GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Për të lyer një magazinë, Benet Beci hedh 75 milionë lekë dhe i jep pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Benet Becit i kishte mbetur një magazinë pa lyer me bojë.  Por tenderit i fundit është edhe më paradoksal, pasi do të rikonstruktohet

Benet Becit i kishte mbetur një magazinë pa lyer me bojë.  Por tenderit i fundit është edhe më paradoksal, pasi do të rikonstruktohet

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Benet Becit i kishte mbetur një magazinë pa lyer me bojë.  Por tenderit i fundit është edhe më paradoksal, pasi do të rikonstruktohet një godinë të cilës nuk i jepen as vendndodhja, as përmasat, as funksioni. Mund të jetë edhe një objekt imagjinar, sepse në asnjë dokument të tenderit nuk përshkruhet ndonjë detaj konkret mbi “magazinën”.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Rikonstruksion magazine dhe ambiente të jashtme’, në dokumentet e të cilit nuk përcaktohet se për çfarë magazine bëhet fjalë.

Nga tabela e preventivit të punimeve mund të kuptojmë se magazine ka një sipërfaqe 60 metër katror dhe duhet të ketë 3 kate. Por, Becit i kanë dalë llogaritë se do të duhen 75 milionë lekë për t’i bërë risovatime, lyerje, dhe riparime elektrike.

Gjithsesi rregulli e kërkon që në dokumentet që shoqërojnë kontratën të përcaktohet vendndodhja e objektit.

Më tej kryetari ka vijuar me shkelje në hapat e tjerë të prokurimit. Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamur të Kuq’, që është shenja e riskut të korrupsionit. Gara për këtë tender qëndroi  hapur vetëm 12 ditë, për t’u mbyllur më datë 19 gusht 2924. Mbase Beci nuk e priste, por gjatë kësaj periudhe kanë shfaqur interes 10 kompani me oferta që varionin nga më ekonomiket deri tek ato më zhvatëset (sa fondi limit).

Firmat “Progres Shkodra” sh.p.k dhe “KADIA” sh.p.k kishin ofertat më të ulëta, me vlerë 51 milionë lekë, por të dyja këto kompani janë skualifikuar me arsyetimin se nuk kanë dorëzuar dokumentet që vërtetojnë se kanë kryer punë të ngjashme.

Edhe pse ligji specifikon që kjo nuk duhet të jetë arsye për skualifikim të menjëhershëm, por për paralajmërim, komisioni i Becit i ka fshirë.

Menjëherë janë skualifikuar edhe 7 oferta të tjera, prandaj për në fazën e fundit mbeti vetëm oferta e bashkimit të operatorëve  “Boris 2019” sh.p.k – ”Ndërtuesi 2014” me vlerë 52 milionë lekë, pa TVSH.

 

Skema është e thjeshtë, skualifikohen të gjithë pjesëmarrësit, përveç fituesit. Nga mënyra e procedimit është e qartë që “Boris 2019”sh.p.k – ”Ndërtuesi 2014” ishin paracaktuar si fitues. Ndërkohë Beci, duke parë se shumë kolegë të tij kanë vizituar kohët e fundit SPAK-un, nuk e ka firmosur vetë formularin e fituesit, por ka autorizuar një nga nënkryetarët e bashkisë.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbenet becimagaxzineopen data albaniared flagtender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Komisioni i Medias miraton propozimin/ Shtohet një tjetër Festë Kombëtare

Komisioni i Medias miraton propozimin/ Shtohet një tjetër Festë Kombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët vendosin: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti
Breaking Views

Studentët vendosin: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26

Protestuesit janë aktualisht në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria. Një prej protestueseve bëri thirrje që nesër në orën...

Lexo më shumë
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26
OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com