GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Përçarja e motrave Libohova, pse nuk flasin Irma me Erandën?

21:02 - 31/10/21
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Përçarja e motrave Libohova, pse nuk flasin Irma me Erandën?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Motrat Libohova kanë vite që nuk flasin më me njëra-tjetrën.

Aludimet u ngritën dhe më shumë  me vlerësimin e fundit që mori Eranda, 1 ditë më parë nga presidenti i vendit, Ilir Meta. Ajo u nderua me çmimin “Mjeshtër i Madh”, e pas dekorimit ajo mbajti një fjalim duke shprehur emocionet për vlerësimin që iu bë.

Mirëpo, Irma nuk ishte prezente në presidencë për t’i qëndruar pranë motrës në këtë ceremoni dhe ditë mjaft të veçantë për të. Jemi mësuar që kur ndodhin dekorime të tilla nga presidenti, personat që nderohen kanë pranë familjen, miqtë dhe personat që i konsiderojnë të afërt.

Mungesa e Irmës rriti akoma më shumë spekulimet se mes motrave ka një krizë, që në media të ndryshme përflitet se po vijon prej vitesh.

Motrat Libohova nuk ndiqen në Instagram, madje mungojnë dhe “like” apo pëlqimet, të cilat të fundit mes tyre janë dhënë para tre vitesh, në gusht të 2018.

Në pikëpyetje vendoset dhe nderimi i Erandës dhe lënia mënjanë e Irmës, e cila është më e madhe në moshë se motra e saj dhe ka vite më shumë në skenën shqiptare.

Duhet thënë se dy motrat janë vlerësuar për herë të fundit së bashku nga Këshilli Bashkiak Libohovë me titull “Qytetar Nderi”.

Motivacioni për to ishte:

“Këngëtare e famshme me origjinë nga Libohova, artiste e talentuar dhe e papërsëritshme. Origjinale dhe ledhatuese e këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Me interpretimet e saj muzikore është renditur në panteonin e artë të figurave më të spikatura të elitës artistike shqiptare”.

Ndërkohë me një kërkim në “Facebook”, shihet që fotoja e fundit që dy motrat kanë bashkë është bërë në  26 mars 2018.

Daljet televizive së bashku duket se as “Youtube” nuk i mban mend. Motrat Libohova, daljet në televizione i kanë bërë secila më vete.

Arsyeja se përse motrat Libohova nuk kanë komunikim me njëra-tjetrën ende dhe sot e kësaj dite nuk dihet dhe mbetet shumë mister!

Etiketa: Eranda LibohovaIlir MetaIrma Libohova

Lajme të lidhura

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ
Art & Kulturë

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26
“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)
Aktualitet

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Para
Ylli i Manchesterit fut në “luftë” ekipet angleze

Ylli i Manchesterit fut në “luftë” ekipet angleze

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com