GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Për të katërtën herë radhazi, Banka e Shqipërisë do të rrisë sot normën e interesit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Për të katërtën herë radhazi, Banka e Shqipërisë do të rrisë sot normën e interesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka e Shqipërisë pritet të rritë sot sërish normën bazë të interesit, për të katërtën herë brenda këtij viti, në funksion në objektivit të saj për të ruajtur stabilitetin e çmimeve. Në gusht, inflacioni në vend kërceu në 8%, që është niveli më i lartë që nga koha e piramidave, ndërkohë që guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka pohuar se politika shtrënguese monetare do të vijojë.

Banka e Shqipërisë e ktheu kursin e politikës monetare në shkurt të këtij viti, duke e rritur normën bazë për herë të parë që nga viti 2011. Norma bazë u rrit në atë kohë nga minimumi histori prej 0.5%, në 1%. Në fillim të korrikut norma arriti në 1.25% dhe në fillim të gushtit, në ndërhyrjen e tretë norma bazë arriti në 1.75%.

Burime nga Banka e Shqipërisë pohuan se vendimi do të merret në mbledhjen e sotme, por ende nuk dihet se sa do të jetë kjo rritje. Ekspertët pohojnë që lëvizja mund të jetë midis 0.25-0.75 pikë përqindje.

Përmes shtrëngimit të politikës monetare (rritjes së normës bazë) banka e Shqipërisë synon që të mbajë inflacionin nën kontroll, teksa objektivi i saj kryesor është ruajtja e stabilitetit të çmimeve në vend. Rritja e normës bazë transmetohet në ekonomi përmes shtrenjtimit të kredive, duke tkurrur kërkesën për kredi, rritjes së normave të depozitave, që nxit kursimin, duke pakësuar në këtë mënyrë ofertën monetare në vend, përmes frenimit të kërkesës.

Megjithatë ekspertët janë skeptikë se sa do të arrijë që kjo politikë të frenojë inflacionin, duke qenë se ai po shkaktohet më shumë nga kahu i ofertës sesa i kërkesës.

Një tjetër pasojë do të jetë rritja e kostos së shërbimit të borxhit të qeverisë, që tashmë ka arritur në nivele të larta. Në ankandin e ditës së martë yield-i mesatar i ponderuar i Bonove me maturim 12 mujor arriti në 4.74%, nga 4.53% që kishte qenë në ankandin e fundit të muajit shtator, duke shënuar një rekord të ri të yield-eve të Bonove 12-mujore për nëntë vitet e fundit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pohoi në konferencën rajonale të ministrave të Financave dhe guvernatorëve të rajonit, pak ditë më parë  inflacioni do të vazhdojë të rritet edhe vitin që vjen dhe do të fillojë të bjerë më pas, për të arritur në objektivin e bankës qendrore prej 3% në mes të vitit 2024.

“Ne kemi hyrë në një periudhë të inflacionit të lartë dhe po përpiqemi ta parandalojmë atë pa ndikuar negativisht ekonominë. Po ndryshojmë politikën monetare duke rritur normat e interesit gradualisht që të mos dëmtojnë ekonominë, por nuk mund të bëjmë kompromis me stabilitetin e çmimeve”./Monitor

 

 

Etiketa: Banka e ShqiperiseNORME INTERESI

Lajme të lidhura

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Para
Borxhi ndaj OSHEE arrin 687 mln euro, familjarët e ulin, shteti e biznesi në rritje

Borxhi ndaj OSHEE arrin 687 mln euro, familjarët e ulin, shteti e biznesi në rritje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar
Breaking Views

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26

Kryeministri Rama është pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i  Paqes”. Bashkëbisedimi i kushtohet...

Lexo më shumë
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26
Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

17:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com