GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përçarje në PD, demokrati kërkon largimin e Berishës: Ja si e favorizon Ramën!

19:33 - 15/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përçarje në PD, demokrati kërkon largimin e Berishës: Ja si e favorizon Ramën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijojnë përçarjet e forta brenda demokratëve. Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier thotë se Sali Berisha po mban peng partinë dhe nga ana tjetër po favorizon Edi Ramën në krye të qeverisë.

Në një intervistë për “Top Channel”, Kapllanaj tregon disa arsye që çuan në krizën brenda demokratëve.

“Përplasja ose krisja midis nesh dhe shumë demokratëve të tjerë me Berishën, ka ndodhur pas 9 shtatorit (Kur Lulzim Basha njoftoi përjashtimin nga Grupi Parlamentar të Sali Berishës). Ata që menduan ndryshe nga Berisha, u shpallën armiq dhe kundërshtarë të Sali Berishës dhe bashkëpunëtorë të Edi Ramës.

Vetë Berisha, në një studio televizive ka folur me superlativa për Bashën, tha që Ramës do t’i duheshin 10 vite për të realizuar projektet që ka realizuar Basha.

Por, një ditë pas pezullimit që i bëri, Basha ishte besëprerë, ishte bashkëpunëtor i Ramës. Kjo ishte qesharake, por në fund të fundit, Berisha në atë moment e ndjeu veten të braktisur nga struktura e Partisë Demokratike. Aty Berisha filloi sulmet dhe filloi të rimarrë Partinë Demokratike në mbrojtje të vetes”.

Kreu i PD Fier shprehet se Berisha po shfrytëzon momentin delikat, në të cilin ndodhet aktualisht partia më e madhe opozitare.

“Një pjesë e mirë e demokratëve i janë bashkuar Sali Berishës, i cili ka gjetur një moment shumë delikat në PD. Ka gjetur momentin, pas humbjes së 25 prillit, kur të gjithë demokratët dhe ata që besuan tek e djathta u zhgënjyen se nuk fituan. Dhe revolta e tyre shkonte për kryetarin e atëhershëm Lulzim Basha. Dhe Sali Berisha, edhe pse ishte bashkëfajtor që PD ngeli në opozitë për më shumë se 8 vite, atëherë elektorati i djathtë filloi të fokusohej te Berisha.

Vetë Berisha ka interesin më të madh për të kapur PD-në dhe ta përdorë atë për mburojë. Kur ka dhe drejtimin e opozitës, do të thotë që përveçse të mbrojë veten e vet, ka luksin dhe të sulmojë të tjerët. Dhe Berisha e bën këtë”.

Basha dhe Berisha duhet të largoheshin nga PD dhe t’i hapnin rrugë zgjedhjeve të lira në parti, shprehet Kapllanaj.

“Madje unë Bashës, pas 25 prillit, i kam thënë që ju të dy duhet të largoheshit paketë. Nëse do të iknin, do t’i hapnin rrugë një procesi zgjedhor në parti, të hapur dhe të ndershëm dhe të kishim një lider të ri, të natyrshëm.

E keqja më e madhe e këtij vendi është shpopullimi dhe shkak është Edi Rama dhe keq qeverisja e tij, por që ne të merremi me Ramën duhet të jemi të bashkuar dhe të merremi e Ramën. Nëse nuk ikën Berisha, nuk largohet Rama”.

 

Lajme të lidhura

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën
KRYESORE

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26
Breaking Views

23:38 - 26/02/26
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS
Breaking Views

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

22:24 - 26/02/26
Para
Trishtimi i një Pazari

Turizmi në Shqipëri, Tare: Nuk ka më turizëm elitar, në vendin tonë ka triumfuar babëzia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën
KRYESORE

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26

Në Report TV, u diskutua për ndryshimet e fundit në Qeveri. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se mendonte se...

Lexo më shumë

23:38 - 26/02/26
Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

22:41 - 26/02/26
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

22:24 - 26/02/26
Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

21:49 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com