GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Përballje kampionësh në javën e dytë, sfidat dhe oraret e takimeve të Superiores

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Superkupa e Shqipërisë, përballen sot në ‘Elbasan Arena’ Teuta me Vllazninë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e sotme do të nis java e dytë e Abissnet Superiore me ndeshjen Dinamo-Laçi. ‘Blutë’ e kryeqytetit presin në orën 19:45 bardhezinjtë e Shqipërisë në një takim që duket se nuk ka për të qenë i lehtë për asnjë prej palëve.

18 herë kampionët e vendit patën një rikthim të bukur pas 9 vitesh në elitën e futbollit shqiptar më fitoren 0-2 ndaj Kastriotit në transfertë, ku autori i golave ishte Stephen Chinedu.

Ndërsa kurbinasit nga ana tjetër u mundën në shtëpi nga Vlllaznia me rezultatin 3-5, në një takim që ishte shumë demoralizues për ta.

Megjithatë të dy ekipet kanë në përbërje emra nga më të mirët që luajnë në kampionatin tonë dhe pritet të zhvillojnë një takim shumë të bukur.

Dita e shtunë rezervo dy ndeshje po ashtu shumë të bukura, të konsideruar të dyja si supersfida. Partizani do të udhëtojë në drejtim të Korçës, ku në orën 16:45 do të përballet me vendasit në një takim që pritet të jetë shumë interesant.

Të dy këto ekipe e nisën keq ndeshjen e parë të sezonit 2021-2022, me Partizanin që u mund nga Teuta me rezultatin 1-0 dhe Skënderbeun që humbi në transfertë ndaj Tiranës me shifrat e thella 4-2. Tre pikët e kësaj ndeshje janë shumë të rëndësishme për rivalët e vjetër, ndaj dhe pritet të bëjnë lojë shumë intensive dhe të bukur.

Ndërsa në orën 19:45 do kemi përballje kampionësh në elitën e futbollit shqiptar. Vllaznia do të presë në ‘Loro Boriçi’ ekipin që ‘i mori nga duart’ Super Kupën e Shqipërisë dhe do mundohen të kthejnë nderin në shtëpi. Nga ana tjetër durrsakët e kanë këtë ndeshje si një tjetër provë të forcës së tyre.

Të dyja ekipet në fjalë e nisën me këmbën e mbarë javën e parë të kampionatit, nga e cila ‘Djemtë e Detit’ morën fitoren 1-0 ndaj Partizanit, ndërsa Kuqeblutë e Shkodrës triumfuan në transfertë ndaj Laçit me shifrat 3-5.

Dita e tretë dhe e fundit e raundit të dytë të Superligës është e diela, kur do të mbahen edhe dy sfidat e fundit. Tirana pret në shtëpi në orën 13:45 Egnatian, nga e cila do tentohet të merret fitorja e dytë, pas asaj me Skënderbeun. Ndërsa rrogozhinasit nga ana e tyre vijnë pas humbjes 1-3 me Kukësin dhe duan që të dalin nga rrethi i 0 pikëve.

Sfida e dytë e kësaj dite është ajo midis Kukësit dhe Kastriotit që fillon në orën 16:45, Verilindorët vijnë të uritur për të marrë fitoren e dytë, ashtu si nga ana tjetër skuadra e Krujës do përpiqet që të mos dalë pa asnjë pikë nga kjo sfidë./K.T/Gijotina.com

Etiketa: java e dytekampionsuperiore

Lajme të lidhura

UEFA Nations League/ Biletat për ndeshjet e Kombëtares, tashmë blihen edhe fizikisht pranë “Air Albania”
Sport

UEFA Nations League/ Biletat për ndeshjet e Kombëtares, tashmë blihen edhe fizikisht pranë “Air Albania”

10:01 - 15/09/26
“Camp Nou” dhe “Wembley” në garë për të pritur finalen e Champions League, pritet vendimi i UEFA-s
Sport

“Camp Nou” dhe “Wembley” në garë për të pritur finalen e Champions League, pritet vendimi i UEFA-s

08:39 - 15/09/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Cristian Shpendi shkëlqen me dopietë, shënojnë Asani dhe Tuci
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Cristian Shpendi shkëlqen me dopietë, shënojnë Asani dhe Tuci

16:05 - 14/09/26
Para
Epidemiologu bën paralajmërimin e fort dhe nxjerrë zbuluar qeverinë për vaksinimin

Epidemiologu bën paralajmërimin e fort dhe nxjerrë zbuluar qeverinë për vaksinimin

TË FUNDIT

‘O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli! Qytetarët protestojnë para Gjykatës së Lartë
Aktualitet

‘O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli! Qytetarët protestojnë para Gjykatës së Lartë

10:40 - 15/09/26

Gjykata e Lartë po rigjykon sot rekursin e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kundër masës së sigurisë ‘arrest...

Lexo më shumë
“Veliaj vishej si femër dhe u ofronte s*ks ambasadave”/ Kalaja: Mbaj përgjegjësi për deklaratat

‘Balluku po negocion me Roni Yeffet për të qëndruar në lojë’, Kalaja: Ka në dorë çelësat e qeverisë

10:32 - 15/09/26
“Duhet të ndalohen sa më parë…” / Publikimi i të dhënave, Karamuço i drejtohet Prokurorisë

Çfarë po fsheh Porti i Durrësit? Karamuço zbulon linjat e trafikut të kokainës në Shqipëri

10:11 - 15/09/26
Edmond Ahmeti emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Edmond Ahmeti emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

10:04 - 15/09/26
UEFA Nations League/ Biletat për ndeshjet e Kombëtares, tashmë blihen edhe fizikisht pranë “Air Albania”

UEFA Nations League/ Biletat për ndeshjet e Kombëtares, tashmë blihen edhe fizikisht pranë “Air Albania”

10:01 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com