janë jashtë standardeve dhe iu dëmtojnë automjetet. Zyrtarët tanë, në vend që të mbajnë shënim këto pika, vazhdojnë t’i japin tenderë pa garë.

Firma “Ergi Balla” drejtohet nga Nuri Balla, i cili është denoncuar për mashtrime disa herë. E gjithë familja “Balla” si bashkëshortja Afërdita Balla; i biri Ergi Balla dhe e bija Joana Balla janë nën hetim për evazion fiskal, kontrabandë, pastrim parash, trafik droge.

Firma BE – IS SH.P.K   është në pronësi të Hamza Islamajt i cili njihet për miliardat që ka marrë nga tenderat në sektorin e shëndetësisë. Por, më i madhi është tenderi korruptiv për rikonstruksionin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Islamaj në tërësi merr pjesë në tendera në bashkëpunim me firma të tjera të mëdha.

Lexo edhe:Si mashtroi Berberi me punimet 14 MLN dollarë në Qafë-Botë, zgjatje afati dhe 2 MLD lekë shtesë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimARRSHEvis Berberirrugetender

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Vetëvrasja e 41 vjeçares, flet i vëllai: E ka vrarë i shoqi, kishte shenja…

Vetëvrasja e 41 vjeçares, flet i vëllai: E ka vrarë i shoqi, kishte shenja...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet
Aktualitet

Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet

12:56 - 13/11/26

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit Redjan Z. në Bruksel, i cili u ekzekutua me armë zjarri...

Lexo më shumë
Afrim Qendro jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

12:45 - 13/11/26
Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

12:28 - 13/11/26
Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

12:04 - 13/11/26
Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për drogë

Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për drogë

12:00 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com