GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Përballja me AEL Limassol, Xhaferi: Nuk i trembemi askujt, në Shkodër jemi shumë të fortë

11:49 - 21/07/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Përballja me AEL Limassol, Xhaferi: Nuk i trembemi askujt, në Shkodër jemi shumë të fortë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alban Xhaferi ndihet optimist në lidhje me AEL Limassol. Skuadra qipriote është kundërshtari i Vllaznisë në raundin e dytë të Conference League. Takimi i parë do të luhet në transfertë nesër (e enjte, 19:00). Sponsori i klubit shkodran foli gjatë për mediet, teksa karikon skuadrën. Edhe nëse Vllaznia humbet, Xhaferi beson se në “Loro Boriçi” do ndodhë përmbysja e madhe.

“Kemi pasur një udhëtim të mirë. Pak lodhje prej orëve të vona, por djemtë kanë pushuar. Mendoj që skuadra është e përgatitur. Grupi është i plotë, përveç mungesës së Da Silva, të tjerët janë të gjithë të gatshëm për trajnerin Brdaric. Do të jetë një ndeshje që nuk duhet nënvlerësuar absolutisht.

Ata janë një kundërshtar i fortë, me buxhete më të mëdha se ne, por ne ecim gjithmonë me idenë që të arrijmë një rezultat pozitiv. Një barazim do të ishte mëse i mirë, në mënyrë që të na lehtësohet puna pastaj në Shkodër. 

Vazhdimisht jemi optimistë, duam të jemi sa më shumë pozitivë, por nuk kemi të bëjmë më me një skuadër si e kaluara, edhe pse ajo ishte e fortë. AEL ka trefishin e buxhetit të Vllaznisë, kanë eksperiencë të madhe në Europë.

Grupi është i mirë, përgatitja është bërë e duhura, skemat e trajnerit do t’i përgjigjen sfidës në mënyrën më të mirë. Për këtë arsye jemi pozitive, edhe lojtarët janë në momente shumë pozitive. Shpresojmë të arrijmë një rezultat pozitiv nesër dhe të luftojmë. Ka lagështirë, por do përshtatemi. 

Ndryshimi i orarit? Më mirë kështu, kishim pengesat tona me orarin e parë, është më i përshtatshëm, pasi është klimë e nxehtë dhe e lagësht. Njësoj do jetë për dy ekipet, prezenca e tifozëve të tyre do jetë e lartë, stadiumi do mbushet me 75% me tifozë. Duhet të tregohemi profesionistë dhe të mos ndikohemi nga tifozët.

AEL favorit? Nuk duhet të pengohemi apo të kalojmë në inferioritet, por të luajmë si të barabartë në mënyrë që të arrijmë rezultatin e dëshiruar. Sigurisht që barazimi është i mirë, sepse në fushën tonë kemi treguar se jemi të fortë dhe kthejmë rezultate. Fitorja 1-0 do ishte optimale, por edhe rezultati me një gol diference duhet të na motivojë për ta kthyer më pas në Shkodër, në mënyrë që të kualifikohemi.

Tifozët shkodranë? Dua t’i falënderoj, kanë bërë përpjekje maksimale. Nuk ka qenë e lehtë prej rregullave të UEFA-s. Jemi munduar që dashamirësit që kanë qenë të gatshëm me ardh dhe kanë pasur mundësitë të vijnë këtu, t’i përfshijmë te pjesa e skuadrës, që ta mbështesin sa më shumë skuadrën dhe të ndihet që jemi të gjithë pranë skuadrës.

Kualifikimi? Të gjithë jemi të emocionuar dhe të entuziazmuar. Do ishte fantastike dhe historike të kapnim fazën e tretë, Vllaznia nuk e ka kaluar asnjëherë fazën e dytë. Do ishte shumë motivuese në të gjitha aspektet, aspektin teknik dhe financiar.  

Parashikimi? Nuk jam shumë i mirë në këtë pjesë, gjithmonë mundohem të jem me këmbë në tokë. Çdo rezultati nuk duhet t’i trembemi, pasi në Shkodër jemi shumë të fortë. Kemi mbështetjen e një tifozerie shumë të zjarrtë. Kemi treguar që kthejmë rezultate, nuk kemi frikë asnjë skuadër që vjen e luan në Shkodër“, përfundoi Xhaferi.

Etiketa: Vllaznia

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Shtohen rastet me Covid-19, braktis Fshatin Olimpik sportistja e njohur

Shtohen rastet me Covid-19, braktis Fshatin Olimpik sportistja e njohur

TË FUNDIT

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen
Aktualitet

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26

Policia e Elbasanit ka vendosur masa të posaçme për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë aktiviteteve për Ditën e Verës...

Lexo më shumë
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com