GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Pe**rast,”, dentisti i prish dhëmbët dhe kërcënon italianin

22:23 - 12/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Mashtronte duke u shtirur si dentist, arrestohet shqiptari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luka Karta ( Luca Carta) është një shtetas italian, i cili punon në Irlandë. Me rekomandimin e një italiani tjetër, ai erdhi në Tiranë para disa muajsh për të vendosur dhëmbë me metodën e implantologjisë në klinikën “Todri Dent” me mjek stomatolog David Todri.

Italiani e paguan mjekun stomatolog me 4500 Euro në dorë dhe pas 1 jave qëndrimi në Tiranë, largohet. Atje vuri re se njëri implant ra dhe nisi t’i shkruajë mjekut. Pasi u konsultua e u lidh me një mjek italian, ky i fundit konstatoi, se punimi i bërë nga David Todri ishte jo cilësor dhe me shumë probleme.

“Unë punoj si  shofer autobusi dhe një pasagjer më  tha, se një miku i vet  njihte një dentist të mirë në Tiranë.Unë kisha nevojë për implantologji. Epo mirë, thashë. Kur kisha gati paratë, telefonova këtë italian dhe më dha numrin e telefonit të David Todrit, stomatologut. E telefonova dhe më tha, që të vija dhe se cdo gjë do të shkonte shumë mirë. Ndërhyri në 8 dhëmbët lart dhe 6 poshtë. Qëndrova 1 javë në Shqipëri dhe e pagova 4 500 euro në dorë.

Nuk më dha faturë, sepse duhej të ritkhehesha në shtator përsëri dhe atëherë do të më jepte faturën prej 7 mijë euro në total. U ktheva për të punuar në Irlandë dhe dakord, pak dhimbje në fillim, por shiko, implanti ishte infektuar. Shkova te një mjek italian dhe ai më tha, se duhej hequr infeksioni dhe duhej kryer operimi. Bëra një radiografi totale dhe ia dhashë mjekut stomatolog, Dr.Palmas, dhe ai pa një strukturë jo të rregullt të punimit dhe se mjeku në Tiranë  nuk kishte bërë pastrim fare. Dua të gjitha paratë e mia mbrapsht, paratë për riparimin, që i kam bërë  dhëmbëve këtu dhe dëmshpërblim”, thotë pacienti italian Luka Karta për emisionin “Stop”

Në bisedat, që ka bërë pacienti me mjekun shqiptar, ky i fundit e fyen rëndë dhe e kërcënon se do ta vrasë.

Luka Karta: A i pe mesazhet? Kur më ra njeri dhëmb, unë e telefonova dentistin David Todri dhe po i kërkoja shpjegime dhe më tha, që nuk vdes askush, pse ra një dhëmb. Po i  shpjegoja, se ai nuk ka punuar mirë me strukturën e dhëmbëve. M’u kthye keq, më tha fjalë shumë fyese, kërcënime shumë të rënda. I dëgjove audiomesazhet, që më ka nisur?

David Todri, stomatolog: O fytyrë m…! O pe…! E di, se çfarë do të të bëj, po të erdha ty? Do të të fus…në gojë! Përse ke frikë”?

Mesazh i stomatologut David Todri: “Ti je një homoseksual!  Sa keq më vjen për ty!  Prej teje dua, që të më bësh seks oral. Koha do ta tregojë, kush jam unë dhe kush je ti. Do vij, të të vras!  Ti nuk je gjë tjetër, veçse një ndyrësirë”!

Emisioni Stop shkoi pranë klinikës dentare Todri, që gjendet në zonën e “Komunës së Parisit”. Askush nuk doli. Por gazetari i Stop pati një bisedë telefonike me stomatologun David Todri. Stomatologu David Todri: Ik, mos më merr mua në telefon, ti! Mbylle…!

Tani, Lukës, bërja e dhëmbëve nga e para i ka kushtuar 12 mijë Euro. Ai kërkon paratë, që i dha mjekut shqiptar dhe dëmshpërblimin. Për këtë rast, Stop iu drejtua Urdhrit të Stomatologut.

Alban Peca, Sekretar i Përgjithshëm i USSH: Ne duke zbatuar rregulloren e gjykimit disiplinor profesional, ja kemi komunikuar menjëherë këshillit rajonal të Urdhrit të Stomatologut të Fierit dhe i kemi këshilluar që të vazhdojë menjëherë procedura sipas rregullores. Ai duhet të sjellë një ankesë me shkrim ose në pamundësi për ta sjellë vetë për arsye të ndryshme mund të japë një prokurë të një avokati dhe ta paraqesë sipas rregullave që kemi ne.

Xhevdet  Sadikaj, president i USSH Fier, thotë se për kërcënimet shtetasi italian duhet të shkojë në polici. Ndërsa për punën profesionale, Sadikaj thotë se duhen dëgjuar të dyja palët dhe i interesuari duhet të bëjë kërkesë me shkrim, se çfarë kërkon nga Urdhri i Stomatologut.

Etiketa: desntitiSkandal

Lajme të lidhura

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare
Aktualitet

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Para
U dhunua barbarisht nga Rrajat, Jashar Maja: Mund të vdisja

U dhunua barbarisht nga Rrajat, Jashar Maja: Mund të vdisja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26

Tensionet kanë arritur sërish pikën kulmore në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku protesta e banorëve kundër ndërtimit të një...

Lexo më shumë
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com