Komisioni i Ligave dhe Garave është mbledhur dhe ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 9-të e deri në javën e 13-të. Ky kampionat do të rikthehet menjëherë pas pauzës nga ndeshjet e ekipeve kombëtare në kompeticionin Nations League.
Sfidat e javës së 9-të të kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 19 dhe 20 tetor, teksa spikat takimi Tirana – Dinamo City. Java e 10-të e kampionatit elitë do të luhet në fundjavën e 25-26 tetorit. Ndeshja më interesante e kësaj jave pritet të jetë Vllaznia – Partizani.
Java e 11-të e kampionatit do të luhet në mesjavën e 30-31 tetorit, ku spikat klasikja e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia. Java e 12-të do të luhet me 3 dhe 4 nëntor, ndërsa java e 13-të e këtij kampionati do të zhvillohet në fundjavën e 9 dhe 10 nëntorit. Në këtë javë të 13-të do të luhet përballja, Dinamo City– Partizani.
Laçi-Vllaznia 14:00
Egnatia-Teuta 14:00
Tirana-Dinamo City 17:00
Bylisi-Skënderbeu 14:00
AF Elbasani-Partizani 17:00
Bylisi-Teuta 14:00
Egnatia-Dinamo 14:00
Tirana-Laçi 17:00
Vllaznia-Partizani 17:00
AF Elbasani-Skënderbeu 17:00
Laçi-Egnatia 14:00
Dinamo City-Bylis 17:00
Teuta-AF Elbasani 17:00
Egnatia-Tirana 14:00
Vllaznia-Skënderbeu 17:00
Bylisi-Laçi 14:00
Partizani-Teuta 18:00
AF Elbasani-Dinamo City 18:00
Egnatia-Vllaznia 14:00
Dinamo City-Partizani 17:00
Teuta-Skënderbeu 17:00
Laçi-AF Elbasani 14:00
Tirana-Bylisi 17:00
Discussion about this post