GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Përballja e banorëve të Havait me ndryshimin e klimës

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përballja e banorëve të Havait me ndryshimin e klimës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e Havait po i drejtohen praktikave tradicionale për të mësuar më shumë mbi përballimin e pasojave të ndryshimeve klimatike. Ata po kërkojnë frymëzim nga e kaluara për të arritur qëndrueshmëri në të ardhmen.

Rritja e nivelit të oqeanit po shkakton erozion, duke kërcënuar shtëpitë në vijën bregdetare të Havait.

Sipas një studimi, Oahu, ishulli kryesor i shtetit, mund të humbasë 40 për qind të plazheve të tij nga erozioni deri në vitin 2050, duke dëmtuar turizmin, burimi kryesor i të ardhurave për ishujt e këtij shteti amerikan.

Një problem tjetër janë temperaturat e larta, që po shkaktojnë reshje të parregullta shiu në disa zona dhe thatësira në zona të tjera.

“Reshjet në disa zona mesatarisht po rriten me kalimin e kohës. Në disa zona të tjera ka rënie të nivelit të reshjeve. Në ishullin e Havait, ishulli më i madh i shtetit me të njëjtin emër, ne në fakt kemi parë një rritje të thatësirave”, thotë Victoria Keener, studiuese e Qendrës Lindje-Perëndim.

Me një mot më pak të qëndrueshëm, ishujt e Havait po përballen me stuhi dhe përmbytje më të rënda, si ato të muajit mars në ishullin e Mauit. Ka edhe pasoja të tjera.

“Ndryshimi i klimës po ndikon puset pranë bregdetit, bujqësinë dhe infrastrukturën”, thotë studiuesja Victoria Keenner.

Honolulu, një qendër urbane moderne, ka betonuar disa rrugë ujore për të kontrolluar përmbytjet, duke bllokuar ujëmbledhësit natyrorë që dikur lidhnin malet, moçalet dhe bregdetin në një ekosistem të vetëm.

Banorët autoktonë të Havajit e quajnë këtë ahupua’a.

“Ahupua’a është një sistem që është përdorur nga banorët autoktonë të Havait për menaxhimin e burimeve natyrore nga kreshta deri tek koralet”, thotë Celeste Connors nga organizata Rritja e Gjelbër e Havait.

Havai tani importon pjesën më të madhe të ushqimit.

Por, po bëhen përpjekje për të rinovuar metodat tradicionale të bujqësisë dhe mbrojtjes së mjedisit, si ato në bregun lindor të Oahut.

Nick Reppun punon për një organizatë jofitimprurëse që kultivon ushqimet kryesore tradicionale si taro dhe po e kthen këtë zonë fushore në gjendjen e saj natyrore. Grupe të tjera po riparojnë ujëmbledhësit malor, dhe një pellg ku banorët autoktonë të Havait dikur kultivonin peshkun.

“Ne thjesht po përpiqemi të bëjmë atë që e dimë se është bërë dhe që ka funksionuar më parë. Ne nuk po i shpikim nga e para këto sisteme. Ne thjesht po përpiqemi t’i ringjallim ato”, thotë Nick Reppun, drejtor i fermës “Kāko’o ‘wiwi”

Alapaki Luke, mësues i gjuhës dhe kulturës së Havait, thotë se metoda e kontrollimit të erozionit përmes mbjelljes së zonave të rrezikuara me bimë të llojit taro, është kuptuar mirë nga banorët autoktonë. Kjo dituri tradicionale është e rëndësishme, thotë ai.

“Unë nuk them se duhet të kthehemi 400 apo 500 vjet mbrapa, por ne mund të përdorim bazën e asaj që ne e quajmë “kahua e ‘ike”, traditën autoktone, në një mjedis modern.”

Alapaki Luke thotë se ne ende mund të mësojmë shumë nga praktikat tradicionale që dikur përdoreshin për të mbështetur jetën e qindra mijëra njerëzve në këta ishuj./VOA

Lajme të lidhura

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton
Art & Kulturë

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Avioni ushtarak amerikan u pa mbi Moskë, drejtori i CIA-s zhvillon vizitë sekrete në Rusi
Botë

Avioni ushtarak amerikan u pa mbi Moskë, drejtori i CIA-s zhvillon vizitë sekrete në Rusi

19:02 - 25/08/26
Planet për të investuar në Sazan, jahti i Ivanka Trump filmohet në Qeparo – Video
Aktualitet

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin, demokratët e quajtën “konflikt interesi flagrant dhe të pashërueshëm“

17:46 - 25/08/26
Para
“Shqipëria sërish edhe në ketë katastrofe është pa kryeministër”/ Vasili: Ditë dramatike nga Jugu në Veri nga zjarret

“Rritja e infektimeve me Coronavirus eshte teper serioze”, Vasili: Rrezikohet ripërsëritja e situatës

TË FUNDIT

Baçi: Divjaka duhet të mbetet bashki, vlerësim për qytetarët që po protestojnë çdo ditë
Aktualitet

26 ditë revoltë kundër reformës së PS për ndarjen territoriale: Divjakën nuk e dorëzojmë!

22:51 - 25/08/26

26 ditë qëndresë numërojnë protestuesit në Divjakë, të cilët kundërshtojnë projektin e reformës administrative territoriale të propozuar nga Partia Socialiste,...

Lexo më shumë
Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin

Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin

22:22 - 25/08/26
Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

21:59 - 25/08/26
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

21:18 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com