GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Për pak pritet të rikthehet Salianji” – Gjekmarkaj riformulon skenën politike: “Kronika” nis mandatin e dytë. Çfarë vjen pas verës

13:05 - 06/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Satira e Gjekmarkajt: Kalamanjtë deputetë rilindas shkojnë me hare në shkollën akademike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar  për mbylljen e sesionit parlamentar, me tone humori dhe ironie. Në një reagim në rrjetet sociale,  përmenden emra të rinj e të vjetër të Kuvendit, të cilët Gjekmarkaj i trajton si personazhe.

Rikthimi i Ervin Salianjit përmendet si një prurje e pritshme që do të ndezë skenën me energji, provokim dhe humor politik. Gjiashtu, në shkrim përmendet fakti që në Kuvend do jetë Zegjine Çaushi nga shtatori dhe fakti që do mungojë Dashnor Sula.

Shkrimi i deputetit të PD-së Agron Gjekmarkaj:

 

 

Kam marrë shumë mesazhe këto ditë nga miqtë e kronikës, të cilëve në ethet e mëdha të fushatës që sapo kaloi mezi u pritej rikthimi i saj .

Madje njëri syresh më tha me gazep  po durojmë  o qerrata deri në shtator  kur kronika të pasurohet me personazhet e rinj, që duket sikur janë krijuar fiks për të.

Ju rritë ndera , Zoti ja shtoftë erzin Babos teksa qëndiste listën e deputetëve bashkë me Borën, mendonte edhe për këtë platformë të humorit të lirë.

Madje ai po me kerkon ndihme kostante duke ja njohur autoritetin  kesaj strukture të posaçme antiseriozitet  për të kompozuar qeverinë e re,për të shuar epshe e ndezur ëndrra! Nuk ja bëj kurrë hallall që më largoi Mimi di Puccini-n, xha Pandin, e ndonjë tjeter!

Një brengë e madhe i mundon kolegët socialistë sidomos por edhe njerzinë mbarë , se a do të tregohet kronika mjaftueshëm bujare me personazhe si Zeqineja e Roskovecit që në Parlament vjen pasi sikterisi Maldritën e Lushnjës, Sara e Peqinit dhe Cërrikut që i duhet të zevendesojë një estet të sharmit , veshjes harmonike e gjetjeve bizarre Dashin tonë, apo Ilva Gjuzin e katundeve të Tiranës, që Babo i ka caktuar detyrën të zëvëndësojë njeriun e Perendisë Tonin dhe brigadier Xhemalin xhanan burrë, që Peza dhe Dajti të mos mbeten kurrë pa nizam?!?

Disa të tjerë rrinë e mejtojnë për vendin që do të ketë në kronikë Neta e Patosit që me tortën “Belinda” ia doli të rrijë edhe 4 vjet në mejhanen e kuvendimit të halleve popullore, Dilo Nasufi sojliu i Beratit që e bren ndërgjegja si do t’ia bëjë pa shokët , Bafton , Petron, që ia morën këto zgjedhje,  si do të duken Pirdeni e Lluka në banakun e qeverisë, Blendi Klosi që në Dibër iu thosh njerëzisë jam nga Klosi siç kam mbiemrin, Shalsi që së fundmi ka zbuluar origjinën e të parëve nga Hasi kusheri me Pjeter Bogdanin te dy poet?!

E mbi të gjitha si do i ndajë raportet e perfaqesimit në “Kronikë” mes Mamices kadareane dhe Beles se pushtetit të vertete?

Apo si do i shkoqisë therrimet Tao me Ulsinë, Nikoqiri me Damon, Vini me Buqeten gonxhe, Malaj me Vengun e vogelith??

Po me Tezen  sa mike  e kam patur  dikur e me bren ndergjegjia per darametet qe i kam shtuar  ç’do bëhet, kush do e ngushelloje, ku do të jetë Ogi dhe mbi të gjitha çfarë do të bëjë Bora në shtator, e cila ëndërrat e verës i thonë që do të jetë prapë aty pranë Babos në ndonjë ofiq më të madh se helbete dikasteri i fëmijëve i rri i vogël shtatlartësisë së saj politike. ?

Në këtë lumë mendimesh të pështjelluara për personazhet e kronikës, sivllezërit e mi opozitarë duken indiferentë, megjithëse qejfi ua ka e xhani ua do kur kronika kujtohet për ta sidomos kur  ua lavdëron betejat epike kundër Babos si luftëtarë të virtytit kunder vesit?!

Kryezëvëndës lider Muli një  mik i beses dhe shefe Albana, megjithëse më pranojnë tashmë në mesin e tyre me ca doza dyshimi, më hodhën një shikim kritik në seancën e fundit , kur goja lëng me shkonte per një cope kek, si për të thënë bëre ç’bëre këto vite që iken , na thyeve zemren tani thirri mendjes dhe lëri kronikat se shkojne ca te Doktori e i thone ja ai veç tallet!

Megjithese Doktori i njeh e respekton trillet  e njerzve të fjales, narcizmin e tyre të padëmshem!

Lideri në perspektivë miku tjeter si zog dreqit Gazi i murretyer ,  rri mejtueshëm duke përgatitur arsenalin për t’i vënë zjarrin parlamentin e qeverisë së shtatorit, ndërsa Jorushi i Tabakëve ah Jorushi i Tabakeve ka shpallur kandidaturën për të qënë  kryetare e komisionit europian, se jeta e saj humbet  kuptimin pa histori negociatash, përafrimesh e përlargimesh, njerëzia ka vertetë  halle të tjera, por motoja e PD “ Shqiperia si gjithë Europa” e lë pa gjumë! Ajo pulit sytë e  fle vetem kur Shqiperia gerrhet e patrazuar!

Kronikes nuk i mungojnë sfiduesit , qortonjësit e ziliqaret! Një grua e mazhorances me tha hoqe e vure ministra keta vjet por Etilden se mbajte dot deputete paçka se ja perkufizove melankolinë e pikëllimin per “Shqipërinë 2030”në Kuvend! Eh ja “Kronika” është si jeta histori suksesi e deshtimesh!

Por, krahas miqve kronikës i janë ofruar këto kohë edhe disa aspirantë levender  të vertetë ne profesionin e tyre, si Fatjon Binjaku, Mane Stafa, Ermal Syziu , Isë Myzyraj, Ardit Hoxha, Renaldo Salianji apo Marash Logu, këshilltari jonë i ligjeve të botës së këndejme dhe andejme që po i the shëndet plaç ta kthen! Në pak vite do bëhet një Gaz Bardh i vërtetë sidomos në dhëmshuri e marifet!

Everest Dedaj pasi u shfaq me dy pisqolla duke i hapur rrugën Gazit në Rinas ka rënë në dileme të qendrojë  tek penda apo t’ja vertisë me pushkë si mirditor zamani që është?! Qerratenj e qafirë të mëdhenj siç janë më shkruajnë shpesh, por gjithnjë fshehurazi sugjerime për kronikën.

I bren mendimi se po ta marrin lapsin e të shkruajnë vetë ndonjë kronikë, njerëzia nuk do t’i marrë seriozisht e ngaqë duan të duken shumë serioz e të ditur, me shikim të mprehtë e çehre të rëndë, nuk ia lejojnë vetes këtë liri të tepruar.

Vatani ka halle e ata ja qajnë ndaj duan të qeshin me harxhet e mia shejtanet!

Nuk janë si Kosta, të cilin dje  e pyeta të të lë baxhier në ziafetin socialist, të tundesh llallë me dybek anipse akademik i vertete dhe Harvardist, apo të ve Genc Gjonçajn si më i dhënë pas punes fizke , si jo tha, nuk refuzohet kurrë një rrol në Kronikë! Ja kesaj i them vetedijë e lartë unë!

Autori i kësaj rrekeje që e di mirë se këtyre të uruarve u vlon dëshira që një ditë të jenë aty mes mejhanes së kuvendit popullor, nuk ua zë për të madhe dhe i pret me buzëqeshje sugjerimet e tyre që shpeshherë jo për kronikë, por nuk vlejnë as për diktim te klasat e Akademisë rilindase socialiste  në orët e mësimit të presor Çuçit dhe zyshë Etildës.

Nejse, kështu duket se do ta çojë Kronika këtë verë me miq dhe aspirantë, personazhe të vjetra dhe të rinj, që të gjithë me merakun se si do i vejë halli kësaj pune dhe si do duket ajo në vjeshtë?!

Nga  shtatori ajo fillon mandatin e dytë, pavarësisht se në fletën e votimit nuk e kishin vënë kronikën kandidat as në të mbyllur, e as në të hapur, kronika ishte e kudogjendur me autorin dhe personazhet e saj, ndërsa për votues ishin lexuesit e saj në gazeta, portale e rrjete sociale që padurueshem presin episodin e rradhës të kësaj hapesire  gazmore  në një sistem të ashper  politik.

Kur e pyetën autorin e Kronikës gjatë zgjedhjeve në fshatin Ferrë Trashë të Mamurrasit ç’janë ato që shkruan, u përgjigj me droje për pyetjen gjysëm kurioze e gjysëm kritike  se ato janë humor për të thënë gjëra shumë serioze. Për pak pritet te kthehet Ervin Salianji që si Robin Hudi jua merr të pasurve dhe u jep të varferve, po ashtu edhe ai ku gjen te merzitur i gezon dhe ku gjen të gëzuar i mërzit, duke na dhuruar secilit shqetesimin që na duhet!

Hë doni më per Belulin dhe miqtë e tij?

Etiketa: Agron GjekmarkajErvin SalianjiSalianji

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Iu gjetën në banesë municione dhe një kallashnikov, arrestohet

Iu gjetën në banesë municione dhe një kallashnikov, arrestohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com