GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, si u fut në kurth e mitura përmes shantazhit nga 5 persona

09:21 - 29/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, Prokuroria kërkon 46 vite burg për 5 të arrestuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht dosjen hetimore të përdhunimit të 15-vjeçares në Mirëditë, ngjarje për të çilen prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 46.8 vite burg  për 5 personat  5 personat e akuzuar. Në intervistën e dhënë në prani të psikologes dhe nënës së saj, e mitura tregon se personi me të cilin ka kryer marrëdhënie seksuale për here të parë është Artan Kaçorri dhe personi i dytë Nik Lleshi. Ajo ishte së bashku me shoqet e saj duke shëtitur, ndërsa Artan Kaçorri e ka ndjekur me mjetin e tij dhe e mitura ka filluar të dalë me të.

Një ditë gjatë muajit janar të vitit 2021 ai ka shkuar te shkolla e saj dhe i ka dhënë një celular. Më pas janë takuar ditën e enjte të muajit janar . Sipas dëshmisë së vajzës ai i kishte thënë se do të dilte një ditë për të kaluar bukur, pa i treguar se çfarë do të bënin. Artan Kaçorri e dërgoi të miturën në një rrugë me pyll në zonën e Gziqit në Mirditë dhe në makinë nën presion ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Kaçorri, i ka thënë se nëse do i tregonte familjareve të saj do të kishte pune me të. Mirëpo kjo nuk ishte hera e vetme. Kaçorri ka kryer edhe herë tjetër marrëdhënie seksuale me të në zonën e Prosekut, po në automjetin e tij, duke e kërcënuar se dinte shumë gjëra për vajzën dhe se do iu tregonte të gjithëve nëse nuk do kryente sërish marrëdhënie seksuale.

Gjatë marrjes në pyetje, e mitura tregon se edhe Albert Molla ka përdorur të njëjtën metodë, nëpërmjet kërcënimit se do i publikonte video dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të në afërsi të banesës së saj. E njëjta histori përsëritet edhe me Adrian Gjikola, i cili duke e ditur se daja i tij ka kryer marrëdhënie me vajzën, e ka marrë në telefon dhe i ka thënë që ishte në dijeni dhe e ka marrë në telefon duke i bërë presion se nëse nuk do të kryente marrëdhënie me të, do iu tregonte të gjithëve.  Ai ka shkuar në afërsi të banesës së saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Në të njëjtat rrethana ka kryer marrëdhënie me Nik Lleshi dhe Ermal Tarazhi.

Sipas vajzës Nik Lleshi e ka telefonuar dhe kërcënuar se do i publikonte video nëse nuk do e takonte. Ata janë takuar në afërsi të shkollës në vendin e quajtur mulliri, duke kryer marrëdhënie seksuale së bashku, ndërsa këtë episod e ka kryer edhe katër herë të tjera. Edhe Albert Molla ka përdorur të njëjtat rrethana, duke kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi i kishte thënë se personat e tjerë i ka shokë. Gjithashtu edhe Ermal Tarazhi e ka telefonuar vajzën, duke i thënë se ka video për të dhe do ta publikonte. Në këto kushte ajo ka pranuar ta takojë dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me të.

Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje, motra e vajzës së mitur ka deklaruar se 15-vjeçarja i kishte treguar të gjithë veprimet që kanë kryer 5 personat. Sipas dosjes hetimore dëshmia e vajzës është provuar edhe përmes aktit të ekspertimit toksiko-ligjor, mjeko-ligjor dhe psikologjik që i është bërë vajzës. Ndërkohë nga zbardhja e komunikimeve përmes mesazheve në rrjetet sociale dhe platformat e tjera, ka rezultuar se dhe vetë mitura ka pasur komunikime me 5 personat.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe Adrian Gjikola u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze.

15-vjeçare i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat. Ndërkohë vetë personat e arrestuar dhe familjarët e tyre i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat, duke akuzuar familjaret e vajzës për inskenim me qëllim përfitimi dhe prishje të reputacionit të tyre. Ngjarje e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë./Report TV

Etiketa: BurgMireditePërdhunimshantazh

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Skandali/ Qeveria greke përgjon gazetarët? Çfarë u zbulua në celularin e tyre

Skandali/ Qeveria greke përgjon gazetarët? Çfarë u zbulua në celularin e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com