GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Për të tretën herë radhazi, Xhaka lojtari i vitit në Zvicër

15:10 - 16/01/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Për të tretën herë radhazi, Xhaka lojtari i vitit në Zvicër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Granit Xhaka është zgjedhur lojtari i vitit në Zvicër për herë të tretë në karrierën e tij, duke konfirmuar kështu edhe momentin e mirë që po kalon te skuadra gjermane e Bayer Leverkusen.

Pas fitimit të trofeut personal, ish-lojtari i Arsenal theksoi se është shumë krenar dhe i lumtur që vazhdon të vlerësohet në Zvicër, ndërsa gjithashtu shton se për të nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Krenari dhe kënaqësi. Është shpërblimi për punën e vështirë të përditshme. Si futbollist ke edhe ditë të zeza, si ajo që më ndodhi në Londër kur një stadium me rreth 60 mijë tifozë më ofendonin.

Tashmë ndodhem te Leverkusen, një ekip i mirë me një shpirt të madh ekipor. Kemi gjithashtu edhe një trajner fantastik si Xabi Alonso.

Edhe pse gruaja ime është nga Dyseldorfi, ajo ishte kundër që ne të largoheshim nga Londra. Sigurisht, kjo i bëri gjërat edhe më të vështira. Gjithsesi, nuk është e lehtë të largohesh nga ky qytet i madh pas shtatë vitesh. Leverkusen më ofroi një kontratë afatgjatë. Dhe nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë siç kanë shkuar, padyshim që ishte vendimi i duhur.

Në Angli kam mësuar shumë përsa i përket mentalitetit. Unë jam 31 vjeç tani, jo më i riu. Por unë jam si vera e kuqe – gjithmonë më mirë”.

A do të thotë kjo se tifozët në Basel mund të shpresojnë për një rikthim në fund të karrierës së tyre?“Kur të mbarojë kontrata ime me Leverkusenin, do të jem gati 36 vjeç. Le të shohim nëse kam akoma dëshirë të luaj futboll. Por të luaj sërish bashkë me Taulantin me fanellën e Baselit është një ëndërr. Dhe deri më tani pothuajse të gjitha ëndrrat e mia janë realizuar.

Titullin e kampionit në Gjermani apo Kampionatin Evropian? Eh, pyetje e vështirë! Le ta themi kështu: Nëse do të kisha një nga titujt me siguri, do të firmosja menjëherë”, përfundoi Xhaka.

 

Etiketa: xhakaZvicër

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Inteligjenca artificiale po ndryshon ekonominë globale

Inteligjenca artificiale po ndryshon ekonominë globale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com